Politikë

  • Qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në raportin e fundit të “Doing Business”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Parlamentit Ilir Meta gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin në Uashington DC.
  • Gjylameti i radhit Bashës “aftësitë”
    në 4 postet e tij më të rëndësishme 

    Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputetja socialiste tha se Basha si politikan ka mashtruar në të gjitha postet e rëndësishme që ka mbajtur, nga ministri Transporteve, i Brendshëm, i Jashtëm, e së fundi si kryetar Bashkie i Tiranës.  VIDEO

  • Fotolajm/ Zyrtarisht kryetari i PD!!
    Basha në poster gjigand si Hoxha 

    Një foto me përmasa kaq të mëdha sapo e sheh të sjell ndër mënd diktatorin Hoxha. Por këtu nuk jemi në një zyrë të Partisë Komuniste por në një të Partisë Demokratike, dhe ky në foto është kreu i të djathtëve Lulzim Basha.

  • Akuzat e PD-së,Tatimet: Punonjësit
    me konkurse, jo me tesera partie

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka quajtur shpifje akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se në administratën tatimore janë emëruar njerës me kërkesë të partive të koalicionit. Akuzave të Bashës për shkelje ligji i janë përgjigjur edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

  • Aksioni kundër informalitetit, Basha
    "Përpjekje për të mbuluar vjedhjet"

    Aksioni kundër informalitetit është luftë ndaj biznesit të vogël, ndërkohë që deputetët dhe ministrat e qeverisë po pasurohen. Kështu është shprehur këtë të shtunë në një konferencë për shtyp kryetari i opozitës Lulzim Basha.  VIDEO

  • Hetimi i dosjeve/ AKKP ndjekje
    penale për ish-drejtorin e Tiranës

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka nisur verifikimin e dosjeve të pronave që kanë probleme në dokumentacion si dhe kallëzimin penal për ish drejtuesit e agjencive. AKKP ka bërë të ditur dje se ka dërguar për ndjekje penale një ish punonjës të zyrës së hipotekës Tiranë, drejtorin e Agjencisë Rajonale të Tiranës, grupin e punës së Agjencisë si dhe trashëgimtarët e një sipërfaqe toke. 

  • DEBATET/ Topalli-Bashës: Disa
    kryetarë shitën zgjedhjet në 2013

    Analiza e zgjedhjeve/ Gazeta Shqiptarja.com zbardh debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD. Kritika mbi grupin parlamentar dhe drejtuesit lokalë. kërkohet rishikim i koordinatorëve në rrethe.

  • Projekti/ Kodi Zgjedhor, partia
     e parë merr plus 20 deputetë

    Nëse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike bien dakord për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjen e sistemit me “prim”, dy modelet të cilëve mund t’u referohen janë: sistemi zgjedhor i Greqisë dhe ai i Spanjës.

  • Meta në SHBA takon kongresmenin 
    Pittenger: Vlerësojmë partneritetin 

    Gjatë qëndrimit të tij në SHBA kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim të veçantë me kongresmenin, Robert Pittenger, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.Kongresmeni Pittenger vlerësoi partneritetin me shqipërinë. “E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni sot këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. 

  • Ristani: Tahiri pjesë e trafikut të
    drogës, u përgjua nga italianët

    Partia Demokratike ka akuzuar për të disatën herë Ministrin e Brendshëm të vendit Sajmir Tahiri se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në një deklarëtë për mediat sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani akuzoi ministrin se ka dekonspiruar informacionin e policisë italiane.  VIDEO

  • Debate në grupin e PD, përplasen
    deputetët me kryetarët e degëve

    Deputetet e Partisë Demokratike ndihen të përjashtuar nga kryetarët e rinj të degëve në rrethe, në procesin analitik të zgjedhjeve të 21 qershorit. Deputetët i kanë shprehur shqetësimin kryetarit Basha, se po krijohet një hendek në strukturat në bazë duke e bërë më të vështirë analizën e rezultatit zgjedhor. Kjo pakënaqësi e të vjetërve u shfaq në mbledhjen me dyer të mbylluar të thirrur nga kryetari Lulzim Basha

  • Veliaj: Të unifikojmë shoqatat e
    pushtetit vendor në një të vetme

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrw i pari hapin për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë kolegëve të tij të djathtë për të lënë mënjanë bindjet politike dhe për tu bashkuar në një front në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pushtetit vendor. I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, Veliaj, ka dalë me një propozim konkret, për të unifikuar shoqatat e pushtetit vendor në një të vetme.

  • Fleckenstein: Mos synoni integrimin
    në BE me një gjyqësor të korruptua

    Edhe pse Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm sa i përket prioriteteve për integrimin në Bashkimin Evropian, reforma në gjyqësor, e cila është kyçe në këtë proces, do të dojë vite për tu zbatuar. Kështu u shpreh në një intervistë për Deutsche Welle raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, ku foli edhe për mesazhet që ka marrë nga politika shqiptare gjatë vizitës që pati pak ditë më parë në vendint tonë.

  • Lu-kryebashkiakëve: Jo në
    punë me makina të shtrenjta 

    Ambasadori amerikan Donald Lu kritikoi krerët e bashkive për mënyrën se si i përdorin taksat e qytetarëve. Gjatë konferencës për qeverisjen vendore, diplomati i Shteteve të Bashkuara u shpreh se fondet duhet të përdoren për të mirën e banorëve dhe jo për makina luksoze. Lu vlerësoi kreun e Bashkisë Veliaj për mospërdorim të makinës luksoze Sipas tij, fondet rajonale të zhvillimit ndeshen me rrezikun e financimit të bashkive PS e LSI.  VIDEO
     

  • Nishani: Po përgjohet jeta private
    e imja dhe e familjarëve të mi

    Marrëdhëniet mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës nuk janë në ditët e tyre më të mira, po ashtu as situata në drejtësi, ekonomi dhe aktualitetin politik në vend.
    Në mes të gjithë këtyre, cili është roli i Presidentit? Çfarë mendon kreu i shtetit për reformën në drejtësi dhe për situatën në të cilën ndodhet politika e vendit? ​Këtyre dhe të tjera pyetjeve i'u përgjigj këtë të enjte vetë Presidenti Bujar Nishani

  • Propozimet e Bashës: Duhet 
    Dhomë Senati e më pak deputetë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dje paketën e tij për ndryshimet Kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor, të cilat parashikojnë ngritjen e Dhomës së Senatit dhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. 

  • Kuvend, deputetët nuk shkojnë në
    seancë, shtyhet sërish Kodi Rrugo

    Pas gjashtë orë debatesh ku diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës ishin të fokusuara në çështje jashtë rendit të ditës, deputetët e dy kaheve politike kanw miratuar me kompromis dy ligje.

  • Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës
    Bylykbashi:Do i drejtohemi Venecias

    Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti për testin e drogës dhe për këtë do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit Oerd Bylykbashi. Ndërkohë ky institucion ka dhënë përgjigje negative për një rast të ngjashëm në Gjeorgji.
     

  • Edi Rama: Shqipëria pjesë e
    programit të BE për refugjatët

    Me kthimin nga vizita zyrtare në Kinë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë. Shefi i qeverisë, i cili  mori pjesë gjithashtu në samitin emergjent të Brukselit për krizën e refugjatëve, tha se edhe vendi ynë është gati t’i bashkohet programit të BE-së dhe të bëhet mikpritës i një numri të caktuar migrantësh siarianë të cilët largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës

  • Berisha: Hetim për 500 mijë
    eurot që Ndocaj i dha Edi Ramës

    Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Këshillit të Mandateve, i cili sot vendosi t’i japë mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, të hetojë për 500 mijë euro që biznesmeni lezhjan i ka dhënë kryesocialistit Edi Rama. Berisha tha se kjo shumë e konsiderueshme parash është normale nëse ka shkuar për Partinë  Socialiste, por hodhi dyshimet se 500 mijë eurot mund t’i jene dhënë Ramës për oborrin e shtëpisë në Surrel.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv