Politikë
-
Anëtari i Grupimit për PD-në, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, teksa në 'Repolitix' ka zbardhur edhe hapat që pritet të ndjekë për t'i marrë partinë Lulzim Bashës.
28 Tetor 2021, 23:01 -
'Trekëndëshi Bermudës Berisha-Rama-Meta', Klosi në 'Repolitix': Basha po bën të 'fortin'! Ahmetaj: U zgjua nga gjumi i gjatë! Karaj: Tregon se aleanca PD-LSI para 25 prillit s'ka qenë e sinqertë
28 Tetor 2021, 22:40Trekëndëshi Bermudës', Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, i përmendur sot për herë të parë nga Lulzim Basha, për analistët në 'Repolitix' në Report TV të gazetarit Denis Minga, nuk ka qenë një rastësi.
-
Festa e ‘JO-së’ greke, Klosi në Repolitix: Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sipas protokolleve të shtetit shqiptar! Prapavija e tyre është marrja e Jugut, ëndrra 100-vjeçare e Greqisë
28 Tetor 2021, 22:12Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi festa e ‘JO-së’ greke duhet të zhvillohet në tokën tonë sipas protokolleve të shtetit shqiptarë dhe jo atyre greke siç është zhvilluar sot dhe për vite me radhë në të kaluarën. Klosi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se ka qenë ëndrra e Greqisë të marrë territorin jugor të vendit tonë.
-
Patozi: Basha, pirati tokësor që lexon emra në Kuvend që të ‘kolliten’ në doganën e kunatit
28 Tetor 2021, 21:01Astrit Patozi e ka cilësuar Lulzim Bashën si ‘pirat tokësor’ që përmend emra ‘peshkatarësh’ (biznesmenë) në Kuvend që t’u vendosur gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij.
-
Kuvendi miraton Eurobondin, borxhin për OSHEE-në dhe buxhetin faktik, opozita abstenon! Ngrihet Komisionit hetimor për mbetjet urbane
28 Tetor 2021, 19:36Pas rreth 10 orësh diskutime e debate të shumta, Kuvendi ka miratuar projektligjin për eurobondin prej 700 milionë eurosh, marrjen e borxhit prej 70 milionë eurosh për OSHEE nga BERZH, buxhetin faktik 2020 dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane për Fierin, Tiranën dhe Elbasanin.
-
-
Deputeti Korreshi nuk ndal batutat në Kuvend: Solla çizmet për ministren por s’më la garda t’i fusja! OSHEE të shpërndajë batanije, lushnjarët s’ka mundësi të ngrohen
28 Tetor 2021, 19:14Korreshi tha ndër të tjera se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.
-
-
Shehu: Votoj kundër eurobondit, do përdoret politikisht dhe jo për qytetarët
28 Tetor 2021, 17:48 -
-
Për festat kombëtare, Rama: Më 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës, me 29 hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
28 Tetor 2021, 17:16Festat e 28-29 nëntorit këtë vit do të jenë edhe një datë e rëndësishme sa i përket investimeve publike. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në datën 28 do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e ndërsa me datë 29 nëntor, ashtu si kurse e njoftoi edhe më herët, do të hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit.
-
Celibashi nga Korça: Duhet ndërhyrë sa më shpejt në Reformën Zgjedhore, të adresohen rekomandimet e ODIHR! Të mos lihet në prag zgjedhjesh
28 Tetor 2021, 17:11Ndërhyrjet që duhet të bëhen në Reformën Zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi duhen bërë sa më shpejtë dhe të mos lihen si gjithmonë në prag zgjedhjesh. Në lidhje me komisionerët që kanë tjetërsuar votën ku nga rinumërimi i disa kutive u zbuluan se votat i janë hequr disa kandidatëve dhe i janë shtuar të tjerëve, Celibashi tha se do të këtë kallëzim penale për ta nëse do të rezultojë se ka pasur deformim të rezultatit.
-
10 pikëpyetjet e Vetingut në politikë sipas Bashës, ku ndryshon nga Vetingu në drejtësi dhe disa parashikime që e bëjnë nismën të papranueshme, i pari ikën kreu i PD-së
28 Tetor 2021, 16:59Vetingu sipas PD-së shpall pjesë të krimit të organizuar edhe personat e pafajshëm me vendim të formës së prerë, i pari që ‘digjet’ është Basha për kontakte me Metën. Ndryshimet thelbësore me Vetingun në drejtësi nga shmangia e SHBA-BE tek kaosi me procesin.
-
'Nuk pajtohem me Open Balkan', Rama-komentuesit: Është e ardhmja, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet me avazin e vjetër
28 Tetor 2021, 16:43Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues, i cili i shkruan kreut të qeverisë se nuk bie dakord me iniciativën 'Open Balkan'. Rama i shkruan komentuesit se Ballkani i Hapur është e ardhmja dhe vetëm kështu bëhet bashkimi i shqiptarëve.
-
Bardhi: 240 mln euro tendera pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi! Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE
28 Tetor 2021, 15:45Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE dhe se janë dhënë 240 mln euro tendera pa garë, për pasojë ka kërkuar që të ngrihet një Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.
-
-
-
-
-
Braçe i kujton Bashës vrasjet e 21-janarit: Ke b*thë për këtë vetting (VIDEO)
28 Tetor 2021, 13:15