Politikë
-
Tani që kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj ndodhet në Kuvend, të martën në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Procedurat deri në miratim janë të qarta. Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak punën e SPAK por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për hapat në vijim.
10 Korrik 2023, 13:37 -
Taulant Balla në krye të ministrisë së Brendshme, Berisha: Për herë të parë emërohet një person që është nën hetim penal
10 Korrik 2023, 13:23Sali Berisha në deklaratën e ditës së sotme për mediat ka hedhur akuza në drejtim të Taulant Ballës, i emëruar së fundmi ministër i Brendshëm
-
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
10 Korrik 2023, 13:19Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.
-
-
-
‘Despiunizimi’, PD: Kërkoni mendim nga Komisioni i Venecias! Bardhi ‘zbulon’ letrën e delegacionit të BE-së! Alibeaj: Nismat tuaja shashka politike, kaloni lustracionin
10 Korrik 2023, 12:08Paketa e despiunizimit që synon nxjerrjen nga politika të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit u diskutua në Komisionin e Ligjeve. Duke zbuluar një letër të delegacionit të BE, Gazment Bardhi kërkoi që për këtë paketë ligjore të merret mendimi i Komisionit të Venecias, ndërsa Enkelejd Alibeaj e quajti shashkë politike dhe kërkoi që të mbështeten nismat e lustracionit të dorëzuara nga opozita
-
-
-
-
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59Posti i ministrit të Brendshëm mund të konsiderohet pa ‘frikë’ si portofoli më i ‘mallkuar’ në kabinetet qeverisë në Shqipëri. Në vetëm 31 vite demokraci vendi ka pasur më shumë se 25 ministra të Brendshëm. I vetmi që ka bërë thuajse një mandat të plotë në krye të këtij dikasteri ka qenë Sajmir Tahiri, i cili mban edhe rekordin si më jetëgjati
-
-
-
-
SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
10 Korrik 2023, 10:34Korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, janë akuzat me të cilat SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Për 6 orë ai mohoi akuzat në prokurori më 22 qershor, por SPAK pretendon se ka prova dhe i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin e dosjes që ka edhe persona të tjerë në hetim.
-
Dhuna në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit! Vendin e tij do e zërë Arkend Balla
10 Korrik 2023, 09:41Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja. Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla.
-
Rama niset drejt Lituanisë për samitin e NATO-s! Takim me Mitsotakis për çështjen Beleri dhe marrëdhëniet me Greqinë
10 Korrik 2023, 07:28Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Burime për Report TV, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
-
Shkarkimi i Çuçit, Presidenti dekreton emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm! Gogu e Felaj dy emrat e PS-së për në krye të grupit parlamentar
10 Korrik 2023, 07:23Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren.
-
Çështja Beleri dhe marrëdhëniet dypaleshe me Greqinë, Rama pritet të takojë Mitsotakis në samitin e NATO-s në Lituani
9 Korrik 2023, 21:58Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë do të takohen në samitin e NATO-s në Vilnius pasditen e datës 11 korrik ku pritet të zhvillojë një takim me fokus te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja Beleri. Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do t’ia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
-
Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi! Karriera në PD nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, te rreshtimi kundër Berishës për 1997
9 Korrik 2023, 20:20Tomor Malasi, ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ish-nënkryetar i Kuvendit në vitet 1992-1996, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare