Politikë

  • Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka zbritur që herët në mëngjes në terren dhe ka drejtuar personalisht nisjen e aksionit nga Njësia 5 në zonen e ish-bllokut për të çliruar kryeqytetin nga zaptuesit. Veliaj dha një lajm të mirë për ata që çojnë fëmijët në çerdhe, ku bëri me dije se deri tani 10 firma kanë shprehur interes për “adoptimin” e çerdheve, vetëm një ditë pas apelit të tij. VIDEO
     
  • Silva Caka: Në LSI penalizohemi 
    nëse shkojmë në festë pa burrat

    Ajo është një nga ligjvënëset më të reja të Shqipërisë dhe kolegët burra nëpër korridoret e parlamentit, e pranojnë me konsensus si deputeten më të bukur, e jo më pak të zgjuar. 

  • Qeveri-President, 2 vite në krizë

    Kthimi i dy dekreteve të fundit për rishqyrtim në Kuvend, ai i ligjit për “Turizmin” dhe për “Arsimin e Lartë”, pritet të acarojë edhe më tej marrëdhëniet mes Presidentit dhe Qeverisë. Dy vitet e para qeverisëse të mazhorancës së majtë, kanë qenë të mbushura me polemika mes institucionit të Presidentit dhe shumicës që përbën Kuvendin, të cilat në jo pak raste kanë shkuar edhe deri në akuza të ndërsjella.

  • Tabaku: Në vitin 2011 PD e gjeti 
    Bashkinë e Tiranës me 80 mln $ borxh

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj Partisë Socialiste e cila denoncoi me anë të Ervin Bushatit gjendjen financiare me të cilën të majtët kanë gjetur Bashkinë e Tiranës. Sipas Tabakut, në vitin 2011 kur Bashkia e Tiranës u fitua nga të djathët u gjet me 80 milionë dollarë borxh dhe me vetëm 1.4 milionë dollarë gjendje.

  • Berisha: Rrobaqepësia në Librazhd 
    kushte skllavërie.Balla: Gënjeshtra

    Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një denoncim të një qytetari nga Librazhdi që denoncon rastin e një fabrike italiane që shfrytëzon punonjësit. Qytetari i shkruan Berishës se rrobaqepësia, ku Balla është i përfshirë në këtë investim, paguan punonjësit me rroga minimale dhe i trajton në kushte skllavërie.

  • PD: Shqiptarët e blejnë naftën
    sa finlandezët, danezët dhe suedezët

    Partia Demokratike duke marrë shkas nga një raport për çmimin e naftës, ku Shqipëria rendit e nënta me çmimin më të lartë, shprehet se kjo vjen kryesisht për shkak të taksës “Rama”. Koordinatorit Kombëtar për Ekonominë pranë PD-së, Mateo Spaho thotë se çmimi i lartë i naftës sjell efekt zinxhirë duke sjellë kosto shtesë për çdo produkt jetese.  VIDEO

  • PS,Bushati‏: Edhe Basha si Berisha 
    e kishte zhytur Bashkinë në borxhe 

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati  deklaroi se po ashtu se Berisha, edhe Basha ka ndjekur të njëjtin model në drejtimin e Bashkisë së Tiranës."Zhytu në borxh, se pastaj fiton kundërshtari e lë të merret ai me borxhet."- shprehet Bushati ndërsa flet për modelin e përdorur sipas tij nga Berisha e Basha. 

  • Dako memorandum bashkëpunimi
    me kryebashkiakun kinez të Shantou

    Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë Shantou të provincës Guangdong të Kinës, Zheng Renhao. Gjithashtu në përbërje të delegacionit kinez i kryesuar nga kryebashkiaku i Shantou ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj bashkie ndërkohë që delegacionin e shoqëronin edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë Jiang Yu si dhe një grup biznesmenësh kinezë.

  • Kthehet Arsimi, Nikolla: E zhgënjyer
    nga Nishani, u bë palë me opozitën

    “E zhënjgyer”! Kështu ndihet ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla përballë vendimit të presidentit Nishani për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e Arsimit të lartë. Përmes një deklarate për mediat, ministrja Nikolla thote se presidenti zgjodhi te mos degjoje zerin e ekperteve me te mire te fushes a dallime politike, por u me opozitën. 

  • Nishani ngel në klasë shumicën 
     i kthen ligjin për Arsimin e Lartë

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kthen mbrapsht qeverisë ligjin e ri të arsimit të lartë. Sipas Nishanit ligji cenon autonominë, rrit çmimin e arsimimit dhe ministri i merr kompetenca presidentit. Reagon ministrja Nikolla: Dekreti i presidenti ishte zhgënjyes  VIDEO

  • 'Financat', Basha:25 milionë dollarë
    në xhepat e hajdutëve me çizme

    Pas publikimit të raportit të Ministrisë së Financave ku paraqitet një situatë e rënduar e të ardhurave në buxhetin e shtetit për muajin Korrik, ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

  • Debati për anulimin e vizitës së
    kreut të sigurimit grek në Tiranë

    Kreu i Shërbimit Sekret Grek anulon vizitën. Kuvendi, zbardhet mbledhja e fundit e konferencës së kryetarëve, debat për krizën në Greqi.  VIDEO

  • "Krisja" PS-LSI, Pëllumbi: Eshtë 
    thashethem, Isaraj: I paguar nga media

    Pavarësisht fryrjes së debatit mediatik i cili flet për një krisje mes Ramës dhe Metës, asnjë prej eksponentëve të kësaj partie nuk konfirmon shenja të kësaj ftohjeje mes dy partive kryesore të koalicionit qeverisës.

  • Aleatët Rama-Meta, 10 pikat
    e debatit, nga Tatimet te vota

    Mediat, thuajse e të gjitha krahëve nuk kanë reshtur së shkruari për një ftohje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Metës, dy liderëve kryesorë në qeverisjen e majtë. Si nisi "saga" e lajmeve per "divorcin" PS-LSI, testi ndaj PD per nje koalicion me PS. Perplasjet pas zgjedhjeve, kerkesa e LSI per Drejtorine e Tatimeve.  VIDEO

  • Spaho: Kemi fakte për vjedhjen e
    votave,në Shtator nisim protestat 

    Kauza e blerjes dhe vjedhjes së votës, do të nxjerrë demokratët në protesta në Shtator. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për A1 Report, deklaroi se janë mbledhur fakte që dëshmojnë akuzat e demokratëve.  VIDEO

  • PD:41-vjeçarja që tentoi vetëvrasjen
    pjesë e tragjedisë që sjell kjo qeveri

    Partia Demokratike ka reaguar mesditen e sotme në lidhjen me rastin e 41-vjeçares nga Burreli e cila kërcënonte me vetëflijim për shkak se sipas saj e kishin larguar nga puna për bindje politike. “Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.”-deklaroi zëdhënësja e PD, Orjela Nebija.  VIDEO

  • Veliaj: Doni që atje ku pula ha gurë
     të paguhen taksa sa në Tiranë?!

    Këshilltarët e djathtë shprehën qëndrimin e tyre kundër taksimit të diferencuar, duke thënë se edhe qytetarët e ish-komunave që i janë bashkuar Bashkisë së madhe të kryeqytetit duhet të paguajnë taksa e tarifa të njëjta me ato që paguan një qytetar dhe biznes i Tiranës

  • Peleshi: Rishohim lejet në qytete 
    historike, 14 bashki janë korrekte

    Në tre qytetet që janë qendra historike, Krujë, Berat dhe Gjirokastër do të rishikohen të gjitha lejet e ndërtimit si dhe do të ketë një periudhë ngrirje për lejet e reja. Kështu ka deklaruar nga Korca zv.kryeminstri Niko Peleshi. Sipas tij 14 bashki në të cilat nuk janë konstatuar abuzime, do të vijojnë të japin leje deri në shtator. Ndërsa për 26 të tjera do të ketë pezullim deri në një fazë të dytë.  VIDEO

  • OSHEE forcon kontrollet në bregdet:
     Mblidhen 60 mijë dollarë detyrime

    Kompania energjetike, OSHEE ka zhvendosur një pjesë të punonjësve të saj në zonën e bregdetit, për t’i dhënë mbështetje agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë. Drejtoresha e  Divizionit Tregtar në OSHEE,  Albana Ferraj bëri me dije nga Durrësi se gjatë operacionit në Shkodër janë grumbulluar mbi 60 mijë dollarë detyrime të prapambetura.

  • Ftohje me Berishën, Lulzim Basha 
    "Protestat e opozitës i udhëheq unë"

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se do të udhëheqë protestat e opozitës në shtator dhe përgjatë gjithë vjeshtës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv