Kultura

  • "Wunden - Plagët" e Eros Dibrës nga Shqipëria dhe "Noother time, nootherplace" e Codruţa Cernea nga Rumania- është ekspozita e dyfishtë që hapet në Düsseldorf më 10 mars 2016, ora 19:00 në Atelier am Eck, Himmelgeister Str 107e. Ekspozita do të ketë kurator Michael Voets. Fjalën përshëndetëse në ekspozitën e dyfishtë në Atelier am Eck, do e mbajnë Znj. Marianne Schirge, Shefe e Zyrës Kulturore të qytetit Dyseldorf dhe Znj. Anduena Stephan, Konsulle e Nderit të Republikës së Shqipërisë në NRW (Landi Nordrain-Vestfalen).
  • Pianoja e Tefta Tashko Koços
    do të shkojë në Muzeun Historik

    Pianoja e sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko Koço e lënë në harresë prej vitesh në Liceun Artistik në Tiranë do të shkojë në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i Muzeut, Melsi Labi konfirmon se janë bërë negociata me Ministrinë e Arsimit që ky instrument me vlera muzeale të zhvendoset në bazë të rregullave nga lista e inventareve të Liceut Artistik dhe pritet një ceremoni me ketë rast.  VIDEO

  • 50 vjet nga zbulimi i Amfiteatrit antik
    promovim monumenteve të Durrësit

    Qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2016 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori I zbulimit të Amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar. Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.

  • Versioni final i këngës së Eneda 
    Tarifës trasmentohet më 14 mars

    Më 14 mars 2016, të hënën do të transmetohet versioni final i këngës shqiptare në Eurosong Contest 2016. Kënga titullohet “Fairytale love” dhe këndohet nga Eneda Tarifa, ndërsa menjëherë pas transmetimit do të bëhet publike edhe në kanalet youtube dhe atë zyrtar të Eurovizionit. 

  • Një dramë ironike japoneze në "Metropol" 

    “Rashomon” vjen për herë të parë në skenën shqiptare si një shfaqje premierë në teatrin e ‘Metropolit’ në Tiranë. Një dramë e frymezuar nga vepra e autorëve Fay dhe Michael Kanin do të vijë në skenë nga regjizorja Jonida Beqo. Shfaqia vjen nën interpretimin e aktorëve: Aleksandër Kondi, Erion Hinaj, Edvin Mustafa, Margent Caushi, Kastriot Ramollari, Redjan Mulla, Klodjana Keco, Violeta Trebicka, Rozina Kostani, Klesta Shero. 

  • “Rashomon”, kritikë tranzicionit nga
    Jonida Beqo, në Teatrin e Metropolit

    Premiera “Rashomon” me regji të Jonida Beqo vjen premierë më 10 mars, në Teatrin e Metropolit, në Tiranë. Kjo shfaqje trajton temën e marrëdhënieve të së vërtetës me drejtësinë.   VIDEO

  • Baleti “Impakt” e “Table” rikthehet
    sot në Teatrin e Operës dhe Baletit

    “Impakt” e “Table” është baleti që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 9 dhe 10 mars. Premiera e realizuar dy vjet më parë pas një pune të madhe të trupës së baletit me koreografin portugez Daniel Cardoso, këtë herë mbahet me kontributin e artistëve shqiptarë.   VIDEO

  • Shuhet në moshën90-vjeçare Sir
    Martin anëtar i pestë i grupit Beatles

    Humb jetën në moshën 90-vjeçare producenti legjendar i grupit të njohur britanik "Beatles" Sir George Martin. “Zoti e bekoftë George Martin” ka shkruar në Tëitter ish-anëtari i grupit Ringo Star duke bërë të ditur ndarjen e tij nga jeta.

  • Personazhi real i Kadaresë, Rukie
    Rama: Jeta ime si nyje e pazgjidhu

    Rukie Rama, protagonistja e një prej historive më të bujshme në kohën e diktaturës, sot, në ditën e 7 marsit ka edhe 72 vjetorin e lindjes. Rukie Rama, vajza e bukur nga Bytyçi i Tropojës, sfidoi Sigurimin e Shtetit në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, duke i hedhur poshtë gënjeshtrat dhe mori pafajësinë, ndonëse bëri disa vite burg.

  • Dy kodikët e Beratit regjistrohen
    në memorien botërore të UNESCO-s

    Komiteti Ndërkombëtar Konsultativ i UNESCO-s i përbërë nga shumë ekspertë të botës ka regjistruar në Lijiang të Kinës “Dy Kodikët e Beratit” në “Kujtesën e Botës (“Memoire du Monde”) si vlera unikale të njerëzimit dhe që mbrohen tashmë nga UNESCO.

  • Artistët kërkojnë vëmendje, votoni
    Ermonela Jahon në “Opera Awards"

    Ermonela Jaho është përzgjedhur nga juria e çmimit prestigjioz të Opera Awards, mes 8 emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare për Çmimin e Publikut. Sopranoja shqiptare është futur në listën e ngushtë të një çmimi prestigjioz që konsiderohet si “Oskar i Operës”, sipas muzikologut Vasil Tole.  VIDEO

  • Mësues dhe nxënës me Nikollën
    festojnë “7 Marsin” në TOB

    Ministria e Arsimit dhe Sportit i kushtoi një koncert mirënjohje dhe falënderimi të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm. Fëmijë të të gjitha moshave janë bërë pjesë e koncertit me interpretime në fusha të ndryshme.  VIDEO

  • Antropologu dhe historiani
    çek që dashuron Shqipërinë

    Çfarë e lidh Přemysl Vinš me Shqipërinë? Si i duket gjuha shqipe? Përse po shkruan një libër për Shqipërinë? Ç’mendon për natyrën tonë, për fenë, për komunizmin, për Kadarenë?

  • Reagimi i ashpër i Elvira Dones: 
    Shqipëria, jo pronë e mashtruesve

    Shkrimtarja e njohur Elvira Dones e sheh me shqetësim situatën politike në vend, ndërsa i bën thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të dëgjojë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dones thotë se Shqipëria nuk është pronë e mashtruesve.

  • Ja aktorja që u jep jetë kukullave
    prej druri e gëzon fëmijët e sëmurë

    Pinoku, Gishto, Borëbardha... këto kukulla të bukura që dinë të falin kaq emocione dhe ndjesi në të njëjtën kohë. Ajo ka fatin t’i sjellë mjeshtërisht këto personazhe të vegjël prej druri, t’u japë zë e shpirt.

  • Ambasada Amerikane përkujton
    125-vjetorin e "Shkollës së Vashave"

    Është zgjedhur dita e 7 marsit, kur u hap Mësonjëtorja e Parë Kombëtare Shqipe në Korçë (1887) për të çelur ekspozitën  “Shkollat shqiptaro-amerikane, 1891-1933”. Ekspozita hapet në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 125-vjetorit Shkollës së Vashave në Korçë. Në këtë ekspozitë do të jetë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, njoftojnë drejtuesit e këtij institucioni. VIDEO  FOTO

  • Lezhë, Skënderbeu "pushtohet"
    nga tregu i rrobave të përdorura

    Vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qender të qytetit të Lezhës është veshur i tëri me rroba të perdorura. Çdo fundjavë trotuari drejt lagjes Skënderbeg zaptohet thuajse plotësisht nga tregtaret ambulantë, ndërsa kangjellat që rrethojnë këtë vend historik mbulohen nga rrobat e përdorura. Kjo pjesë është parashikuar edhe si vendqendrim për turistet, por pamja që u ofrohet atyre, është larg pritshmërive.  VIDEO

  • "Lazarat Burning",shfaqet në
    qershor të 2017-ës në Hollivud

    “Mercury Films” ka zbuluar se ka nisur një projekt për një film që do të titullohet “Lazarat Burning” dhe ku do të interpretojnë Albana Osmani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Vokshi.

  • Saimir Pirgu sukses me koncertin 
    Veliaj: Opera me më shumë vende
    Foto/Të ardhurat i dhurohen fëmijëve

    Ka shënuar sukses me koncertin e tij “Il mio Canto” tenori Saimir Pirgu në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Pjesë e suksesit ishte edhe dirigjenti italian Maurizio Barbacini me orkestrën e Operës me interpretimet e simfonive “Berberi i Sevilas” së G.Rossini dhe “Norma” të Bellini, etj  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv