Politikë
-
Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re. Gjatë takimit Meta vuri në dukje se Kina përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin. 19 Maj 2015, 16:07
-
Padia për shpifje, Rama s'tërhiqet
19 Maj 2015, 15:44
Paloka: Ti je i lidhur me krimin!Pas padisë për shpifje në Gjykatën e Lartë ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, kryeministri Rama ka kërkuar këtë të martë nëpërmjet avokates së tij në seancën e konkluzioneve dënimin penal të Palokës. Ndërsa ky i fundit u shpreh se ai nuk ka akuzuar Edi Ramën si individ por si kryeminsitër dhe kjo nuk përbën vepër penale.
VIDEO -
PD, Topollaj: Veliaj ka mashtruar
19 Maj 2015, 15:30
kur premtoi 40000 vende punePartia Demokratike ka akuzuar sërish sot kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës se ai ka mashtruar qytetarët kur u ka premtuar se do të hapte 40000 vende pune. Akuzat i ka bërë kandidati për këshill bashkiak i bashkisë së Tiranës Fabian Topollaj.
VIDEO -
PS, Bushati:Me dështimet e Bashës
19 Maj 2015, 14:46
bëjnë gallatë dhe kandidatët e tijDeputeti socialist Ervin Bushati ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës e njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike se ai është i vetmi që po lejon kandidatin e tij të bëjë gallatë me dështimet.
VIDEO -
Meta: Deklarata e Erdogan për Gulen
19 Maj 2015, 12:57
s’ka lidhje me raportet tona historikeKryetari i Kuvendit Ilir Meta tha sot se deklaratat e presidentit Erdogan për mbylljen e shkollave të ish-aleatit të tij Fetullah Gulen në vendin tonë, nuk kanë lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.
VIDEO
Nga bashkëpunëtorë në armiq si lindi “lufta” Erdogan-Gulen
Nikolla: Shkollat e Gulen nuk do mbyllen, plotësojnë standardet!
Muçaj: Mbyllja e ‘Gylen’ në Shqipëri s'është kusht i Turqisë për investimet -
KQZ ripërsërit shortin për numrin
18 Maj 2015, 22:00
rendor të partive në fletë votiminKomisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore nr. 21, të paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë me objekt, "Kundërshtimin e Vendimit nr. 55, datë 13.05.2015, të KZAZ nr. 15, Qarku Lezhë". KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës.
-
Hahn: Zgjedhjet vendore do kenë
18 Maj 2015, 16:09
ndikim në procesin e integrimitZgjedhjet lokale të 21 qershorit do të kenë ndikim sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu deklaruan komisioneri për zgjerim në BE Johannes Hahn si dhe ministri i jashtëm i Letonisë Edgars RINKEVICS, në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.
-
Xhaçka: Basha nuk di të investojë
18 Maj 2015, 14:11
për Tiranën, të ikë më 21 QershoPremtimi për rritjen e cilësisë së jetës në lagjet e Tiranës dhe mungesa e investimeve publike kanë qënë objekti reagimit të sotëm të deputetes socialiste Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ndaj kryebashkiakut Basha
VIDEO -
Athinë-Tiranë tension për “Detin”
17 Maj 2015, 16:43
Refuzohet vizita në ShqipëriGazeta greke ‘To Vima’ në një shkrim me titull “Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon” thekson se shefi i diplomacisë greke pas notës së protestës nga Tirana ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e SEECP-as.
VIDEO -
Eurodeputetja për A1 Report:Lini
17 Maj 2015, 16:27
ndasitë, jo më 'Kumanovë' e dytëPër Parlamentin Europian, Ballkani e ka të qartë perspektivën integruese në Bashkimin Europian, por më parë duhen të plotësohen disa kushte. Në një intervistë për A1Report, eurodeputetja Michela Giuffrida bën thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit për të mos humbur integrimin.
VIDEO -
PD, Patozi: Qeveria nisi reprezalje
17 Maj 2015, 11:25
policore në Vorë nga frika e humbjesNë një dalje për mediat deputeti Astrit Patozi ka akuzuar qeverinë se në Bashkinë e Vorës, qeveria e ka të sigurtë humbjen e për këtë shkak ka nisur një reprezalje policore ku janë shtuar së shumti rastet e incidenteve të dhunës për motive politike.
-
Duma me invalidët: Strehimi juaj
17 Maj 2015, 10:34
me prioritet, shtëpi kush ka nevojëKandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me anëtarët e shoqatës së invalidëve në qytet të cilët kërkuan vëmendjen nga bashkia duke thënë theksin tek strehimi.
VIDEO -
Rama: Kandidatët e PD duhen
17 Maj 2015, 08:44
ruajtur me qen, prishin rendinKryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin prezantues në Pogradec për kandidaten e majtë Diana Mile.
-
Lulzim Basha rikthehet në Tiranë
17 Maj 2015, 07:40
pas 1 muaji, Kosova: Jep llogari!Lulzim Basha, kryetari i PD, njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi i kanë rënë kryq e tërthor Shqipërisë, pasi i ka ardhur rreth e rrotull kryeqytetit, më në fund ka zbarkuar në Tiranë, në takimin e kandidatit të opozitës për kryeqytetin me qytetarët.
VIDEO -
Rama e Meta takojnë në Pogradec
16 Maj 2015, 22:59
Menduh Thaçin e Ali AhmetinKryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Bushati janë takuar sot në Pogradec me krerët politikë të partive shqiptare Maqedoni.
FOTO -
Rama: Nuk e njoh Gjergjin, Mero:
16 Maj 2015, 22:49
Shpërfillje nga trillimet e gjuha fyeseMenjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Korça se nuk e njihte kandidatin e së djathtës Gjergji Mero, ka reaguar ky i fundit përmes një deklarate për mediat. Në deklaratën e tij Mero shkruan se ndien vetëm shpërfillje nga trillimet dhe gjuha fyese që është përcjellë para mësonjëtores.
-
Halim Kosova në sheshin ‘Nënë
16 Maj 2015, 19:19
Tereza’: Ti themi mjaft ‘MJAFTIT’Kandidati i të djathtës për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në një takim me banorët e Tiranës në sheshin 'Nënë Tereza' u shpreh se tashmë ka ardhur koha që ti themi mjaft 'MJAFTIT'. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha tha se mundësia më e mirë për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm është që të votohet Halim Kosova
-
Veliaj: Luli theu moratoriumin
16 Maj 2015, 18:56
e qeverisë për lejet e ndërtimitKandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës ka vijuaer sot takimet e radhës me votuesit e kryeqytetit. Erjon Veliaj takoi ambientalistët në kodrat e liqenit Artificial ku diskutoi për hapësirat e gjelbërta dhe tha se kreu aktual i bashkisë ka thyer moratoriumin e qeverisë duke dhënë leje ndërtimi për një pallat tek Diga e Liqenit
VIDEO -
PS-LSI prezanton Filon në Korçë
16 Maj 2015, 18:19
Rama:PD ka kandidat pa programKrerët e mazhorancës kanë shkuar sot në Korçë për të prezantuar aty kandidatin e ASHE për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filon. Kryeministri Edi Rama tha se qytetaret jo vetem ne Korçë por edhe në gjithë vendin duhet të votojnë kandidatët e së majtës pasi kandidatet e djathtë nuk kanë asnjë plan konkret për qeverisjen e njësive vendore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 18 muajt e qeverisjes së të majtëve për Bashkinë e Korçës është bërë shumë më tepër nfga sa ishte bërë më parë dhe se në 4 vitet e ardhshme, kryetari i basjkisë do të bëjë edhe më shumë.
VIDEO -
Frroku publikon status në Facebook
16 Maj 2015, 18:02
nga qelia e burgut: Jam një UltrasMark Frroku, edhe pse momentalisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, është gjendur më pranë ndjekësve të tij ditën e sotme nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Frroku shprehu mbështetjen e tij absolute për skuadrën e Tërbunit, që pritet të luajë sot në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë.