Politikë

  • Partia Demokratike ka përshëndetur ftesën për anëtarësim në Nato, të Malit të Zi. Ajo ka theksuar se kjo ftesë është një përmbushje e vizionit të një Europe të bashkuar.
  • Meta- Singhammer: Shpresojmë
    në hapjen e negociatave në 2016

    Në kuadër të vizitës disaditore në Gjermani, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me Zv/presidentin e Parlamentit Gjerman Johannes Singhammer. Meta është shprehur se Shqipëria është e vendosur të pëmbushë të gjitha rekomandimet e Progres Rapotit të Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hap negociatat për anëtarësim

  • Bushati në Ministrialin e NATO-s:
    Ndihmojmë Afganistanin edhe në 2016

    Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur nga Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Afganistanit në vitin 2016. Po ashtu, ai ka folur edhe mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe mënyrën sesi duhet të evitohet rreziku që tashmë ka hyrë brenda saj. 

  • Mali i Zi në NATO, Meta: Vlerë
    për stabilitet, siguri e demokraci

    Tiranë - Pas Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati edhe Kryeparlamentari Ilir Meta ka përshëndetur ftesën për anëtarësim të Malit të Zi në NATO. Ai e konsideron këtë ftesë si një vlerë për stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë.

  • Dhjetoristët nga Gjirokastra: Kjo 
    protestë e ngjashme me atë të ’90

    Gjirokastër - Dhjetoristët e ’90 e konsiderojnë këtë Dhjetor si të ngjashmin me atë të fillimit të më shumë se dy dekadave më parë. Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ata i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestën e 8 Dhjetorit, për një Shqipëri si gjithë Europa.

  • PD-LSI bashkojnë votat në Durrës 
    shtyhet vendimi për taksën e ujit

    Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dje në Këshillin Bashkiak të Durrësit, kundër Partisë Socialiste, për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë diskutimit të vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifës me 20%, këshilltarët e dy krahëve të ndryshëm politik, PD dhe LSI, e kundërshtuan atë. PD votoi kundër, ndërsa LSI abstenoi.

  • 8 dhjetori, Çollaku: Nëse qeveria
    na dhunon, PD do përdorë forcën

    Ndryshe nga marshimet që demokratët kanë mbajtur kundër politikave të qeverisë së majtë që sipas tyre kanë varfëruar vendin, 8 dhjetori nuk përjashton skenarin e dhunës. Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se opozita është e përgatitur t'i përgjigjet me dhunë nëse qeveria do të tregoje forcen ndaj protestuesve

  • Ftesa nga NATO për Malin e Zi
    MPJ: Rëndësi gjeostrategjike

    Tiranë - Menjehrë pas bërjes zyrtare të ftesës së Organizatës së Atlantikut të Veriut, NATO, ndaj Malit të Zi, Tirana zyrtare ka përshëndetur vendimin. Ministria e Punëve të Jashtme e ka konsideruar ftesën si një rëndësi gjeostrategjike.

  • Tre konventat e fundit për kreun
    e FRPD, diferenca me 200 vota

    Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë hyrë në fazën vendimtare, teksa kanë mbetur vetëm 3 Kuvende zgjedhore deri në përfundim të garës. Gazeta Shqiptarja.com publikon rezultatet e tre kandidatëve në 17 degët ku u zhvilluan votimet. 

  • Meta: Shqiptarët të shfrytëzojnë
    punësimin e ligjshëm në Gjermani

    Kreu i Kuvendit Meta tha në një takim me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, Ansgar Heveling se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për punësim të ligjshëm në Gjermani të qytetarëve shqiptarë.Meta diskutoi me Heveling progres raportin, krizën e refugjatëve, reformat që po bën Shqipëria në drejtësi e më gjërë si dhe bashkëpunimin dy palësh

  • ​Buxheti i vitit 2016, Vasili: Kemi
    kritika, s'do kushtëzojmë me votë

    Ndonëse do të mbështes me votë pro projektbuxhetin e vitit 2016, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së sugjeruari që ai të jetë sa i qëndrueshëm dhe efikas. Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së tha se, pavarësisht kritikave që ky projektbuxhet mori në komisionet parlamentare, sidomos për shëndetësinë, LSI nuk do ta kushtëzojë votën e saj.

  • Basha nga Durrësi: Më 8 dhjetor
    përgjigje Ramës, po kërcënohet liria

    Durrës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Durrës, nga ku ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 8 Dhjetor të protestojnë kundër tiranisë, korrupsionit dhe krimit.

  • Rama mbledh koordinatorët e PS:
    Nuk ka shtyrje, Kongresi në jana

    Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në muajin janar, ashtu siç ishte përcaktuar në Asamblenë e kësaj partie. Ky vendim është marrë këtë të martë në tryezën që kryeministri Edi Rama zhvilloi me koordinatorët në selinë e PS. Gjatë takimit, përveç Kongresit, është diskutuar edhe për ristrukturimin e Partisë Socialiste.  FOTO

  • Sherret për FRPD, Basha: Kush më 
     përdor emrin, s'meriton asnjë votë

    Kryetari i Partisë Demokratike i ka tërhequr “veshin” dje tre kandidatëve në garën zgjedhore për kryetarin e ri të Forumit Rinor, që të mos përmendin emrin e tij apo të zyrtarëve të tjerë të PD, tek strukturat rinore, si në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat. 

  • ​Konventa e FRPD, Ervin Salianji fiton
    në Elbasan, por ende kryeson Këlliçi

    Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Elbasan është fituar nga kandidati Ervin Salianji. Nga 325 të rinj demokratë të Qarkut të Elbasanit të cilët morën pjesë në kuvendin e FRPD, në përfundim të numërimit të votave, Ervin Salianji mori 159 vota. Pas tij, i dyti doli Belind Këlliçi me 107 vota, ndërsa e treta, Oriela Nebijaj me 59 vota.

  • Ndocaj:Të largohet prefekti Lezhës
     nuk njeh ligjet dhe kushtetutën

    Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj kërkon shkarkimin e prefektit të Lezhës Altin Jaku. Sipas Ndocajt prefekti i ka shkelur kushtetutën duke shpërfillur ditën e shpalljes së pavarsisë. Në një reagim për mediat Ndocaj tha se asnjë përfaqsues i prefektures nuk mori pjesë në ngritjen e flamurit.  VIDEO

  • Basha në Elbasan: Buxheti 2016
    dëshmi e përkeqësimit ekonomik

    Nga Elbasani ku mori pjesë në konventën e 16 të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryedemokrati, Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë Rama. Sipas tij projektbuxheti i vitit 2016 është dëshmi e pëkeqësimit të gjendjes ekonomike. Për këtë Basha thotë se është koha që të rinj më 8 dhjetor t'i japin fund së keqes.

  • Dekriminalizimi, Rama: Flasim
    me fakte pas miratimit të ligjit

    Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të hënë nga qyteti i Beratit gjatë aktivitetit "Të pastrojmë më tej Shqipërinë" se reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria kanë nevojë për shtysë të mëtejshme. Kreu i qeverisë duke folur për ndryshimet në Policinë e Shtetit në dy vjet, tha se me miratimin e ligjit të dekriminalizimit do të mësoeht se kush e kriminalizoi politikën. “Do votohen ndryshimet kushtetuese dhe do flasim pastaj, me fakte dhe do të shikojmë se kush do jenë ata, ku janë ata kriminelët që do kapë ligji, të kujt janë”, u shpreh Rama.  VIDEO

  • Medalje ish-sigurimsave, PD
    "U dekoruan xhelatët e Hoxhës"

    Partia demokratike dënon ashpër vendimin e qeverisë për të dekoruar fuksionarë të ish sigurimit të shtetit një vit më parë në 70 vjetorin e çlirimit të vendit. Nga selia e Partisë Demokratike kreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh se Rama ka shpërndarë medalje personave të cilët kanë vrarë pa gjyq gjatë diktaturës komuniste. Reagon kryeministria: Medaljet janë dhënë vjet.   VIDEO

  • Debati për listën e 2017-ës
    degët përplasen me strukturat

    Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës ka nxjerrë në pah skenarët brenda Partisë Demokratike, të cilët lidhen me një rikonceptim të mundshëm të degëve lokale, propozime këto të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, atij Organizativ, Eno Bozdo, të Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli dhe të deputetit Genc Ruli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv