Politikë
-
Zeqo e quan një akt ekstrem vendimin për bojkot dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës shqiptare.
9 Korrik 2019, 19:30 -
Bojkotoi zgjedhjet, por opozita i kërkon KQZ-së materialet e 30 Qershorit dhe pamjet: Do nxjerrim manipulimet
9 Korrik 2019, 19:18Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita shprehet se synimi i saj është që përmes këtyre materialeve, të dëshmojë sipas saj manipulimet e kryera më 30 Qershor, ku akuzon PS-në se mbushi kutitë duke rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrjes.
-
Meta harron zgjedhjet dhe Ramën, e 'rrëmbejnë' tifozët në Sarajevë (VIDEO)
9 Korrik 2019, 19:16Gjatë qëndrimit në Sarajevë në kuadër të samitit që po zhvillohet në Bosnjë, Presidenti shqiptar e kanë 'rrëmbyer' për disa momente tifozët e famshëm të ekipti të futbollit skocez të Celtic-it.
-
Dilemat e aksionit opozitar/ Basha: Etje për ndryshim! Kryemadhi: Duam më shumë Shqipërinë se partinë
9 Korrik 2019, 17:44Lideri demokrat Lulzim Basha ka postuar një tjetër mesazh në rrjetet sociale pas protestës së 10-të që opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai thotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim të vërtetë për ti dhënë fund tranzicionit, ndërsa shton se zgjedhjet e lira do i hapin rrugë këtij transformimi.
-
Meta nga Sarajeva: Shpresë për hapjen e negociatave në tetor, mirënjohje për Merkel
9 Korrik 2019, 17:09Pasi doli kundër diplomacisë shqiptare për të respektuar Kosovën, Meta në Sarajevë ka deklaruar se shpreson që negociatat për anëtarësimin në BE të hapen në tetor.
-
Deputeti opozitar: Do të nxjerr informacionet për pasurinë e Metës, bojkot Reformës Zgjedhore, të ikë Gjiknuri
9 Korrik 2019, 16:24Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër Presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv, të drejtuar nga Denis Minga se ditën e hënë do t'u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.
-
Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë
9 Korrik 2019, 15:59Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
-
Precedenti i 2011/ KQZ-ja s'ka shumicë absolute, këshilltarët bashkiakë i certifikon Kolegji Zgjedhor
9 Korrik 2019, 15:26Kur pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit, KQZ-ja ndodhet në një ngërç vendimmarrje, pasi sipas Kodit Zgjedhor, miratimi i këshillave bashkiakë kërkon 5 vota, që aktualisht nuk mund të arrihet në KQZ, pasi Klement Zguri është kundër.
-
Meta takon Erdoganin në Sarajevë: Turqia po mbron Ballkanin nga emigracioni i paligjshëm
9 Korrik 2019, 14:50Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme në Sarajevë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Meta shprehet mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.
-
Prela në garë për SPAK, pyetet për 'Bild' e dosjen 'Shullazi': Kam bërë lëvizjet e duhura
9 Korrik 2019, 14:41Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është nënshtruar intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidat për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
-
Zgjedhjet/ KQZ merr në shqyrtim 38 kërkesa për ankimim të Bindjes Demokratike
9 Korrik 2019, 13:52Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës, ka shqyrtuar 38 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë.
-
Një ditë pas protestës/ Basha: Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje, sa më shpejt aq më mirë
9 Korrik 2019, 13:37Lideri demokrat Lulzim Basha ka shprehur mirënohje për të gjithë ata që u bashkuan në protestën e 10 kombëtare që opozita organizoi ditën e djeshme. Basha thotë se së bashku do ta largojmë këtë qeverisje dhe sa më parë të ndodhë kjo gjë, aq më mirë do jetë për Shqipërinë.
-
Komision ndërkombëtar që të dorëzojë Shkodrën/ Austria-Ademit: Jemi në 2019, jo në 1913
9 Korrik 2019, 12:52Ambasadorit austriak Johann Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje.
-
Fino debat me Avokatin e Shtetit për pallatin e Bashës/ I kthehet edhe Ulsi Manjës: Mos ma drejto gishtin, nuk jam shoku yt
9 Korrik 2019, 12:49Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.
-
Doli kundër diplomacisë shqiptare për të respektuar Kosovën/ Meta në Sarajevë kërkon njohjen, debat me kryeministren serbe: Mos provokoni
9 Korrik 2019, 12:30Ndonëse diplomacia shqiptare anuloi pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës për shkak të trajtimit që iu bë Kosovës, kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e këtij Samiti ku i cili po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
-
Braçe: Punonjësit e administratës publike në 'sitë', ata që bëjnë punën do rrinë, të tjerët do ikin
9 Korrik 2019, 12:19Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,zv kryeministri Erion Braçe prezantoi raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se do nisë plotësimi i dosjeve për secilin punonjës bazuar në performancën e tyre dhe jo në ngjyrimet politike që ai përfaqëson.
-
Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi...nuk besoj se nuk do ta lirojë zyrën (VIDEO)
9 Korrik 2019, 12:09Valdrin Pjetri e pret një shtrëngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën që tashmë do t'i dorëzojë detyrën kryebashkiakut të ri të Shkodrës, më 13 gusht.
-
Një ditë pas protestës, shefja e OSBE-ODIHR një orë takim me Bashën në selinë blu (VIDEO)
9 Korrik 2019, 12:02Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth një orë, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
-
Rotacion në Policinë Ushtarake/ Xhaçka: E bindur që do vijojmë me të njëjtat rezultate
9 Korrik 2019, 10:09Nga sot në krye të Policisë Ushtarake do të jetë kolonel Altin Kurti. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i cila falënderoi kolonel Ekland Dautin i cili ka mbajtur më herë këtë detyrë.
-
Meta për 'Kathimerini': S'e lëshoj zyrën deri në 2022 edhe nëse më shkarkon parlamenti, e gjykon vetëm Kushtetuesja
9 Korrik 2019, 09:59Akuzat dhe sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama tashmë kanë kaluar përtej kufijve. Kreu i shtetit ka dhënë një intervistë për median greke 'Kathimerini' teksa e ka etiketuar Ramën, si shkaktarin kryesor të kësaj krize politike, që ka pushtuar vendin prej më shumë se katër muajsh.