Kultura

  • Nobelistët Pamuk e Ōe nominohen
    për çmimin Man Booker Prize 2016

    Orhan Pamuk dhe Kenzaburō Ōe janë dy nobelistë ndër 13 emrat fitues që presin të marrin çmimin prej 50,000 paund për autorët dhe përkthyesit e letërsisë. Shkrimtari turk Orhan Pamuk dhe japonezi Kenzaburō Ōe presin të rreshtojnë në trofetë e tyre edhe çmimin Man Booker International 2006 pas Çmimit Nobel.

  • “Dokufest”- Pranohen 4900 filma
     do të përzgjidhen 200 prej tyre

    “DokuFest” po përgatitet për edicionin e 15-të, që do të mbahet nga data 5 deri më 13 gusht në Prizren. Drejtoresha e sapozgjedhur e festivalit “Dokufest”, Nita Deda, pohon në se se sivjet ka pasur një rekord aplikimesh të filmave. “Sapo kemi mbyllur thirrjen e aplikimit për filma dhe kemi pranuar afërsisht 4900 filma, një rekord i ri për ne. Prej këtij numri do të përzgjidhen përafërsisht 200 filma në kategoritë garuese dhe speciale”, ka thënë Nita Deda

  • “Polifonia e Pilurit, varianti rock
    shkon në Bienalen e Venecias”

    Kristo Çipa, një nga pjesëmarrësit në Bienalen e Venecias, që do të mbahet nga 28 maj deri më 27 nëntor 2016, zbulon për “Shqiptarja.com”, konceptin e projektit fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale ndërkombëtare.

  • Ramazan Bogdani: Dita e verës të
    festohet edhe me ritualet folklorike

    Ish-Instituti i Folklorit, që sot përfshihet brenda Institutit të Antropologjisë (QSA), ka thesare dhe vëllime të tëra librash me rituale nga dita e verës, ku një kontribut të madh ka dhënë etnologu Qemal Haxhihasani, pohon studiuesi dhe etnografi i njohur Ramazan Bogdani. Sipas profesor Bogdanit festa e Ditës së Verës është një nga traditat më të rëndësishme, jo vetëm të vendit tonë, por mbarë Ballkanit”.  VIDEO

  • Shkatërrohet e grabitet kulla 200 
    vjeçare e Dervish Alisë në Dukat 

    Kulla e Dervish Alisë, ndërtesa 200-vjeçare që ndodhet në lindje të fshatit Dukat në Vlorë po shkon drejt shkatërrimit total.  VIDEO  FOTO

  • FOTO/ Eneida Tarifa si Sadna në
    Eurovision? Ja videoklipi i këngës

    Veshja karakteristike indiane me të cilët tashmë shqiptarve ju mësuan sytë nga telenovela e famshme 'Bidai' duke se ka 'infektuar' edhe Eneida Tarifën tek klipi i këngës që do na përfaqësojë në Eurovision. Eneda ka zgjedhur të bëje pjese të videoklipit që përcolli sonte për publikun, element nga këto veshje. Shamia e kuqe ne kokë me të cilën ajo çel dhe mbyll videoklipin ngjason me ato karakteristike indiane kryesisht te Sadnës për të cilën qanë aq shumë shqiptarë.

  • Apeli/Letër e hapur krerëve të shtetit:
    Të restaurohet shtëpia e Fishtës

    Lënia në harrese të plotë e banesës ku ka jetuar kolloz i letrave shqipe "At Gjergj Fishta" e cila është kthyer në një gërmadhë, ka bërë që ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Lezhë, Paulin Zefi, t'u dërgojë një letër të hapur krerëve më të lartë të shtetit Shqiptar. ​Nëpërmjet kësaj letre, historiani Paulin Zefi u kërkon ndërhyrje të menjëhershme organizmave shtetërore që t'i hapin rrugë projektit të restaurimit të shtëpisë së Fishtës, pasi sipas tij është e papranueshme harresa që i është bërë këtij njeriu të madh të kombit shqiptar.

  • Ermonela Jaho: “Opera”, një
    tempull i vogël me zëra specialë

    Intervista/Ermonela Jaho ka qenë nga të parat artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që dha kontributin e saj për master class-et në Shqipëri.

  • Rezhën nuk e mbyti kali në grazhd,
    por mixha …(Sipas Demir Krasniqit)

    Dermir Krasniqi ka lindur me 10 shkurt 1950 në fshatin Tygjec te Dardanes ne Kosove. Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovë. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

  • Shkrimtari shqiptar i himnit 
    turk, Ersoy nderohet në Tiranë

     Mehmet Akif Ersoy duhet të zërë vendin dhe pozitën e tij të merituar edhe në kulturën shqiptare, sepse sipas tij, edhe pse ka lindur në Turqi, ai ka krijuar një urë mes popujve.

  • Veriorët përmes syrit të francezes
    “së çmendur” për Shqipërnsë /Foto

    Një dorëshkrim, shtypur me makinë shkrimi, i dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, kishte mbetur në sirtar, dekada e pabotuar; ishin mbresa udhëtimi nga etnografja franceze Zhaklinë, kur kishte përjetuar jetën e egër në veriun shqiptar, me bashkëshortin e saj Rene Benezech, etnograf i cili ka koleksionuar mbi 700 foto nga Shqipëria. Është shkrimtari Luan Rama që e sjell në shqip këtë udhëtim, bashkë me historinë e koleksionit të famshëm, me sende dhe foto, që ruhen në “Muse de l’Homme” në Paris

  • Ermonela Jaho koncert me
    zërat e rinj lirikë në Tiranë

    Ermonela Jaho prej katër ditësh po punon në Teatrin e Operës së Baletit për të ushtruar zërat e rinj lirikë. Sopranoja shqiptare, një nga zërat më të shquar lirikë të operës botërore ka sakrifikuar kohën e saj për të zhvilluar fazën e dytë të projektit “Master Klass” me talentet e reja të operës në Tiranë. Jaho rrëfen arsyet e përkushtimit të saj më zerat lirikë shqiptare.  FOTO  VIDEO

  • “Piter Pan”, shfaqje për fëmijët
     në Teatrin Eksperimental

    “Piter Pan”, është shfaqja më e re që Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” do të orfojë nga data 13 mars ora 10:30 për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm. E veçanta e shfaqes Piter Pan, përvëçse është një shfaqej për fëmijë, përcjell mesazh edhe për prindrit, personazhet e “Piter Pan” paraqesin një fëmijëri te përjetëshme të cilën e ka brenda vetes çdo i rritur. Secili prej nesh do të donte të shkonte në ishullin askund për të takuar Piter Panin, Tringëllimën, Piratet dhe Indianët. 

  • Shqipëria me “Ju kam lënë malin”
    në Bienalen e Venecias, ja lista

    Shpallet lista përfundimtare e pjesëmarrësve në ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2016. Shqipëri do të paraqesë "Ju kam lënë malin" në Bienalen e Venecias, e cila do të mbahet nga 28 maj deri më  27 nëntor 2016. Vepra e artit “Ju kam lënë malin është kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke. 

  • Opera e Bellinit për dashurinë
    e ​Romeos&Xhuljetës në TKOB

    Kanë filluar provat për operën "I Capuleti e i Montecchi" nga Vincenzo Bellini, që do të vijë premierë absolute në datat 20, 24, 26 dhe 27 mars 2016, nën regjinë e zvicerano-turkes Ailyn Bozok, cilësuar në Turqi si një nga regjizoret më të reja që vuri në skenë një vepër në Teatrin Kombëtar të Turqisë.  

  • Kujtim Gjonaj: Filmat shqiptarë
    në Paris, nderim për autorët tanë

    Filmat shqiptarë të regjisorëve të njohur Viktor Stratobërdha, Dhimitër Anagnosti, Xhanfise Keko, Kujtim Gjonaj, Fatmir Koçi, etj, do të prezantohen në festivalin Cinema Du Reel 2016 në Paris nga 18 – 27 mars 2016. Festivali në edicionin e tij të 38-të i ka kushtuar një program të veçantë kinemasë shqiptare. Regjisori Kujtim Gjonaj, pjesëmarrës në këtë festival, e konsideron një arritje të madhe historike vëmendjen e Parisit për Kinemanë shqiptare.  VIDEO

  • Filmat shqiptarë të Stratobërdhës
    Anagnostit e Kekos shfaqen në Paris

    Arkiva Qendrore e filmit shqiptar AQSH do të prezantohet në festivalin Cinema Du Reel 2016 në Paris. Cinema Du Reel, festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar që organizohet në Qendrën Pompidou në Paris nga 18 – 27 mars 2016, i dedikon sivjet në edicionin e tij të 38-të, një program të veçantë kinemasë shqiptare, duke sjellë në retrospektivë dokumentarët e fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv