Kultura

  • Tinguj violine, poezi dhe piktura të shpalosura në shkallët e një monumenti vepër e të madhit Kolë Idromeno, ndërsa nën hijen e godinës së braktisur e harruar, disa të rinj interpretojnë vargjet e tyre të zemrës. 
  • "Pelican 212” dhurojnë shfaqje tek
    'Reja',familja amerikane koncert live

    Një koncert unik në llojin e tij është sjellë tek Reja tek Galeria e Arteve nga Ambasada amerikane. “Pelican 212” quhet  grupi frymor i përbërë nga 9 pjesëtarë të një familje, 7 fëmijët dhe dy prindërit, që kanë sjellë një shfaqje live për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.  VIDEO  FOTO

  • Mjeshtri i baletit Llaqi Nako, një
    promovim i bukur me poezitë e reja

    Mjeshtri i Baletit Llaqi Nako promovoi në Galerinë Kombëtare të Arteve një libër me poezi “Kur bulëzojnë sythat”.  Studiuesja e letërsisë Klara Kodra e konsideroi si një prurje me vlerë në letërsinë shqipe poezinë e Nakos.   VIDEO  FOTO

  • Shkodër, ul siparin Festivali
    i Poezise së Pabotueme 

    Tinguj violine, poezi dhe piktura të shpalosura në shkallët e një monumenti vepër e të madhit Kolë Idromeno, ndërsa nën hijen e godinës së braktisur e harruar, disa të rinj interpretojnë vargjet e tyre të zemrës. Janë poezi që nuk I keni lexuar apo parë kund të botuara, e vetëm si të tilla mundën të shpalosen përpara publikut si konkuruese të Festivalit të Poezisë së Pabotueme.

  •  'Arrëthyesi i artë' në Romë, Fracci
     nderon trupën shqiptare të baletit

    Trupa Kombëtare Baletit është kthyer nga festivali ndërkombëtar i Dansit Modern që u mbajt javën e shkuar në Romë të Italsië me trofe. Baleti shqiptar u vlerësua me ccmimin “Arrëthyesi i Artë” dhe u përshëndet nga Legjenda e baletit boëtëror Karla Fraçi  VIDEO

  • 8 metra skulpturë e shqiptarit Sislej
    Xhafaj ngrihet te Koloseu i Romës

    Një skulpturë 8 metra e lartë e artistit shqiptar Sislej Xhafaj është vendosur në Koloseun e Romës. Koloseu i Romës është një nga monumentet më të mëdha të trashëgimisë në Itali dhe zgjedhja e kësaj vepre më firmën e një artisti shqiptar merr një rëndësi të veçantë.  VIDEO

  • Peizazhet e Kukësit dhe Prizrenit
    promo në fokusin e fotografëve

    Konkursi fotografik që ka si qëllim mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore në kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë është çelur këto ditë në qytetin e Kukësit.  VIDEO  FOTO

  • Muzeu ‘Onufri’ në Berat restaurohet e
    pasurohet me 20 objekte ikonografike

    Muzeu Ikonografik Onufri, i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit i është nënshtruar restaurimit dhe rikonceptimit të mjediseve, si dhe është pasuruar me objekte të reja. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e muzeut dhe u takua me drejtuesin, i cili informoi mbi punën e realizuar. Koleksioni ikonografik është pasuruar me 20 ikona, të cilat u nxorën nga errësira e depove të lëna në harresë dhe u restauruan, për t’iu bashkangjitur 173 objekteve ekzistuese, ikona dhe objekte të tjera liturgjike dhe shërbese.

  • Në 80-vjetorin e lindjes së 
    Akademik Rexhep Qosjes

    Këtu e një vit më parë,në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Prishtinë,edicioni i gjashtë i tij,organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,e posaçërisht kryetarja ,poetja Dr.Flora Brovina,ku unë isha i ftuar për të kumtuar një temë që aktualisht nuk po gjen zgjidhje në aktualitetin shqiptar,pata fatin të takoj dhe të bisedoj disa çaste me Prof.Dr.Rexhep Qosja,akademik dhe “Nder i Kombit”,në ditën e parë të Festivalit në sallën e konferencave ku mbaheshin kumtesat në fjalë. 

  • Libra Kujtime, Gëzim Çela në
    ferrin komunist me të gjallët

    Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve Durrës organizoi përurimin e dy librave të zotëri Gëzim Çela. Autori i këtyre librave me tregime të jetuara ka kaluar 22 vite të jetës së tij nëpër burgjet e diktaturës komuniste. 

  • Daut Hoxha, luftëtari çam që u
    përball me grekët e Enver Hoxhën

    Daut Qamil ef. mullà Qemal Bejdeshati lindi më 1896 në Dhrohomí, fshat 13 km. në jug të Paramithisë. Shpërthimi i Luftës Ballkanike e gjeti 16-vjeçar, por edhe pse fare i ri, si bir i një familjeje me të kaluar disa brezshe luftareke prijëse, u përfshi në të tok me bashkëfshatarët e vet gjatë përballjes së ushtrisë dhe andartëve grekë. 

  • Frederik Rreshpja: Moikom
    Zeqo midis artit dhe shkencës 

    Të gjithë artikujt që janë shkruar në periodikët për Moikom Zeqon, i cilësojnë librat e tij si shumë të çuditshëm dhe disa herë të pakuptueshëm. Këtu kam parasysh sidomos autorë seriozë, si Alfred Uçi, Skënder Drini etj. Në fakt, këtu nuk ka asgjë të pakuptueshme e as të çuditshme po të kujtohemi që librat e Zeqos janë traktate, një gjini kjo, e kohëve klasike e moderne, që është e trajtuar edhe nga Lukiani edhe nga Erazmi i Roterdamit, edhe nga Blez Paskali, Dekarti, Ajnshtajni edhe nga Hajdenbergu. Sidomos iluministët francezë si Didëro, Volter, Monteskje, Furje, Simoni etj., kanë shkruar traktate me një rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën mbarëbotërore. Vetë Zeqo nuk thotë asgjë për këtë. Ai nuk i emëron librat me asnjë gjini dhe asnjëherë.

  • Presto Classical: Sfidat e Ermonela
    Jahos me “Zaza”-n e Leoncavallos

    Sopranoja lirike shqiptare Ermonela Jaho sigurisht që ka mbi shpatulla peshën e një reputacioni të shkëlqyer: me performancat e saj në kryerolet në La Traviata, Madama Butterfly dhe në veçanti Suor Angelica.  VIDEO

  • Top Awards, Lubonja: E trishtuar
    në tapetin e kuq, vetëm botox 

    Pallati i Kongreseve u pushtua mbrëmjen e së premtes nga artistët më të njohur shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e “Top MusicAëards”, ceremonia më e re e ndarjes së çmimeve. 

  • The Guardian: Bunk’Art, çmenduria
    e diktaturës e kthyer në muze e art 

    The Guardian i ka kushtuar një shkrim të veçantë Bunk’Art-it, duke theksuar kthimin në vende turistike të çmendurive të diktaturës komuniste që mbajti Shqipërinë të izoluar për gati 50 vite. Bunkeri i hapur për publikun hedh dritë mbi historinë e komunizimit të egër të Enver Hoxhës. Prestigjozja 'The Guardian' shkruan së nëse vendosni të shkoni në Shqipëri ju do të merrni një ide të asaj çfarë shqiptarët kanë jetuar në 50 vite komunizëm.

  • 40 vjet art hungarez vjen për herë të
    parë në Galerinë e Arteve në Tiranë

    Arti hungarez do të prezantohet për dy javë rresht në Tiranë. Një koleksion i zgjedhur i Muzeut Ludwig të Budapestit është ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita e emërtuar “Ideale dhe Vepra Arti” u realizua pas një bashkëpunimi dyvjeçar me Hungarinë tha drejtori i institucionit Artan Shabani.  VIDEO

  • Ermir Dizdari: Shkëlqimi dhe
    rënia e shkollës së muzikës 

    Muaji qershor shënon 50-vjetorin e krijimit të Konservatorit Shtetëror të Tiranës, që sot është Universiteti i Arteve. Është kjo një histori plot sfida, pohon dirigjenti i njohur Ermir Dizdari, i cili e ka nisur karrierën e tij bashkë me themelet e kësaj shkolle. 

  • Pena e kulturës shqiptare,akademiku
    Qosja feston të dielën 80 vjetorin e tij

    Më 25 qershor të këtij viti Rexhep Qosja mbush plot 80 vjet. Shtëpia Botuese “Toena”, si botuese e veprës së tij dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit

  • “Tonny’86”, brand-i Mirela Nurçes
    frymëzuar nga motivet e diktaturës

    Stilistja e mirenjohur Mirela Nurçe është rikthyer përpara publikut me një koleksion tërësisht të veçantë. Tashmë nën emrin "Tonny'86", në nder të nipit të saj Eltonit që është ndarë nga jeta pak muaj më parë, Nurçe ka prezantuar mbrëmjen e së enjtes koleksionin "Demode", frymëzuar nga motivet e periudhës së diktaturës.   FOTO

  • Pëllumbi: U përpoqëm ta lironin
    Nanon, por burgu e ndryshoi

    Servet Pëllumbi ka promovuar ditarin politik “Përvoja ime në Partinë Socialiste” dhe ka folur për marrëdhëniet me Fatos Nanon. Autori i këtij ditari rrwfen se ndërsa brenda burgut Nano drejtonte Partinë Socialiste, pas lirimit bëri pazare me pushtetin që e burgosi. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv