Politikë
-
Konferenca, organizim i përbashkët i Partisë Socialiste Evropiane (PES), në bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë. 3 Prill 2018, 18:18
-
Kodi i ri i Etikës, deputetët duhet të spiunojnë njëri-tjetrin për ngacmimet seksuale
3 Prill 2018, 17:59Politika shtrëngon rregullat e sjelljes parlamentare, duke ndaluar ngacmimin seksual mes deputetëve dhe përdorimin e drogërave apo alkoolit. Report TV siguron draftin e final të dakordësuar të Kodit të Etikës së Deputetëve.
-
PD-LSI nisin të enjten mosbindjen civile, bllokohen 4 akset kryesore në Tiranë
3 Prill 2018, 17:30Vetëm një ditë pasi opozita nisi përgatitjet e aksionit kundër qeverisë Rama, duke paralajmëruar mosbindje civile, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetët e djathtë, kryetarët e bashkive dhe disa krerë të degëve në selinë blu.
-
Arrestimet e protestuesve, Këllici: Rama prangos qytetarët, mbron hajdutët me kollare
3 Prill 2018, 17:29Kreu i FRPD, Belind Kellici ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, lidhur me arrestimet “barbare” të protestuesve kuksiane, siç e quan ai.
-
'45 minuta', Vasili: Nuk bojkotojmë Kuvendin, protestat në të gjithë vendin
3 Prill 2018, 17:10Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në "45 minuta" ka deklaruar se opozita nuk ka vendim për bojkotin e Kuvendit, por nisjen e një stine protestash në gjithë vendin me karakter ekonomik.
-
Rama 1 orë takim me Thaçin në Tiranë, në fokus zhvillimet e fundit mes dy vendeve
3 Prill 2018, 16:58Presidenti Hashim Thaçit ndodhet në Tiranë për një vizitë jo zyrtare. Për rreth 60 minuta, Thaçi ka zhvilluar një takim në ambientet e jashtme të një lokali me kryeministrin Edi Rama.
-
Mosbindja civile, Basha: Refuzoni taksat, Rama s’mund të arrestojë të gjithë popullin
3 Prill 2018, 16:45Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, kreu demokrat kërkoi nga qytetarët të mos paguajnë taksat e rritura, ndërsa kërkoi edhe lirimin e 23 protestuesve të arrestuar për dhunën në “Rrugën e Kombit”.
-
Këshilltari i PD- Bashës e Kryemadhit: S’po e ndiqni hapin opozitar, digjni mandatet
3 Prill 2018, 16:43Këshilltari i djathtë në këshillin e Bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, ka sulmuar opozitën, teksa shprehet se ajo nuk arrin të nxisë zemëratë popullore kundër Ramës, por as nuk e ndjek dot hapin opozitar të shqiptarëve.Ai kërkon djegie mandatesh.
-
Protesta, Patozi-Ramës: Mbaje vath në vesh, nuk je, as i fortë dhe as i pamposhtur
3 Prill 2018, 14:56Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratave të Ramës për protestën dhe protestuesit në Kalimash pak ditë më parë kundër tarifës.
-
Taksa në Rrugën e Kombit, Tabaku: Antiligjore, qeveria të mbrojë interesin e qytetarëve
3 Prill 2018, 14:52Taksa që qeveria ka vendosur për Rrugën e Kombit ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta midis politikanëve.
-
Dokumenti/ Kërkesa e Haxhinastos, konsulenti i sugjeroi skenarin më të shtrenjtë për “Rrugën e Kombit”
3 Prill 2018, 14:51Në dokument dëshmohet se qeverisë së mëparshme i ishte këshilluar skenari nr.3 për tarifen 8-9 euro për kalimin në “Rrugën e Kombit”
-
Thirrja për mosbindje, Balla: Basha i papërgjegjshëm, në fund të karrierës
3 Prill 2018, 13:04Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka dënuar thirrjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile, ndërsa e ka cilësuar si të papërgjegjshëm.
-
“Mosbindje” deputetët e PS: Thirrja e Bashës, antikushtetuese! Do ta japim përgjigjen
3 Prill 2018, 11:26Deputetët e Partisë Socialiste i kanë cilësuar si antikushtetuese dhe banale thirrjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile.
-
Përçahet opozita, deputeti i LSI: Jam kundër mosbindjes civile
3 Prill 2018, 10:53Pavarësisht mbledhjes së përbashkë të dy grupeve parlamentare mbrëmë dhe vendimit për mosbindje civile, PD dhe LSI nuk janë të unifikuar në qëndrimin e tyre.
-
Mosbindja civile nga opozita, Rama: Duan të djegin rrugën europiane të Shqipërisë
3 Prill 2018, 09:56Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas thirrjes së opozitës së bashkuar PD-LSI për mosbindje civile. Rama deklaron se veprimet e opozitës kanë dy qëllime, të pengojnë integrimin dhe t’i ikin drejtësisë së re.
-
Bashkia Kamëz/ Xhelal Mziu 12 tendera të dyshimtë, 7 i marrin 2 persona
3 Prill 2018, 07:19Loja me procedurat /Tenderat u zhvilluan pa garë, fituan kompanitë me ofertën më të lartë dhe u skualifikuan të gjithë konkurrentët në mënyrë të çuditshme. Kryebashkiaku i PD u arrestuar në 2013 për abuzime me fondet, por i shpëtoi dënimit
-
Braçe i zbulon Bashës një sekret për shtëpinë në të njëjtën rrugicë: Do paguash 'si Çeçua'!
2 Prill 2018, 23:08Pas thirrjeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për mosbindje civile dhe mos pagim të taksave ka ardhur reagimi i parë nga radhët e socialistëve. Deputeti Erjon Braçe shkruan në ‘Facebook’ se Basha dhe Kryemadhi do të paguajnë 'si Çeçua' taksat
-
Spaho zbulon planin e opozitës për mosbindje civile: Bllokim rrugësh, institucionesh e Kuvendi
2 Prill 2018, 21:23Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, Edmond Spaho, ka zbuluar arsyet pse opozita po përgatitet për mosbindje civile. Më tej, Spaho deklaroi se mosbindja civile do të nisë me bllokimin e rrugëve.
-
Basha-Kryemadhi thirrje qytetarëve: Mos paguani taksa, këtë javë nis mosbindja civile
2 Prill 2018, 18:38Krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI, kanë deklaruar se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin. Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë.
-
Deputeti i PD-biznesmenëve: Jeni të hurit dhe të litarit, parazitë
2 Prill 2018, 18:26Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka sulmuar biznesmenët e mëdhenj në vend, duke i cilësuar ata si të ‘hurit e të litarit’. Referuar valës së protestave për taksën në Rrugën e Kombit, Shehaj deklaron se biznesmenët duhet të ulin kokën.