Politikë
-
Pasi i ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, Majko shprehet se shpreson t’i ketë dhënë PS-së dhe socialistëve gjithçka duke i përshëndetur të gjithë socialistë me një shprehej që e përdorin pilotët “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport". Majko mori në qarkun e Tiranës 8785 vota individuale.
30 Prill 2021, 18:36 -
E vetmja ministre drejtësie që nuk votohet në burgje
30 Prill 2021, 18:06Vetëm 1 votë nga të dënuarit ka marrë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Në procesin e dhjetë për deputetë që nga viti 1991 në Shqipëri, ministrja Gjonaj është e vetmja që nuk ka pasur “mbështetjen” e të dënuarve.
-
-
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Lisander Hoxha: Të hapet debati politik brenda partisë! PD të kthehet sërish në forcë morale dhe fituese
30 Prill 2021, 17:35Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, tha se ai nuk po proteston aty pasi është në shtëpinë e tij, por fton demokratët që të ulen në një tryeze bashkëpunimi dhe debati politik në mënyrë që partia të rikthehet sërish në një forcë morale dhe fituese dhe kjo bëhet vetëm përmes një lidershipi të ri dhe hapja e diskutimit politik brenda partisë duke ftuar edhe demokratët e tjerë dhe qytetarët. Hoxha tha se shmangia e fajeve dhe gabimeve nuk zgjidh asnjë, por se ka ardhur momenti që të gjithë të ulen në një tryezë dhe të hapet procesi i debateve brenda partisë.
-
-
Gazetari në Kosovë: Vjosa dhe Albini përballë Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës! Presidentja sikur me qenë çika e Berishës
30 Prill 2021, 15:56Urimi i ftohtë dhe ‘harresa’ e Edi Ramës nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mesazhin e saj për zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë një reagim të ashpër të ish deputetët të Kosovës dhe njëherësh gazetarit Milaim Zeka, duke e quajtur atë dhe Albin Kurtin përballë Edi Ramës si “krimbat para Shqiponjës.”
-
Bie pretendimi i Ilir Metës për votat e pavlefshme, përqindja më e lartë në qarqet ku fitoi opozita dhe në Elbasan ku PS-ja humbi mandat për 140 vota
30 Prill 2021, 19:25Analiza e Report Tv konfirmon se fenomeni i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Përqindja më e lartë rezulton në qarqet e fituara nga opozita. Ky fakt që hedh poshtë pretendimin e Ilir Metës për ndërhyrje manipuluese nga komisionerë të korruptuar.
-
-
Fitorja në Durrës, Koka thumbon Metën: Tramvaja e shpifjeve dhe mllefit të shfrenuar e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë
30 Prill 2021, 15:23Leftë Koka pasi arriti të fitonte mandatin e deputetit në Durrës, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkëqytetarët e tij për besimin, duke i garantuar se do t’i shpërblejë me punë.
-
Rënia e madhe/ Ja 20 humbësit e mëdhenj të LSI! Nga Monika Kryemadhi, Braimllari te Petrit Vasili, disfata sipas qarqeve
30 Prill 2021, 14:39Figurat politike që drejtuan fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit mori 118 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2017, PD u rrit me 165 mijë vota.
-
Kuvendi mblidhet të martën, mazhoranca bën lëvizjen e parë për të shkarkuar Ilir Metën, fillon mbledhjen e firmave: Shkeli rëndë Kushtetutën
30 Prill 2021, 14:33Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të martën por ende nuk ka një konfirmin nëse çështja e shkarkimit të Metës do të jetë apo jo në rend të ditës. Një mesazh ka ardhur sot në telefonat e deputetëve socialistë, të cilët njoftohen se PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës.
-
-
Bushati në Report Tv: Beteja, jo vetëm për të larguar Bashën, por rithemelimi i PD-së! Nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës
30 Prill 2021, 14:00Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ish-anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike në një intervistë për Report Tv tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm
-
-
-
Nisma për ta shkarkuar, Meta: Shashka të Ramës, do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë nuk kandidova
30 Prill 2021, 13:21Për herë të parë pasi drejtuesit e mazhorancës kanë konfirmuar se shumë shpejt në Kuvend do të ndërmerret nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës, vetë Ilir Meta i ka konsideruar thjesht shashka.
-
Shkarkimi i Metës/ Ralf Gjoni në Report Tv: Kuvendi mund të mblidhet të martën, nuk marr pjesë në proces farsë! Nëse Basha nuk jep dorëheqjen PD përfundon si LSI
30 Prill 2021, 13:09Për deputetin Ralf Gjoni e gjithë kjo përplasje mes Ilir Metës dhe mazhorancës që ka njoftuar shkarkimin e Presidentit, është thjesht një gjë personale mes Ramës e Metës. Ai thotë se nuk do të merrte pjesë në votim në këtë proces.
-
Gazment Bardhi: PS dha legalizime në këmbim të votave! Rama dhe Balluku në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve
30 Prill 2021, 13:13Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar PS-në se ka përdorur legalizimet në këmbim të votave. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se e gjithë administrata publike u vu në funksion të PS për blere votash, ndërsa publikoi edhe disa biseda në rrjetin social Whatsapp, që sipas tij faktojnë skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.
-
Celibashi konfirmon emrat: Këto janë deputetët që mandatohen në Kuvend! Rreth 75% e qytetarëve votuan edhe për kandidatët
30 Prill 2021, 12:49Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka konfirmuar emrat e deputetëve që kanë fituar mandatin për të qenë në Kuvendin e Shqipërisë për katërvjeçarin e ardhshëm.
-
VIDEO/Stresi i del kundër demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës: Ta harroni ndyrësira, ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë, e kemi amanet nga Sali Berisha
30 Prill 2021, 11:57Reperi Arkimed Lushaj ose Stresi ka dalë në mbrojtje të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas kërkesave brenda partisë për shkarkimin e tij.