Politikë

  • ​Sipas saj, ndërkombëtarët paralajmëruan vetëm dy ditë më parë lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa kjo tashmë ka tmerruar kryeministrin Edi Rama. Më tej, Kryemadhi shton se vështirë se Rama do të shpëtojë këtë herë nga hetimet, që me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet kulte të tij me botën e errët të krimit.
  • Thirrja e Metës në Kuvend pa
    asnjë bazë ligjore, rasti i parë

    Po a është ligjërisht e mundur që Presidenti i Republikës të thirret për të dhënë llogari përpara një komisioni parlamentar? Nëse kjo do të ndodhë me presidentin Ilir Meta, do të shënonte herën e parë në historinë parlamentare. Kronika në vijim na njeh me dritë-hijet e shtratit ligjor të kësaj kërkese të opozitës.  VIDEO

  • 613 kg kokainë, Rama: Nuk kishte
    sinjalizim nga vendet europiane

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës prej 613 kg në Durrës. Rama e cilëson operacionin si një hap të madh në përballjen kundër krimit, ‘operacion shembullor me domethënie të madhe’.  VIDEO

  • Kapen 613 kg kokainë, Meta
    përshëndet aksionin e Policisë 

    Presidenti Meta, duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

  • Sulmi i Berishës ndaj Meçollarit,
    Bushati: Të huajt janë alarmuar 

    Ministri i Jashtëm Bushati ka deklaruar në komisionin e Politikës së Jashtme se partnerët ndërkombëtare janë alarmuar pas sulmit të Berishës ndaj kolonel Artur Meçollarit në ditët e fundit.  “Në zyrën time dhe ministres së Mbrojtjes kanë ardhur partnerët ndërkombëtarë të alarmuar për sulmin ndaj Meçollarit” tha Bushati.  

  • ‘Meçollari’ PD: Xhaçka, shefi i Shtabit
    dhe SHIU-t të raportojnë te ‘Siguria’

    Opozita do i kërkojë Kuvendit një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, Xhaçka, shefin e shtabit dhe  kreun e SHIU-t për kolonel Artur Meçollarin. Kërkesa është përgatitur nga deputetët e opozitës PD dhe LSI në komisionin e Sigurisë dhe pritet që shumë shpejt të dorëzohet në Kuvend.

  • Vasili:Droga pengon integrimin në
    BE, Dea të stacionohet në Shqipëri

    Petrit Vasili, nisur nga ngjarja e fundit ku u gjet një sasi e madhe kokaine në Durrës, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka treguar qëndrimin e tij kundrejt ngjarjes së fundit ku u gjend një sasi e madhe kokaine në Durrës. 

  • 613 kg kokainë në Durrës, Basha:
    Opozita e kishte paralajmëruar 

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas bllokimit në Durrës të 613 kg kokainë. Lideri i PD deklaron se kjo është një kronikë e paralajmëruar, ndërsa ngarkesa rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Basha thekson se meritën për operacionit ua njeh ndërkombëtarëve.
     

  • Deti, Meta: Gati që të raportoj në
    komision! Bushati: Do jem dhe unë

    Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës se deputetit të PD, Shehu për të raportuar në komisionin e Politikës së Jashtme. Shehu deklaroi sot se do të kërkojë që Meta të jetë i pranishëm në komision për një seancë dëgjimore për çështjen e kufirit detar me Greqinë.  VIDEO

  • “Deti”, PD thërret në seancë Metën,
    Presidenti:Pranoj! Bushati e ironizon

    Ministri i Jashtëm Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për negociatat me Greqinë për kufirin detar. Para deputetëve, ministri ka sqaruar se deri në cfarë pikë janë bisedimet me Greqinë, ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar edhe Presidentin Meta për plotfuqinë për nisjen e negociatave  VIDEO

  • Info shtesë/Meta-Bushatit:
    S'ke strategji negocimi!

    Report TV mëson se presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion shtesë për herë të dytë nga MEPJ që t’i japë autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Në përgjigjen prej 11 faqesh që Meta i ka dërguar ministrit Bushati, kreu i shtetit vëren se pala shqiptare nuk ka strategji negocimi dhe as është përgatitur mjaftueshmërisht për bisedime me palën greke, sikurse kërkon një vendim i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

     

  • “Meçollari”/ Meta: I ndershëm,
    rotestoi për negociatorët e 2009-s

    Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar gjatë një daljeje televizive mbrëmjen e sotme edhe Artur Meçollarin, i cili është një ndër negocatorët e akuzuar nga opozita si “spiun” që bën pjesë në grupin e ekspertëve që do të hyjnë në bisedime me Greqinë.

  • Shtëpi me pllaka dhe sobë/ Rama:
    Kjo familje s’është në nevojë!

    Kryeministri Edi Rama për të disatën herë brenda pak ditëve, ka vijuar fushatën e tij ilustruese për të legjitimuar reformën e ndërmarrë me ndihmën ekonomike, në kuadër të së cilës, sipas opozitës janë përjashtuar 20 mijë familje.

  • Plotfuqia/ Meta: I kam kërkuar
    sërish informacione Bushatit

    Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një deklarate televizive sot në mbrëmje bëri të ditur se i ka këkruar sërish informacione shtesë, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të kërkesës për autorizimin që i ka bërë kjo e fundit kreut të shtetit për të nisur negociatat zyrtare për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare me Greqinë.

  • Basha viziton familjet e përjashtuara
    nga skema ekonomike në Kavajë

    Pas Kamzës, kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar disa familje në bashkinë e Kavajës, që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Në Kavajë, Basha ka qenë në disa familje që janë vështirësi të theksuara ekonomike. VIDEO

  • Manja: Në mars rezultatet e para
    të Vettingut, pastaj ngrihet KLP

    I ftuar sot në emisionin “45 minuta” në Report TV, kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Ulsi Manja foli lidhur me hapat e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut. VIDEO

  • “Meçollari”/ Imami: E shpëtoi PS
    në gjyq, Basha mbron Ramën

    Ish ministri-i Mbrojtjes Arben Imami, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me përfshirjen e funksionarit të lartë të ushtrisë Artur Meçollari në listën e negociatorëve të bisedimeve teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

  • Efektet e paktit, Greqia heq
    vulën apostile për shqiptarët

    Negociatat Shqipëri-Greqi janë finalizuar me marrëveshjen e parë. Qeveria greke ka vendosur që të heqë vulën apostile për shqiptarët. 

  • Takim me Daçiç/ Bushati:Më shumë
    kujdes për shqiptarët e Preshevës!

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Takimin e Tretë të Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë që u mbajt në Beograd nën kujdesin e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daèiã.

  • Martesat nën moshë, Gjonaj: Kemi
    ndërmarrë nismën “Drejtësia për të Miturit”

    Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbajtur sot një fjalim në konferencën e organizuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Shkolla e Magjistraturës ku u prezantuan gjetjet paraprake mbi analizën e aspekteve ligjore dhe praktikën gjyqësore të martesave nën moshë në 7 Gjykata në vend (Shkodër, Kukës, Fier, Kavajë, Lezhë, Pukë dhe Tropojë) për periudhën 2011 – 2017.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv