Politikë
-
Pas 3 orësh protestë askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t'ia lënë 'çlirimin e shtëpisë së demokratëve' një dite tjetër.
8 Janar 2022, 16:19 -
-
Protesta e dhunshme e Berishës, Frrok Çupi: Ishte sulm ndaj SHBA, mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit! Ai ka pasur gjithmonë grupin e vetë terrorist brenda PD
8 Janar 2022, 15:50Analisti Frrok Çupi e konsideroi protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha një sulm ndaj PD dhe vetë SHBA për të shfryrë inatin se pse e shpalli "non grata". Çupi tha se brenda PD ka pasur gjithmonë persona të dhunës dhe sipas tij Berisha është kujdesur gjithmonë që t'i mbledhë këto persona të krimit rreth vetes.
-
-
Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi: Janë vegël e Ramës! Prokuroria merr serverin e kamerave
8 Janar 2022, 15:03Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.
-
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë
8 Janar 2022, 14:59Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.
-
Protesta e dhunshme e Berishës, reagon për herë të parë Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë
8 Janar 2022, 14:50Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të aktorit John Wayne, teka shkruan në Instagram: "Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë".
-
-
-
-
-
VIDEO dhe FOTO/ Si një 'fushëbetejë' pas një lufte të ashpër, shkatërrohet zyra e Bashës, çfarë ka mbetur nga PD pas 'sulmit' të Berishës
8 Janar 2022, 14:03Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Kjo është panorama që na vjen nga Partia Demokratike e cila i ngjan një fushëbeteje pas një lufte të ashpër.
-
Godina e PD, skenë krimi, mbërrin në seli Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj
8 Janar 2022, 13:55 -
Protestuesit e Berishës përplasen sërish me policinë, hidhet gaz lotsjellës
8 Janar 2022, 13:55 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Policia: Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin
8 Janar 2022, 13:47Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje. AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.
-
Berisha: Kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë! Nuk ndalemi
8 Janar 2022, 13:44Sali Berisha ka premtuar që kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë së protestës.
-
-
-
-
Godina e PD, skenë krimi! Policia largon mediat dhe i vendos shiritin e verdhë
8 Janar 2022, 13:36