Politikë

  • Formularët e vetëdeklarimit janë kthyer në një lojë të vertetë fjalësh mes dy forcave më të mëdha politike në vend.Mesditën e kësaj të diele Olta Xhaçka nga selia rozë i ka kërkuar demokratëve të japin llogari për zyrtarët e deputetët e tyre që rezultojnë me precedent të mëparshëm penal. Reagon PD-ja: Nusja e Partisë u keqpërdor sot nga Rama për të vënë shenja barazimi mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes.  VIDEO
  • Basha në Elbasan: 150 milion
    euro investime për bujqësinë

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takimin me banorët e rrethit të Elbasanit, ka premtuar rreth 150 milion euro investime dhe subvecione në infrastrukturë dhe bujqësi. Gjatë këtij takimi fermerët shprehën shqetësimin se kanë rreth 3 vite që nuk kanë marrë asnjë investim për bujqësinë, as subvencione, asgjë. Sipas tyre investimet e fundit në infrastrukturë dhe bujqësi, janë bërë që në kohën kur Basha ka qenë deputet. VIDEO

  • PD: Balili kontrollonte Transportet
    vartësi i tij Komisariatin e Sarandës

    Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se “Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale”. Ai tha se Saimir Tahiri del edhe një herë drejtpërdrejt i përfshirë në krim, në trafik droge. VIDEO
     
     

  • Sërish tension mes Azerbajxhanit e 
    Armenisë Gjiknuri: Rrezik projektet

    Komisioni i Shkencës në Asamblenë parlamentare te NATO-s është shoqëruar me tensione mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Teksa ata janë në konflikte për territore Azerbajxhani ka folur për projektin e gazifikimit TAP, duke u shprehur se disa vende e pengojnë. ​Kaq ka mjaftuar për të nxcitur tensione mes përfaqesuesve azerë dhe armenë. Ministri Gjiknuri deklaron se konfliktet mund të ndikojnë të projekti i gazifikimit TAP.  VIDEO

  • Kodheli: Gati për mision ndihme
    për emigrantët dhe kundër ISIS

    Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlamentare të NATO-s, fjalën kryesore e ka pasur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në deklaratën e saj përpara të pranishmëve ka folur kryesisht mbi sfidat me të cilat përballet sot aleanca, rreziqet kryesisht nga migrimi dhe terrorizmi, por edhe për kalimin nga regjimi i menaxhimit të krizave në atë të mbrojtjes kolektive, që nuk ka qenë i lehtë për këdo prej vendeve anëtare. Shqipëria, tha Kodheli "po shikon mundësinë e përfshirjes në operacionin anti-ISIS në terren dhe ka shprehur interesin e saj për tu përfshirë në operacionin detar të NATO-s në detin Egje për të ndihmuar krizat e migrimit" Duke folur për sigurinë në kufijtë e NATO-s, ministrja Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. VIDEO  FOTO
    Gjermanja: Shqipëria me dy fytyra 
    'Blindohet' kryeqyteti, masa sigurie

  • Dialogu, Basha paralajmëron
    anulimin e takimit me Ramën

    Pa kaluar 24 orë nga shprehja e gatishmërisë së ndërsjellë, befas janë zvetënuar sërish shpresat për realizimin e takimit Rama-Basha, për sheshimin e mosmarrëveshjeve për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar dje anulimin e takimit me kryeministrin Edi Rama, në shenjë solidarizimi me Sali Berishën. Berisha: Ja pse më përjashtuan

  • Vau i Dejës rrëzon kandidaturën
     e vetme për kryetar PS-je

    Pas Përmetit, Vau i Dejës bëhet bashkia e dytë në vend që rrëzon me votë një kandidaturë të Kryesisë së PS-së për drejtimin e degës së  partisë.  VIDEO

  • Zgjedhjet/ Paketë me propozime
    PAD: Komisionerë jo partiakë

    PAD, me anë të përfaqësuesit të saj, Eduart Abazi, i ka propozuar komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, një paktë me ndryshime në Kodin Zgjedhor

  • Nishani: Të mbështesim agjendat
    pa paragjykime etnike e fetare

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që organizohet në Sarajevë, mori pjesë së bashku me liderët e tjerë të këtij procesi edhe në Samitin 100, të bizneseve nga vendet e Evropës Juglindore ku ka thënë se axhendat duhet të mbështeten pa paragjykime etnike e fetare.

  • Terrorizmi e refugjatët, Meta takon
    Presidentin e Asamblesë së NATO

    Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e kësaj Asambleje, Kongresmenin Michael Turner ku është diskutuar për terrorizmin dhe krizën e refugjatëve.

  • Meta takon Asgarov: Të forcojmë
    bashkëpunimin ekonomik e tregtar 

    Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti Zv. Kryetarin e Parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit Ziyafat Asgarov në një takim dypalësh ku theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Azerbajxhanit mes dy vendeve.

  • Peleshi: Ligji i dekriminalizimit
    ekstrem e jo shumë kushtetues 

    Për zëvëndëskryeministrin Niko Peleshi, ligji i dekriminalizimit është ekstrem dhe madje jo shumë kushtetues.  VIDEO

  • Basha: Përjashtimi i Berishës nga
    Kuvendi cenon tryezën e dialogut

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas Bashës, përjashtimi i Berishës tregon krizën e rëndë ku gjendet kryeministri Edi Rama, i ndodhur pa argumente përballë akuzave të opozitës për lidhje me krimin e organizuar.  VIDEO

  • PD: Noka e Zeneli s'krahasohen
    me krimet e Roshit, Bushit e Prengës

    Pas deklaratës së zëdhënëses së kryesisë të PS, Elisa Spiropali, se PD hesht për vetëdeklarimet e deputetëve Flamur Noka e Alban Zeneli, të cilët dyshohet se kanë bërë burg, ka reaguar Partia Demokratike. 

  • Spiropali: PD hesht për Nokën
    e Zenelin, gënjyen në formularë

    Partia Socialiste reagoi sot përmes zëdhënëses së kryesisë, Elisa Spiropali, lidhur me vetëdeklarimet e deputetëve Flamur Noka e Alban Zeneli. Për dy deputetët e opozitës, PS pretendon se kanë gënjyer në formularët e vetëdeklarimit.

  • Përjashtimi i Berishës, PD vendos
     të bojkotojë 10 ditë Kuvendin

    Partia Demokratike vendosi sot bojkotimin e punimeve të Kuvendit me 10-ditë, pas përjashtimit me të njëjtin afat të ish kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.  VIDEO

  • Asambleja e NATO-s, Turner:
    Rrezik kërcënimi rus në Lindje 

    Kanë nisur punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Ky takim i nivelit të lartë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, që prej anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në prill të vitit 2009-ë. Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati çeli punimet e Asamblesë duke cekur sfidat aktuale të NATO-s që janë siguria dhe kriza e emigrantëve. Ai kërkoi zgjerimin e Aleancës me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO  VIDEO  FOTO

  • Nuk dorëzohet Koço: Kijeni
    të qartë, jam ende deputet

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka kthjelluar Koço Koëdhimën që të pranojë humbjen e mandatit të tij. Me tone të ashpra ai u është drejtuar gazetarëve në Vlorë, teksa e pyesnin se si ndihej që tani nuk ishte më deputet, duke ju thënë se vazhdonte të ishte ende i tillë.

  • Qëndrimi i PS për drejtësinë:
    Opozita të tërheqë draftin

    Që prej datës 23 maj kur komisioni parlamentar miratoi kapitullin e fundit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, kjo reformë ngelet pezull për mungesën e dialogut politik 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv