Media

  • Gazetarët e Kosovës protestuan sot para Kuvendit të Kosovës me fishkëllima dhe pankarta me mbishkrimin `Stop playing`. Ata e kundërshtuan kodin e ri penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që t`i zbulojnë burimet e tyre.
  • Kosovë, gazetarët protestë
    para Kuvendit kundër Kodit Penal

    "Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe detyrohen që të zbulojnë burimet e tyre”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

  • Ekspres Bingo, bileta falas
    me gazetën Shqiptarja.com

    Lexuesit e shqiptarja.com, do të kenë mundësi të përfitojnë edhe nga lojërat e telebingos, në një shorte që do të hidhet në 24 prill në televizionin Klan.
    Zyra qendrore e telebingos, për të gjithë lexuesit e shqiptarja.com, bën me dije se ditën e premte  dhe të shtunë, (sot dhe nesër) në treg bashkë me gazetën Shqiptarja.com, vjen falas edhe bileta ekspresbingo e Telebingos Shqiptare.

  • Gazetari maqedonas: Duhet
    një Breivik për shqiptarët

    Mediat maqedonase bëhen pjesë e nxitjes së urrejtjes etnike në Maqedoni. Gazetari i njohur maqedonas Milenko Nedelkovski, prezantues në Televizionin “Kanal 5″, ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një Breiviku per shqiptaret. Një ditë më parë Fyle i bëri thirrje gazetarëve të mos spekulojë me tituj që nxisin tensionet ndëretnike.

  • Incidentet në Maqedoni, media
    kujdes, të mos nxisë dhunën

    Institucionet ndërkombëtare po përsërisin cdo ditë apelin e tyre për ruajtjen e qetësisë, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 5 personave me shtetësi maqedonase, ngjarje që ka shtuar tensionet në Maqedoni. Vetëm një ditë më parë komisionari për zgjerimin i BE, Stefan Fyle, i kërkoi medias të mos spekulojnë me tituj që nxisin dhunën etnike.

  • Artur Zheji ikën nga ATSH
    shkon drejtor te gazeta 'MAPO'

    Analisti i njohur i emisioneve televizive Artur Zheji ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

  • Pulitzer 2012, triumfon Web
    trendi i ri, informacioni online

    Korrespondeti i Huffington Post, David Wood për konfliktet në luftën e Afganistanit dhe të Irakut është vlerësuar me cmimin Pulitzer 2012. Ky cmim tregon se në SHBA tashmë njeh autoritetin që informacioni online përcjell, duke nisur që nga zgjedhjet e presidentit Barak Obamës por dhe të shumë ngjarjeve të tjera të ndodhura në SHBA. Informacioni në rrjet është informacioni i vërtetë në SHBA.

  • Rusi, “Bota nesër” show
    i Asanzh nis me 17 prill

    Wikileaks ka bërë të ditur se Asanzh ka përfunduar xhirimet e 12 episodeve të shou-t që mban titullin “Bota nesër” e që do të transmetohen online dhe nga kanali rus. Faqja ne Ueb nuk ka bërë publikë emrat e të ftuarve, por ka premtuar një përzgjedhje të shumëllojshme që përfshin “politikanë, revolucionarë, intelektualë, artistë dhe vizionarë”.

  • Braçe: Bushati degradoi
    median, të iki nga KKRT

    Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve (KKRT), Endira Bushati, duhet të japë dorëheqjen pasi është përgjegjëse për degradimin e medias në Shqipëri. Është ky mendimi i deputetit socialist Erjon Braçe. "Ndëshkon televizionet opozitare".

  • Raporti, IREX: Në Shqipëri
    po zhduket media e pavaru

    IREX, organizata e financuar nga fondet e qeverisë amerikane jep alarmin se media e pavaruar në Shqipëri është një specie në zhdukje. Raporti: Qeveria selektive, përdor fondet publike për të kompensuar mediat që i shërbejnë.

  • Shuhet ne moshen 93- vjeçari
    gazetari amerikan, Mike Wallace

    Wallace punoi pothuajse për 40 vjet në programin i mirënjohur të CBS-it, “60 Minutes”. Në këtë program ai intervistoi qindra figura të shquara botërore, nga presidentët amerikanë, gjeneralët, artistët dhe atletët e deri tek personalitete ndërkombëtare , shkrimtarë, dramaturdë dhe yje të Hollivudit

  • "Homo balcanicus" - maçoizmi në Ballkan

    Njeri muskuloz, i pasur dhe hipermashkullor: këto janë idealet e meshkujve në Ballkan, vlerëson Gabriella Schubert në studimin e saj "Homo balcanicus". Çfarë fshihet pas "maçoizmit" të meshkujve në Ballkan?

  • Padia, Prenga heq dorë
    nga rasti i Lindita Çelës

    Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri Gjovalin Prenga ka marrë vendimin për tërheqjen e padisë penale të ngritur ndaj gazetares Lindita Çela. Vendimi i tërheqjes nga padia, vjen në kohën kur pritej të zhvillohej séanca e tretë e këtij procesi të nisur. Lajmi bëhet i ditur nga Unioni i Gazetarëve, kreu i të cilit Aleksandër Çipa është takuar sot me shefin e PR në qeveri, Prenga.


  • Procesi i digjitalizimit duhet të
    jetë transparent dhe konkurues

    Shqipëria ka nënshkruar Konventën Europiane për zëvendësimin e transmetimeve analoge audio dhe vizuale me ato digjitale dhe pritet ta përfundojë këtë proces në vitin 2015.

  • Transmetimet numerike, Pollo:
    Afati i fundit 17 qershor 2015

    Vonesat në miratimin e strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike si dhe zvarritjet afër 5 vjeçare në miratimin e ligjit të ri për mediat sipas opozitës rrezikojnë dështimin për herë të dytë të procesit të nisur, i cili ka si limit të fundit kohor qershorin e vitit 2015

  • SEEMO: Të shqetësuar për padinë
    penale ndaj gazetares Çela

    Një nga organizatat më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve ka reaguar në mbrojtje të gazetares Lindita Çela, e cila është paditur nga Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në kryeministri, Gjovalin Prenga.

  • Rekordi i Shqiptarja.com
    në 5 muaj ndër 3 gazetat
    shqiptare më të lexuara

    Eshtë një surprizë e bukur dhe e papritur për të gjithë ne të stafit të Shqiptarja.com në print dhe online. Për pak ditë mbushim vetëm 5 muaj që nga 4 nëntori 2011, kur Shqiptarja.com lindi si gazeta më e re dhe faqja më e re web në gjuhën shqipe dhe ja ku jemi: në vendin e 17 në renditjen e Alexa-s, që mbledh të gjitha websitet që lexojnë shqiptarët në Shqipëri dhe në botë. Jemi mes tre gazetave më të lexuara online bashkë me Shqip, që lexohet përmes adresës së Top Channel e Gazeta Shqiptare që lexohet përmes BW, duke lënë pas media shqiptare që kanë startuar në web prej shumë kohësh, që pas vitit 1997.

  • Makina 600 mije € e KKRT
    akuza të ndërsjellta PD- PS

    Një makinë e blerë në 2002, në vlerën e 600 mijë eurove që do të shërbente për të matur frekuencat dhe per te luftuar piraterinë ka përfshirë në debat kryetaren e KKRT-së Endira Bushati dhe deputetin e partisë Socialiste, Alfred Dalipi. Endira Bushati: Sefedin Çela, të japë llogari. E zgjodhi PS ne krye te KKRT. Dalipi:  Shperdoruat detyren, Abuzim financiar.

  • Padi për gazetaren, ekspozoi
    të shkuarën e zyrtarit të qeverisë

    Gazetarja e gazetës “Shekulli” Lindita Çela u padit penalisht në gjykatën e Tiranës nga Gjovalin Prenga, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në kryeministri, një ngjarje kjo që konsiderohet nga gazetarët si një akt presioni ndaj medias në tërësi, ushtruar nga drejtpërsëdrejti nga qeveria.

  • Kryeministria padit gazetaren e Shekullit

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi ndaj padisë mbi gazetaren e Shekullit, Lindita Çela, nga zyrtarë të Kryeministrisë duke e dënuar atë si “dëshmi të agresivitetit” të zyrtarëve shtetërorë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv