-
Malltezi: Rrëzimet dhe ngritjet e Luiza Gegës njësoj me ato të vetë Shqipërisë
Media e huaj i dha jehonë fitores së kampiones sonë, por askush prej tyre nuk mund as ta imagjinojë se çfarë është bërë me sportistët dhe sportin në gjithë këto vite në Shqipëri. Si ua morën fushat, pallatet e sportit, anekset e stadiumeve, deri edhe dietat e vogla duke i lënë në mjerim.
22 Gusht 2022 -
Mallkimin, si një shprehje primitive, vlen ta braktisim përgjithmonë
Dy histori në dy udhëtime. Dy gra që në vend të mallkimeve, mund të shpërndanin bekime dhe urime. Edhe pse në vështirësi. A është mallkimi një mënyrë primitive dhe e keqe e shkarkimit të stresit? A njihni apo keni hasur dhe ju njerëz të tillë?
22 Gusht 2022 -
Lëvizni me respekt nëpër Shqipëri!
Shqipëria ka nevojë për paqe, lehtësi dhe qetësi. Po shëron plagët e së shkuarës dhe në këtë punë e shërim, do të flakë tutje pa mëshirë parazitët që bëjnë zhurmë, ngrenë zërin vetëm për të fshehur paudhësitë e tyre.
5 Gusht 2022 -
Nga cila anë do të qëndrosh gjithmonë, jo vetëm tri ditët e masakrës së gomones?
Ne shqiptarët vazhdojmë të jetojmë në këto kontraste të tmerrshme njerëzore, ku bashkëjetojnë ngjitur me njëri-tjetrin gjigandë me zemër të madhe dhe të gatshëm të të ndihmojnë sapo ke nevojë, por edhe monstra që shndërrohen në përthithës energjie, parash dhe prodhues të së keqes nga të cilët vetëm fati apo ndërhyrje të forta mund të të shpëtojnë.
3 Gusht 2022 -
Të sëmuresh në Shqipëri, vetëm për të provuar zemrën e madhe shqiptare
Covidi do të bëjë punën e tij, do të prekë të brishtë e të fortë, të vaksinuar e të pavaksinuar, të rritur e të vegjël, ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë, por në Shqipëri, sidomos në Shqipëri, duke parë se të gjithë hidhen me mish e me shpirt të ndihmojnë, është shumë e rëndësishme të jemi të ndershëm dhe të sinqertë me njerëzit që na rrethojnë:Të tregojmë.
29 Korrik 2022 -
Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave
Tani, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për artin e njerëzve të saj të mrekullueshëm. Janë mes nesh, punojnë, krijojnë. Shqiptarët kanë nevojë për qetësinë, sigurinë, rregullat dhe respektin, pastaj ata (ne) dinë ta rimëkëmbin veten. Si europianë!
19 Korrik 2022 -
Malltezi: Kush janë? Pse nuk kanë frikë?
Aksidentet në ujë dhe disa djem "të fortë" që shihen në bregdetin tonë
18 Korrik 2022 -
As Sali Berisha dhe askush tjetër, nuk mund të na çojë më në botën e nënposhtme
Kushdo që di dhe ka parë botën e nënposhtme, siç na ka qëlluar ne në vendin tonë, nuk mund të bie më në grackë, nuk mund ta kalojë më portën, apo vijën e kuqe. Disa “specialistë” të botës së nënposhtme, që hedhin kushtrime verore se do të përmbysin e do të dhunojnë çdo gjë, ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë, e kanë të kotë tashmë.
13 Korrik 2022 -
Shqipëria po shëron plagët që ndër vite ja bëmë! Ne duhet ta kuptojmë
Eshtë koha që për Shqipërinë të flitet me dashuri, ndërsa për shqiptarët shkatërrues aspak. Asnjë fjalë apo kritikë nuk duhet kursyer ndaj atyre që shkatërrojnë e që pengojnë zhvillimin e një vendi magjik dhe unikal. Shqipëria po shëron plagët e thella që ja krijuam ndër vite pa mëshirë, tani na takon neve ta kuptojmë atë që ajo kërkon të na thotë.
12 Korrik 2022 -
Kush e mendonte Tiranën si dje?
Tirana dje u mbush me dashuri nga ajo e tifozerisë më pasionante europiane dhe ne e pritëm shumë mirë, me po aq dashuri. Sigurisht, patën dhe nga ata që u bezdisën, që nuk duruan, që si “vjehrra e nuse qaramane” nuk shihnin asgjë nga kjo dritë, por kjo ka pak rëndësi.
26 Maj 2022 -
Ballkani perëndimor dhe BE si në fjalët magjike të grekut Zorba
Do të duhej të ishte kjo filozofia e Bashkimit Europian në pranimin me krahë hapur të Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj, tamam si në sirtakin e Mikis Theodorakis. Pikërisht ajo grimcë çmendurie që këto anë të Europës së vjetër kanë mishëruar gjithnjë e që janë pjesë përbërëse e saj, sot i mungon.
18 Maj 2022 -
Ronela, viktimë e një vulgariteti mbizotërues
Sensi i masës ka kohë që na ka braktisur si shoqëri. Matja e fjalëve dhe veprimeve, dhe sidomos indiferenca (apo tërheqja përballë agresivitetit) e atyre që duhet të jenë mësuesit dhe vlerësuesit e të bukurës dhe të mirës, bën që të jemi të papërshtatshëm si në prezantim ashtu dhe në kritikë. Të ekzagjeruar në çdo drejtim.
11 Maj 2022 -
Ne ishim shumë europianë, pastaj harruam diçka
Që nga Statutet e Shkodrës, që flinin prej shekullit të XIV në muzeun Correr të Venecias, Shqipëria përherë ka pasur dëshirë për Europë, që do të thotë mirësjellje, shtetformim, dashuri për artet e bukura, për punën e atrizanatet. Dëshira e ëndrra të grisura e të arnuara keq nga disa bashkëatdhetarë që nuk pa përkasin e nuk na përfaqësojnë.
9 Maj 2022 -
E rrihnin se ishte çame! Fjalët e fundit të Bardhës: Policët talleshin me mua
Rrëfimi shokues i Fluturës, motrës së Bardha Likramës e cila u vetëvra pas 30 vitesh dhunë nga familjarët dhe bashkëshorti. Fjalët e fundit të Bardhës thënë motrës së saj për sjelljen e policëve me të, janë një denoncim ulëritës për institucionet tona dhe sjelljen e tyre ndaj njerëzve që kanë nevojë për ndihmë!
5 Maj 2022 -
Malltezi: Dy ditët e Bardhës pas urdhërit të mbrojtjes
Kush u turpërua nga denoncimi i Bardhës? Kush u turpërua se ajo kërkoi mbrojtje, kush e tërhoqi nga shtëpia e motrës për ta detyruar të hidhej nga kati i tretë duke këputur në mes jetën e saj prej gruaje që i tha stop dhunës? Turpi qesharak i provincës shqiptare, ka më shumë vlerë se sa jeta e një njeriu që dëshiron vetëm të jetojë pa dhunë ekzistencën e tij.
4 Maj 2022 -
Malltezi: Miqtë e Enverit, ndjesë, të Berishës, bëjnë peticion kundër Ambasadores SHBA
Është sigurisht një nga komeditë e fundit që shohim të luhet në këto anët tona, që gabimisht menduam se kishin marrë fund me më të fundit e të apasionuarin Hysni Milloshin që donte të mbante të gjallë atë që kishte ikur përgjithmonë
25 Prill 2022 -
Minimi i konkurrencës së barabartë, një thikë në ëndrrat e të rinjve
Punësimi në të zezë, burimi i të ardhurave të paverifikuara, infiltrimi i parave të pista të trafiqeve, cënon që në embrion konkurrencën e barabartë në tregun shqiptar
12 Prill 2022 -
Të arrestohesh se proteston me një fletë të bardhë
Një vajzë në Moskë shihet të arrestohet nga dy policë vetëm se po proteston me një fletë të bardhë në dorë. Nuk ka shkruar asgjë aty, asnjë fjalë. Por vajza është në një grup njerëzish që nuk e duan luftën, që nuk e duan supremacinë dhe kanë dalë të thonë fjalën e tyre në shesh, prandaj arrestohet.
11 Prill 2022 -
Kush dashuron, nuk bën luftë! Mesazhi në pikturën e Tiziano-s që në 1550-n
Poetët, piktorët, muzikantët, shkrimtarët (ata më të talentuarit që marrin përmasa universale), më shumë se të tjerët, sikur janë ndërmjetësit e një bote që ne normalët nuk e njohim dhe nuk e shohim, ndërsa ata e përcjellin përmes veprës së tyre.
7 Prill 2022 -
Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e ish-Diktaturës
Kujtojnë dhe shiten se janë “revolucionarë”, shpëtues të Shqipërisë nga korrupsioni që e ka pllakosur dhe nuk kanë mëshirë, nuk duan t’ja dinë, të ofrojnë një gjakatar, dy gjakatarë dhe grupin e grabitësve më të mëdhenj të Shqipërisë në historinë e saj të pasdiktaturës. Dhe me çfarë mjetesh e bëjnë? Njësoj si të bësuarit e Enver Hoxhës bënin me kundërshtarët e tyre: I shpallnin para Liderit Suprem “spiunë” të Amerikës. Duken të njëjtët njerëz të katapultuar në kohë
6 Prill 2022