Media

  • Faqja e internetit “Wikileaks" ka nisur sot publikimin e mbi pesë milionë e-maileve konfidenciale të agjencisë globale të inteligjencës Stratfor. Në deklaratën e “Wikileaks”-it thuhet se e-mailet, që datojnë nga viti 2004 deri më 2011, “do të tregojnë për informatorët e agjencisë private, Stratfor, pagesat dhe metodat psikologjike të saj”.
  • Australi, 42 vjeçarja dashurohet
    me 15 vjeçarin, presin fëmijë

    Një histori dashurie është duke skandalizuar Austrinë, pasi një grua 42-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar kanë bërë publike historinë e tyre. . Ata thonë se lidhja ka nisur kur djali ishte vetëm 12-vjeçar dhe ajo ishte trajnere e skuadrës së volejbollit ku adoleshenti ishte regjistruar.

  • Marie Colvin ka raportuar nga Shqipëria

    Marie Colvin dhe unë ishim së bashku në Shqipëri gjatë atyre ditëve të çmendura kur vendi ishte plotë me refugjatë shqiptarë kosovarë që iknin nga ofensiva serbe në Kosovë që filloi me protetat për pavarësinë nga Jugosllavia të minoritetit shqiptar. Qëndruam në të njëjtin hotel dhe përdorëm fiksera të njëjtë duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

  • Unioni i gazetarëve: Nderim
    për kolegët e vrarë në Siri

    Në deklaratën zyrtare, sulmi, nga i cili gjetën vdekjen e tmershme gazetarja Marie Colvin dhe fotografi Remi Ochlik, cilësohet nga Unioni i gazetarëve shqiptarë një akt tronditës për gjithë komunitetin e gazetarëve të botës.

  • Kodi Zgjedhor, ndalohen
    reklamat qeveritare në fushatë

    As qeveria, as ministritë e as pushteti vendor nuk mund të publikojnë reklama me përmbajtje politike, përveç informacioneve të procesit zgjedhor. Reklamat politike, që nuk identifikojnë qartë porositësin, ndalohen të transmetohen.

  • Berisha sulm gazetarëve
    “Po abuzoni me këngëtarët”

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha paralajmëroi se do të ndryshojë ligji “Për të dhënat personale” për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë personave nën hetim, por në mënyrë të veçantë artistëve dhe këngëtarëve. “Konstatoj me keqardhje se abuzohet edhe jeta e artistëve këngëtarëve është objekti i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80% bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”, theksoi Berisha.

  • Grupi i xhirimit izolohet nga
    bora në aksin Pukë- Fushë Arrëz

    Rreth orës 11: 30 minuta gazetari Armir Mehja na tregon se së bashku me grupin e xhirimit kishin shkuar për të bërë një kronikë, nga Fushë Arrëzi, por kanë ngecur të bllokuar në borë

  • Shqiptarja.com, që sot
    me 5 suplemente të reja

    Startojnë suplementet e gazetës së përditshme kombëtare Shqiptarja.com. Që sot në treg suplementi investigativ me dokumente ekskluzive mbi një ngjarje të bujshme të politikës dhe kronikës shqiptare. Të enjten suplementi për shëndetësinë Almedicus, të premten suplementi “Fundjavë” dhe të shtunën suplementi “Thash & Them”. Të dielën, qershia mbi tortë me suplementin prestigjoz kulturor “Rilindasi”. Anila Basha, drejtore e gazetës Shqiptarja.com na shpjegon detajet.

  • KKRT ndalon reklamën "Shoku i Çimit"
    ka veprime të dhunshme

    Këshilli i Kombëtar i Radio Televizionit urdhëron operatorët radio- televizivë ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës. Ka veprime të dhunshme që mund të çojnë në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja.

  • Reforma zgjedhore, do diskutohen
    amendamentet për median

    Amendamentet për pjesën e medias në fushatë zgjedhore dhe regjistrimi i subjekteve në zgjedhje pritet të jenë objekti i diskutimeve në mbledhjen e ardhshme të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

  • Media, 10 gazetarët më
    premtues të dekadës

    Parmbrëmë duke u shkëmbyer e mërkura me të enjten, në kulmin e natës së ftohtë kur shiu shkrinte borën e këtij fillimshkurti zgjohem i lebetitur prej thirrjeve shokuese të një gruaje. Komshinjve të mi 2 kate më sipër u kishte rënë zjarri në banesë dhe e zonja e shtëpisë pa burrin për momentin, e mbetur me vajzën e vogël 4 vjeçare kërkonte ndihmë. Zjarrfikësja dhe policia ia behën me të shpejtë por prania e tyre nuk po ndihmonte për asgjë.

  • AK: RTSH, RTK, MTV, vegla të
    qeverisë, protestë më 18 shkurt

    Sipas AK të tre këto institucioni mediatike që duhet të jenë në shërbim të informimit të qytetarëve janë kthyer në leva të frikshme qeveritare dhe pushtetare që transformojnë gjithçka sipas kërkesave të pushteti.  Protesta do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në Tiranë, Prishtinë e Shkup. 

  • Ligji për mediat, po grupeve të interesit

    Projektligji për Mediat Audiovizive është diskutuar dje nga anëtarët e Komisionit të Medias dhe Edukimit, të cilët kanë kërkuar që të pasqyrohen në të, jo vetëm sugjerimet e ekspertëve të KE e OSBE, por edhe të aktorëve të interesit.

  • Hil Gjaci gazetari i News-24 për
    Mirditën, zëri i heshtur prej disa muajsh

    Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës.

  • Përkeqësohet liria e medias
    Shqipëria zbret 16 vende

    Reporterët pa kufij publikuan sot raportin për lirinë e shtypit ne botë 2011- 2012. Shqipëria zë vendin e 96 duke humbur 16 pozicione krahasuar me  një vit më parë. Sa i përket lirisë së medias, para nesh është Kosova me 10 pozicione më lart. Sipas raportit në Ballkan drejtësia duket më e interesuar të godasë median se sa t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kërcënojnë ose sulmojnë fizikisht gazetarët.
    PDF- Reporterët pa kufij:  Ja klasifikimi

  • Adi Krasta në Pallatin
    e Kongreseve: Duam rotacion politik

    Adi Krasta përuron erën e show-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit.

  • Shqiptarja.com, çan tregun
    Tashmë me logo në çdo vend

    Fotoja që po ju sjellim sot, është marrë pikërisht në një nga rrugët e kryeqytetit, Tiranë, ndërsa është reklamuar se pikërisht te ai motorr, shitet edhe gazeta shqiptarja.com. Një gjë e tillë vjen pas popullaritetit të fituar nga gazeta.

  • Tefta Radi, ikona
    e TVSH feston 60 vjetorin

    TVSH nuk është vetëm një emër, ka edhe një fytyrë, ajo e Tefta Radit dhe ata që e njohin nuk janë vetëm shqiptarë. Sot, Tefta Radi feston 60 vjetorin e lindjes së saj. Ikona e TVSH, ka festuar ditëlindjen mes miqsh dhe kolegësh, në ish-shtëpinë qendrore të ushtrisë në Tiranë.

  • Ambasadori rock & roll
    Sequi rrotullon Arbanën

    Përtej ndërmjetësit apo diplomatit në karrierë, ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka treguar se është edhë një burrë fizikisht i fuqishëm… Të paktën sa i takon stilit me femrat.

  • Berisha: Fjala e lirë e pacënueshme
    Rama: Fytyra e qeverisë,TVSH

    Kryeministri organizoi sot në mesditë një pritje me gazetarë, botues dhe drejtues të mediave,i pari për vitin 2012. Berisha vlerësoi rolin e gazetarëve dhe premtoi se qeveria e tij do të bëjë cdo gjë që liria e fjalës të konsolidohet. Rama:

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv