-
Lojërat e gabuara të Big Brother Vip
Hedh veshtrimin nga dritarja e apartamentit. Ngado, edhe pse teper- teper vone, drita te ndezura, te trazuara nga ndricime blu televizoresh te cfardoshem! Ne pothuajse cdo familje, po ndiqet me plot kurreshtje BBV, nje program dinamik, i gjalle edhe pse brenda mureve te mbyllura thuajse hermetikisht, shume here me shume se nje burg
15 Mars 2023 -
Dikush thërret këtu afër: O vjen Amerika këtu, o nuk bëj xhap
Ngjarja e fundit që lidhet me këtë psikozë është sjellja ‘foshnjore’ e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj dy PD-ve, që tashmë dihet. Ndërsa ngjarja e përafërt si kjo, siç më tregonin gazetarë europianë, ndodhi 4 dekada më parë, në një vend të largët e pa shpresë lirie: “Çfarë prisja e çfarë më gjeti!’, thërriste dikush i panjohur në hije të banesës, afër mesnatës në Teheran kur u ngjit në pushtet Ayatollah Khomeini.
15 Mars 2023 -
Berisha i dëshpëruar për një ‘çati’ më 14 maj, Alibeaj bën ‘harakiri’ me PD
Situata në partinë më të madhe opozitare, që tashmë funksionon e ndarë në dy pjesë, është me të vërtetë tragji-komike dhe për këtë kanë kontribuar fort Sali Berisha dhe Lulzim Basha
14 Mars 2023 -
Mero Baze: PD nuk duhet t'i dorëzoj 'kokën në sini', Berishës
Komisioneri i Zgjedhjeve, hodhi poshtë për herë të dytë kërkesën e Partisë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhje, për shkak të mos pranimit të dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe regjistrimin me drejtuesit e rinj që janë në krye të PD prej një viti.
14 Mars 2023 -
Ylli Pata: Pse u linçua 'kandidati' i PD zyrtare për Tiranën, ende pa u zyrtarizuar?
Është një triller i vërtetë historia 48 orëshe e tallazit që ka sjellë në mjediset opozitare, çështja e linçimit të një intelektuali, i cili u diskutua si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike për kryetar i bashkisë së Tiranës.
13 Mars 2023 -
Mero Baze: Çfarë fshihet pas mungesës së vendimit, për të refuzuar Berishën si kryetar i PD?
Vendimi i sotëm i KAS që riktheu në KQZ ankimin e Berishës dhe Alibeaj, zbuloi një skandal i cili ju fsheh opinionit publik. Vendimi i KAS zbuloi se komisioneri Ilirjan Celibashi nuk kishte marrë vendim që Berishës nuk i takon të regjistrohet në zgjedhje, dhe po ashtu nuk kishte marrë vendim që grupit të Alibeajt i takon përfaqësimi zyrtar i PD.
13 Mars 2023 -
Berisha mundet me moral të ri dhe jo me hile…
Ajo çfarë po ndodh në këto orë me PD është sa komike aq edhe tragjike. Pas vendimit të Gjykatës të Apelit u duk se një epokë e re po niste për PD.
13 Mars 2023 -
Frrok Çupi: Direkt për pushtetin paralel
Pushteti paralel në Kosovë po lavdërohet shumë nga qeveria shqiptare. Ky tingëllon si akt patriotik dhe i lidh kosovarët me zyrtarët e Tiranës.
13 Mars 2023 -
Namir Lapardhaja: Nëse Celibashi e ka të pamundur të kontrollojë emocionet politike, le t'i kthehet politikës
Në çdo palë zgjedhje, organet administruese të zgjedhjeve duhet të kenë në qendër të tyre vetëm një gjë: Leximin dhe menaxhimin e drejtë të vullnetit të zgjedhësve!
13 Mars 2023 -
Mero Baze: PD-ja zyrtare dhe elektorati antiberishë, nuk janë ende bashkë
Nga gjithë sondazhet serioze që bëhen për Tiranën dhe që është një ilustrim dhe për gjithë Shqipërinë, është e qartë që elektorati opozitarë është i ndarë tanimë përgjysmë, pro dhe kundër Berishës. Sondazhet treguan se fjala vjen një kandidim i mundshëm i Dashamir Shehit, mund ta lërë pas Këlliçin në Tiranë, dhe akoma më suprizë fakti që Lulzim Basha, i cili ka një vit që nuk shfaqet në publik, kishte 21 për qind mbështetje
12 Mars 2023 -
Dixhitalizimi dhe miza e kalit!
Ikja e Artan Lames nga kreu i agjencisë që merrej me pronat e shqiptarëve, ishte e papritur. E megjithatë Lame, pas ka lënë një trashëgimi modeste krahasuar me botën, por revolucionare krahasuar me si ishim.
12 Mars 2023 -
Kreshnik Spahiu: Pse fituesi i Big-Brother ju intereson shqiptarëve më shumë se kush fiton bashkitë?
Dje rrugët e Shqipërisë ishin bosh…
12 Mars 2023 -
Ben Andoni: Të paktën, na tregoni si do t’i drejtoni qytetet dhe fshatrat! Këlliçi që duhej të tundte Tiranën, është eklipsuar nga narracioni Berishës
Kanë mbetur edhe dy muaj ose më saktë pak më shumë se 60 ditë të realizohen zgjedhjet lokale të 14 Majit. Opozita mëton të rregullojë hartën elektorale, që t’i shtojë ngjyrën blu në masën më të madhe. Këtë e thotë me garanci të plotë dhe liderët e saj tashmë e kanë si devizë për militantët dhe… publikun!! Zyrtarisht nuk ka nisur fushata zgjedhore, por palët kanë kohë që kanë rrokur studiot e televizioneve dhe kanë nisur turet
12 Mars 2023 -
Kriza e PD është tashmë ekskluzivisht juridike, por duhet të mendoj për të ardhmen politike!
Kriza e PD ka qenë politike është kthyer në çështje personale lidershipi e ka përfunduar krejtësisht në çështje të mirëfilltë juridike! Duke qenë zgjedhja e saj sot vetëm juridike, sepse ajo politike është përfunduar pa rezultat e pa marrëveshje, atëherë beteja mbetet ekskluzivisht e natyrës juridike!
12 Mars 2023 -
Alba Malltezi: Një keqkuptim i rrezikshëm me lajmin e mirë dhe roli i medias si “nxirëse” e realitetit
Herë pas here hidhen teza se "media po nxin realiteti". Nuk janë "lajmet e këqija" me vrasje, tritol, trafiqe apo dhunime që dëmtojnë një shoqëri, por reagimi i saj ndaj padrejtësive dhe krimeve. Lajmet e mira duhet të pasqyrohen për të frymëzuar një shoqëri, por jo të zëvendësojnë të shëmtuarën dhe problematiken. Kjo është një lojë e rrezikshme me lirinë dhe demokracinë.
12 Mars 2023 -
Ylli Pata: Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës
Atmosfera e misterit që ka krijuar Ilirjan Celibashi me orën 12 të natës për regjistrimin e PD-së, duket si garë audience me Big Brother Vip, që sonte ka serinë e Prime, ku në mes të natës largon një person me atë atmosferën gjithë xhingla, sikur do të vendoset për të hedhur bombën atomike.
11 Mars 2023 -
Mero Baze: Përfshirja politike e Celibashit në procesin e regjistrimit të PD
Ilirjan Celibashi ja ka dalë të bëj politik procesin e regjistrimit të Parisë Demokratike në zgjedhje. Duke gërmuar të gjejë “kleçka” teknike tek mënyra se si është dorëhequr Lulzim Basha, ai ja ka dalë në fakt t’i bëjë një gjyq politikë PD-së zyrtare, pas dëshpërimit që shprehu publikisht që vula nuk i takonte Sali Berishës.
11 Mars 2023 -
Kreshnik Spahiu: Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?
Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.
11 Mars 2023 -
Ben Andoni: Padituria e votuesit dhe arroganca e pushtetit
Si shpjegohet vallë, që sot kemi shumë më tepër të arsimuar dhe shkolla me renome ndërkombëtare, ndjekur nga shqiptarët kryesisht të shoqërisë së mesme dhe kemi shumë më tepër padijë, kryesisht lidhur me perceptimin për politikën?
10 Mars 2023 -
Mero Baze: Pse Berisha po trash zërin përditë e më shumë kundër SHBA
Ka një përpjekje të shtuar të Berishës të identifikoj betejën e tij si betejë me SHBA dhe aty ku nuk është nevoja. Nëse në fillimet e tij deri para pak kohësh përpiqej të fshehte betejën me SHBA pas betejave të tjera, fjala vjen pas betejës me Lulzim Bashën, tani ka filluar të bëj të kundërtën. Tani dhe kur e pyesin për gjëra që nuk kanë lidhje me SHBA ai e lidh betejën e tij me SHBA
10 Mars 2023