Politikë

  • Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në zyrat e Shërbimit ndaj Klientit në Ujësjellësin e qytetit të Beratit. Në Bashkitë e këtij Qarku kanë përfunduar ose janë në vazhdim investime në ujësjellës/kanalizime që arrijnë në vlerën 3.3 miliard lekë.
  • Debati për ndihmën ekonomike
    Basha: Rama mashtrues ordiner

    Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj kryeministrit për heqjen nga ndihma ekonomike të mbi 20 mijë familjeve. 

  • Negociatat me BE, Rama: Siguria
    ushqimore është prioritet kryesor 

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se në momentin e hapjes së negociatave me BE ka një rëndësi shumë të veçantë siguria ushqimore. Ai vizitoi një thertore në Berat, ndërsa u shpreh se qeveria do të mbështesë të gjithë ata që marrin iniciativa dhe kanë një projekt konkret.

  • Debati për ndihmën ekonomike,
    reagon Paloka: Rama i pafytyrë

    Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për largimet nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve. 

  • Rrëshqitje në aksin Përmet-Tre Urat
    Tritan Shehu: Rama po na izolon

    Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se gjendja e infrastrukturës në qarkun e Gjirokastrës është shumë e rëndë, ndërsa akuzon kryeministrin Rama jo vetëm për diskriminim, por edhe izolim.  FOTO
     

  • Asistenca, Rama: Ata që u hoqën
    gabimisht rifuten, punë ka, por s'duan

    Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në një familje, që përfitonte ndihmë ekonomike për herë të parë. Shefi i qeverisë u shpreh se në të gjithë qarkun janë 700 familje që janë përjshtuar nga ndihma, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë hequr nga gabimet në përllogaritje.  VIDEO

  • Shenasi Rama: Llalla, fija
    që do tërheqë të tjerë pas

    “Çarje e thellë mes parisë së Tiranës dhe SHBA, ka ndryshuar strategjia e Fuqive të Mëdha, ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri”. Rama thekson se shpallja non grata e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga SHBA ishte një veprim i llogaritur, për t’i përcjellë një mesazh të qartë parisë së Tiranës. 

  • Basha: Rama ju hoqi ndihmën
    ekonomike mbi 20 mijë familjeve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook në orët e vona të së shtunës. Basha shprehet se Edi Rama ju ka hequr ndihmën ekonomike  mbi 20 mijë familjeve.

  • Foto e Ramës/Vila dy katëshe
    merr ndihmë, shtëpia rrënuar jo

    Në mesin e debatit të ndezur dhe kur shumë familje anembanë Shqipërisë janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e një shembulli në Vlorë, ku sipas tij një vilë dy-katëshe në gjendje të mirë përfitonte nga paratë e shtetit, ndërsa shtëpia në kushte jo fort të mira e një familjeje rome, jo.

  • Nisma/Nikolla merr pjesë në
    mbjelljen e pemëve në Berat

    Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është bashkuar ditës kombëtare të pemëve duke mbjellë së bashku me nxënësit e disa shkollave në qarkun e Beratit dhjetëra fidanë të rinj. Ministrja e Arsimit pak kohë më parë ka lançuar projektin e saj, kurorat e gjelbra të shkollave, ku çdo shkollë apo institucion arsimor në mënyrë vullnetare, të kontribuojë për të gjelbëruar oborret e shkollave dhe kultivuar tek të rinjtë shqiptarë dashurinë për natyrën dhe kujdesin e shtuar për mjedisin që i rrethon.

  • Integrimi në BE, Juncker e Hahn
    sot në Tiranë, takohen me Ramën

    Pasditen e sotme Shqipërinë pritet që ta vizitojnë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. 

  • Edhe në Greqi presin “lejen” e
    Metës,Kotzias mohon 1 Fake News

    Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është shprehur sot se grupi negociator i Greqisë po pret që Presidenti i Dhqipëqrisë Ilir jmeta t’i japë autorizimin kundërpalës së saj në mënuyrë që të nisin bisedimet për paktin e shumëpërfolur mes dy vendeve.

  • Ramës s'i ndahet miza gjatë drekës 
    në Berat:Lëreni,jam mësuar/VIDEO

    BERAT- Kryeministri Edi Rama ishte duke drekuar në një familje në fshatin Kozarë të Beratit ku ka folur lidhur me planin që ka qeveria për bujqësinë dhe blegtorinë. VIDEO

  • Çorovodë, zv/ministrja Çinari: Do
    bëjmë investime të tjera në OSHE

    Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari ishte në Çorovodë ku pa nga afër nënstacionin e ri të ndërtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
    Një investim prej mbi 1 miliard lekësh është bërë në  sistemin elektro-energjetik, në rajonin e Beratit përfshi edhe nënstacionin e Çorovodës, gjatë tre viteve të fundit. 

  • “Rama anti-perëndimor”/Vasili:
    Lu-Vlahutin keqinformojnë

    Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, përmes një artikulli të shkruar në faqen e tij në Facebook, ka akuzuar ambasadorin e SHBA Donald LU dhe atë të BE-së Romana Vlahutin, se u dërgojnë raporte të përkthyera në mënyrë të shtrembëruar Uashingtonit dhe Brukselit, lidhur me situatën politike në Shqipëri.

  • Klosi për guroret e Tomorit:Asnjë leje e re pa respektuar kushtet

    Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka qenë sot në Urën Vajgurore në kuadër operacionit “të Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, Ministri Klosi në takimin “Guroret e mbyllura dhe pyllëzimi i zonës” me banorët e zonës ku folur për problemin e rëndë me guroret.

  • Llalla i shpëtoi Vettingut, ONM:
    Nëse ka dyshime, dosja në Prokurori

    EKSKLUZIVE - Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit flet për Report TV mbi ndërprerjen e vettingut për dy zyrtarët e dorëhequr, ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish gjyqtari Kushtetues, Besnik Imeraj. ONM thotë se komisioni i kualifikimit nuk ka dhënë ende arsye pse jua ka ndërprerë vettingun dy subjekteve, ndërsa sugjeron që dosjet e dyshimta të tyre të përcillen pranë organeve kompetente.  VIDEO

  • Bushati:Shqipëria i bashkohet BE
    brenda 10 viteve të ardhshme

    Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka pasur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE. "Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qenit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri", pranoi Bushati.

  • Rama paralajmëron drejtuesit e 
    administratës: S'do ketë tolerim

    Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku zhvillua një takim me drejtues të administratës qendrore dhe lokale, ka paralajmëruar drejtuesit e administratës se s'do ketë asnjë tolerim nëse ata nuk i shërbejnë qytetarëve. 

  • Bamir Topi: Pabesia greke e Berishës
    në paktin e detit të vitit 2009

    Eshtë një moment interesant për të intervistuar ish-presidentin Bamir Topi. I larguar nga skalioni i parë aktivitetit politik, por me një përvojë të gjatë në dhomat sekrete të pushtetit në 27 vitet e fundit, z.Topi sheh sot nga distanca sesi klasa politike ku militoi për një kohë të gjatë, s’ka mësuar thuajse asgjë nga gabimet e saj. Më i pari prej tyre, ai i negociimit me palën greke, për një marrëveshje detare. Pa harruar edhe mënyrën sesi qeveriset vendi dhe sesi bëhet opozicioni ndaj qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv