Politikë

  • Vendimin e Komisionit të Sigurisë për të mos e thirrur ministren të dëshmojë për këtë akuzë të ish-paraardhësit të saj, Imami, Berisha e ka konsideruar si një frikë të Kryeministrit Rama nga transparenca dhe pohim në heshtje të akuzave.
  • Sandër Lleshi: FA nuk duhet
    të përfshihen në debate politike

    Përfshirja e Forcave të Armatosura në debate politike është quajtur si një veprim jo i drejtë nga eksperti ushtarak dhe këshilltari i kryeministrit për Çështjet e Sigurisë Sandër Lleshi. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në studion e “A1 Report”, Lleshi theksoi rëndësinë që Forcat e Armatosura të mos përfshihen në çështje politike.

  • Braçe: S'ka trafik droge nga FA
    ja 'sekreti' që SHISH i dha PD-së

    Deputeti Braçe ka dijeni për dokumentin “sekret” të kryetarit të SHISH-it Visho Ajazi duke theksuar të kundërtën e saj që pretendohet nga PD-ja. Ai sqaron se dyshimet për trafik droge janë ndaj ish-ministrit Imami, për të cilin ministrja Kodheli ka kërkuar të verifikohen dyshimet.

  • Basha-Metës: Jeton në planet
    tjetër, s’përgjuam sms e Tahirit

    Medalja në gjoksin e Tahirit sipas fjalëve të djeshme të Ilir Metës, ka shërbyr si arsye për kryetarin e PD, që të akuzojë kryeparlamentarin si njeri që jeton në tjetër planet. Basha sqaroi se skandali me sms e Ministrit Tahiri është prova që tregon realitetin ku ndodhet siguria dhe rendi dhe jo prova se demokratet përgjojnë qeverinë.

  • Siguria rrëzon opozitën: Kodheli nuk
    do të raportojë për Gërvenin dhe FA

    Komisioni i Sigurisë rrëzon dy kërkesat e opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Kërkesa e tyre e parë ishte për riatdhesimin e kundëradmiralit, Kristaq Gërveni dhe e dyta për raportimin në lidhje me akuzat se strukturat e Forcave të Armatosura janë përfshirë në trafikun e drogës. VIDEO

  • PD: Qeveria e përfshirë në trafikun
    e drogës. Lutaj: Sulm i padrejtë

    PD ka hedhur sot akuza se struktura të qeverisë po bashkëpunojnë me kriminalitetitn dhe trafikun e drogës. Pas akuzave ka reaguar deputeti i PS, Piro Lutaj, duke i cilësuar të pavërteta këto akuza.

  • Bashkia e Tiranës: Rama zhblloko
    buxhetin sepse nuk ka më varreza

    Bashkia e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të zhbllokojë buxhetin e bashkisë, duke dhënë lajmin se si rezultat i bllokimit të tij, sipas bashkisë nuk ka më hapësirë për të kryer varrime.

  • Kukësi, 2 ditë qendër e kombit
    "Imitohet" eksodi kosova

    Për dy ditë me radhë, përkatësisht sot dhe nesër Kukësi do të jetë kryeqendër e të gjithë shqiptarëve. Kujtesë me koncerte, ekspozitë, panaire. Rama-Thaçi pjesëmarrës. Miqësore futbolli Kukësi-Mitrovica. Risia e organizimit: Do ngrihen kampingje të improvizuara me çadra.

  • Opozita bllokon emërimet e KD në
    RTSH, Peza: Zvarritet ristrukturimi

    Komisioni i Medias mbylli seancën e sotme duke mos vendosur për emrat e Këshillit drejtues të RTSH-së, për shkak se opozita sërish nuk solli listën e propozimeve prej 20 emrash.

  • Dy padi të reja për Imamin
    abuzim me përgjimet e SHIU-t

    Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në prokurori një padi të re ndaj ish-ministrit Arben Imami, ish-shefin e Shtabit Xhemal Gjunkshi dhe ish-kreut të SHIU-t Ylli Zyla. Më padi theksohet se Forcat Ushtarake të Shqipëriseë janë vendosur nën funksionin e PD-së për fushatën elektorale.

  • Hoxha: Koordinatorët-doganierë të
    Bashës po bëjnë selektimet në PD

    Ish-deputeti i Kukësit, Fatos Hoxha, ka ngritur sot pikëpyetje të mëdha mbi të ashtuquajturit koordinatorë të Bashës, që janë shfaqur në këtë prag zgjedhjesh në Parti. Ata janë ish-drejtues doganash, zyrtarë me dosje në prokurori, zyrtarë të "kapur' dhe të përdorur etj.

  • Naço: KLD bën qoka, me rastin
    e Ina Ramës shkeli hapur ligjin

    Ministri i Drejtësisë shprehet se KLD ka mungesë efiçence, duke shtruar si nevojë urgjente reformën në sistemin e drejtësisë. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i Drejtësisë tha se “KLD në disa raste bën qoka të deklaruara”, ndërsa inkurajon këtë institucion të futet në rrugën ligjore. Për rastine e ish-kryeprokurores Ina Rama e cila ka paditur sot KLD për mosemërim në Gjykatën e Apelit, Naço tha se "Rasti është shkelje e hapur e ligjit nga KLD".

  • Berisha i kërkon Llallës të devijojë
    hetimet: Lër Imamin, heto Ramën

    Ish-kryeministri Berisha po i gjendet në krah në ditë të vështira, ish-Ministrit të tij të Mbrojtjes, Arben Imami, duke përforcuar akuzën e këtij të fundit se bazat ushtarake po përdoren për transportin e drogës nga qeveritarët e sotëm dhe kërkuar hetimin e Kryeministrit.

  • Kukësi përgatitet për mbledhjen e
    përbashkët të 2 qeverive Rama-Thaçi

    Qeverisja vendore në Kukës vlerëson se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Rama-Thaçi që do të mbahet në 16 prill në këtë qytetet do të jetë një rilindje për jetën e qytetarëve të qarkut të Kukësit. VIDEO

  • Rama: Në shkolla, jo llaç e tulla
    por rrjet kombëtar dixhitalizimi

    Kryeministri Edi Rama u ka njoftuar sot krerëve të Arsimit në rrethe se Qeveria e ka financuar të gjithin, duke e vlerësuar shumë,  projektin e inovacionit për gjithë sistemin arsimor parauniversitar. Pra, do të investohet në gjithë shkollat e Shqipërisë për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale. VIDEO

  • Meta: Sms, përgjegjshmëri e Tahirit
    PD bën opozitë nga "vrima e çelësit"

    Kryeparlamentari dhe njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta, në një dalje për mediat, foli rreth çështjeve më të rëndësishme në vend. Vëmendje të veçantë mori edhe mesazhi i ministrit Tahiri i zbuluar nga opozita, duke e cilësuar këtë gjest si një shenjë përgjegjshmërie nga ana e ministrit, ndërsa akuzoi PD se po bën një opozitë siç tha ai “nga vrima e çelësit”.

  • Letra e Kodhelit, PD: Urdhër ndaj
    Llallës, Meta: Lini dallimet politike

    Pas letrës që ministrja Kodheli i dërgoi kryeprokurorit Llalla për të hetuar akuzat ndaj Forcave të Armatosura, Partia Demokratike kërkoi seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes në Komisionin e Sigurisë. Noka tha se letra e Kodhelit ishte urdhëruese ndaj Prokurorit të Përgjithshëm për të mbrojtur FA. Reagon Meta: Përmbahuni ndaj dallimeve të forta politike, kontribuoni për sigurinë kombëtare.

  • Reforma territoriale, Meta: Ka një
    afat, opozita i ka të gjitha kushtet

    Kreu i LSI-së dhe i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, opozitës i janë ofruar të gjitha kushtet për të qenë të barabartë për reformën territoriale, por ama ka një afat të caktuar për përfundimin e saj. Deklarata u bë nga selia e LSI-së, në një konference për median.

  • Rama në Katar, bashkëpunime në
    punësim dhe në transportin ajro

    Kryeministri Edi Rama u takua sot me Emirin e Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e turizmit dhe bujqësisë, si dhe bashkëpunim në fushën e transportit ajror, ku “Qatar Airways” është një nga linjat kryesore në këtë sektor. (Në foto kryeministri Rama dhe ministri Bushati me krerët e shtetit të Katarit gjatë nëshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit.)

  • Basha: Nëse reforma territoriale
    bëhet e njëanshme, ka protesta

    “Bërja e kësaj reforme në mënyrë të njëanshme do të sjellë reagimin tonë". Deklarat u bë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në takimin për reformën territoriale që u zhvillua mes drejtuesve të pushtetit vendor të të zgjedhurve të djathtë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv