Politikë

  • Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka qenë sot në Urën Vajgurore në kuadër operacionit “të Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, Ministri Klosi në takimin “Guroret e mbyllura dhe pyllëzimi i zonës” me banorët e zonës ku folur për problemin e rëndë me guroret.
  • Llalla i shpëtoi Vettingut, ONM:
    Nëse ka dyshime, dosja në Prokurori

    EKSKLUZIVE - Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit flet për Report TV mbi ndërprerjen e vettingut për dy zyrtarët e dorëhequr, ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish gjyqtari Kushtetues, Besnik Imeraj. ONM thotë se komisioni i kualifikimit nuk ka dhënë ende arsye pse jua ka ndërprerë vettingun dy subjekteve, ndërsa sugjeron që dosjet e dyshimta të tyre të përcillen pranë organeve kompetente.  VIDEO

  • Bushati:Shqipëria i bashkohet BE
    brenda 10 viteve të ardhshme

    Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka pasur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE. "Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qenit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri", pranoi Bushati.

  • Rama paralajmëron drejtuesit e 
    administratës: S'do ketë tolerim

    Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku zhvillua një takim me drejtues të administratës qendrore dhe lokale, ka paralajmëruar drejtuesit e administratës se s'do ketë asnjë tolerim nëse ata nuk i shërbejnë qytetarëve. 

  • Bamir Topi: Pabesia greke e Berishës
    në paktin e detit të vitit 2009

    Eshtë një moment interesant për të intervistuar ish-presidentin Bamir Topi. I larguar nga skalioni i parë aktivitetit politik, por me një përvojë të gjatë në dhomat sekrete të pushtetit në 27 vitet e fundit, z.Topi sheh sot nga distanca sesi klasa politike ku militoi për një kohë të gjatë, s’ka mësuar thuajse asgjë nga gabimet e saj. Më i pari prej tyre, ai i negociimit me palën greke, për një marrëveshje detare. Pa harruar edhe mënyrën sesi qeveriset vendi dhe sesi bëhet opozicioni ndaj qeverisë.

  • Asistenca,vijon replika ‘dhëmbë më
    dhëmbë’ mes Bashës e Ramës

    Ka vijuar replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për skemën e re të ndihmës ekonomike. Basha i është përgjigjur Ramës, i cili i cilësoi akuzat e opozitës si mashtrim të madh politik, duke shtuar se shumica e qytetarëve nuk duan të punojnë. 

  • Ish-kryeministri suedez mesazh
    në shqip: Meritoni negociatat!

    Ajo që tërheq jo pak vëmendje në postimin e tij është një koment i ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili pohon të njëjtën gjë. Bild shkruan në komentin e tij se Shqipëria meriton negociatat.

  • Berat, Rama: HEC-et në Osum
    minë për turizmin, do i refuzojmë

    "Refuzojmë ndërtimin e HEC-ve në këto pika turistike të Skraparit". Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga Berati gjatë prezantimit të planeve të zhvillimit në këtë qark. Kreu i qeverisë ka përdorur fjalën minë, duke iu referuar pikërisht planit që parashikonte ndërtimin e HEC-ve përgjatë kanioneve të lumit Osum. 

  • Asistenca,Rama i përgjigjet PD-LSI:
    Manipulim mizor, ja skema e re

    ​Sipas tij, skema është e ftohtë dhe kompjuterike, dhe jo si skema e dikurshme, ku merrnin ndihmë ekonomike edhe anëtarët e këshillit bashkiak, duke përmendur këtu Kukësin. Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi se do të gjendet rruga për t’i bërë pjesë të kësaj skeme të gjitha familjet në nevojë.

  • ‘Piketoi’ Llallën,DASH:S’e falim
    korrupsionin,priten raste të tjera

    Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.

  • Meta s’dha plotfuqinë për paktin
    me Greqinë,Rama përgjigje epike!

    Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me negociatat me Greqinë. Rama ka deklaruar se ndan me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratit. 

  • Denoncimi i PD, jep dorëheqjen
    drejtori i Projekteve në INSTAT

    Pas denoncimit dhe akuzave të PD, Erion Manohasa ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave.

  • Balla: Qendra Shëndetësore Gostimë
    do të rikonstruktohet brenda vitit

    Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë ditës së sotme ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Qendra Shëndetësore në Gostimë të Cerrikut, ku marrin shërbim shëndetësor 12 mijë e 500 banorë. 

  • Lirohet drejtori i portit Durrës,
    e zëvendëson ish-kreu i AKU

    Lirohet nga detyra e drejtorit të Portit të Durrësit, Artjan Qirici. Ai u emërua në këtë post në datë 24 tetor të 2017, ndërsa qëndroi në detyrë vetëm për 4 muaj, pasi sot është shkarkuar. 

  • Silvana Caka: SOS Vettingu por
    organet që vlerësojnë,ta bëjnë vetë

    Ajo deklaroi se LSI, të hënën do të ketë amendamentet e saj dhe se shqetësimet e LSI kanë të bëjnë me disa nene që lidhen me organet që do të hetojnë policinë. Silvana Caka sugjeron mënyrën se si duhet të përcaktohen organet drejtuese. Mënyra më e mirë, sipas saj, është një konkurs i drejtë. Ajo shpreh mendimin se të paktën bordi i përzgjedhjes do të duhet të zgjidhej në komision parlamentar.  VIDEO

  • S’u ftua Kosova, Shqipëria
    bojkoton ministerialin në Bosnje

    Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

  • Meta-Karajanov takim "lamtumire"
    pas mbarimit të mandatit diplomatik

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një “takim lamtumire”, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Stojan Karajanov

  • Riemërimi i Manohasës, Zhupa:
    Qeveria,tepsi pushteti të kurruptuar

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupaka bërë një deklaratë me qendër riemërimin e Erjon Manohasës si Drejtor. Erjon Manohasa është shkartuar për shpërdorim detyre nga ish pozicioni i tij si Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe tani po riemërohet si Drejtor i Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Zhupaka akuzon Qeverinë se i shërben pushtetit të korruptuar.

  • ‘Non grata’ në SHBA, Drejtuesi i 'Zërit
    Amerikës': Vendimi për Llallën serioz

    Drejtuesi i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj ka komentuar vendimin e SHBA që futi në listën e zezë ish-kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla.

  • Ypi thirrje ish-sigurimsave: Thyeni
    akullin! Rrëfehuni si na nxitë/VD

    Edison Ypi ka komentuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv, debatin për aksidentet rrugore, ish-sigurimsat, por edhe çështje të tjera  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv