Politikë

  • Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot dhe nesër qeverinë në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës për t’u zhvendosur me kabinetin të paktën një herë në muaj në një qark të vendit
  • Veliaj: Bojaxhiu, hipokrizi të
    ​flasësh kundër kullave kur
    vet e ke shtëpinë në kullë

    I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për zhvillimin e qytetit duke deklaruar se të gjithë ata që flasin sot kundër ndërtimeve të larta jetojnë sot vet në to. Ai ka evidentuar se një nga zërat më kritikë të tij dhe që kundërshton ndërtimet e larta, Gjergj Bojaxhiu jeton vet në një nga kullat më të larta në kryeqytet.

  • Zv/Ministrja Kuko, inspekton sallën
    e DVP: Vlerësoj punën tuaj 

    Gjatë pasdites së sotme, Zv/ministrja Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe nga Zv/drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë të instaluara një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonjësve të policisë etj.

  • Bushati në Ukrainë/Pushtimi rus :
    Mbështesim sovranitetin tuaj 

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kiev, Ukrainë, ku u takua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Pavlo Klimkin, dhe u prit në takime nga Zv/Kryeministri i Parë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Ukrainës, Stepan Kubiv si  dhe Kryetari i Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), Andriy Parubiy.

  • Ngjela-Lu-së: Shqiptarët presin
    nga SHBA eliminimin e kësaj treshe

    Avokati Spartak Ngjela, duke përdorur në një rast edhe një fjali në anglisht i është drejtuar sot ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu me një kërkesë direkte. Sipas tij shqiptarët sot presin nga SHBA-të likuidimin e tre figurave kryesore të politikës shqiptare, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

  • Pakti/Bakoyanis sulmon qeverinë
    e saj: Po bëni negociata të fshehta

    Deputetja Dora Bakoyannis, ish-ministrja e jashtme greke e cila nënshkroi marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë në vitin 2009 ka deklaruar se qeveria ka hyrë në negociata të fshehta me Shqipërinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke plotësuar kërkesat e Shqipërisë. Njëkohësisht ajo i drejtoi ministrit të jashtëm Nikos Kotzias këto pyetje:

  • Kthesa/Patozi mbron Bashën
    nga Rama për “zogjtë e korbit”

    Astrit Patozi, kundërshtar i ashpër i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, kësaj here i ka dalë në krah opozitës duke e mbrotjur nga akuzat e kryeministrit Edi Rama.

  • Raporti për korrupsionin, OSBE:
    Keqardhje! Zbatoni Reformën 

    Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 91, duke shënuar përkeqësim të gjendjes në krahasim me një vit më herët kur ajo ishte radhitur në vendin e 83-të.  VIDEO

  • Fruthi, Vasili: Jemi në emergjencë
    shëndetësore, qeveria asnjë fond

    Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ngre alarmin se vendi është në emergjencë shëndetësore nga epidemia e fruthit, ndërsa qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë parashikuar asnjë fond për përballimin e situatës. 
    VIDEO

  • Deputeti milioner:Shkaku kryesor
    i mjerimit jemi ne! Vidhni më pak

    Problemi i varfërisë është bërë temë diskutimi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti demokrat, Agron Shehaj, i cili vjen nga biznesi, tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria. Në foltoren e Kuvendit, ai e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.  VIDEO

  • Asistenca, Basha: Ngrihemi në
    protesta, Rama: Zogj korbi/ VD

    Përjashtimi i mijëra qytetarëve nga skema e ndihmës ekonomike ka qenë debati kryesor mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në seancën e kësaj të enjteje. Lideri i opozitës e quajti skemën e qeverisë një akt kriminal për të cilën prokuroria duhet të hetojë. Kryeministri Rama tha se 19 700 persona ishin përfshirë nga qeverisja Berisha në mënyrë abuzive në skemën e ndihmës ekonomike. Rama i cilësoi opozitarët si ‘zogj korbash’ ndërsa Basha dhe deputetët e tjerë u ngritën duke u drejtuar drejt foltores dhe akuzuar kryeministrin, por nuk pati tensione, pasi u larguan nga sallla. VIDEO  FOTO

  • Propozimi PS:Check-up i detyrueshëm
    për të punësuarit në administratë

    Partia Socialiste propozon zgjerimin e fashës së personave, që do e kenë të detyrueshëm kryerjen e kontollit shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si Check Up. 

  • Deputetja e LSI: Arsimi në kaos!
    Nikolla: Probleme të brendshme

    Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me interpelancën urgjente të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të thirrur nga deputetët e LSI për reformën në arsimin e lartë. Deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se reforma krijoi kaos dhe konflikt, ku janë rritur taksat, janë hequr bursat, janë shkelur 5 nene.   VIDEO

  • Kuvend, betohet deputeti i
    ri i Beratit Astrit Veliaj/ VIDEO 

    Seanca e sotme plenare ka nisur me betimin e deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Veliaj. Pas leximit të tekstit nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Astrit Veliaj është betuar.  VIDEO

  • Hahn: Në verë pritet të hapen
    negociatat, Shqipëria progres

    Komisioneri Johanes Hahn ka deklaruar në një intervistë në mediat gjermane se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai theksoi se negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

  • Torturat e komunizmit/ Gafa e
    Ademit: I sjellim në mënyrë atraktive

    Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me rastin e nismës “Edhe muret kanë veshë”, që u prezantua nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve në Shkodër, përmes së cilit synohet dokumentimi i vuajtjeve të njerëzve gjatë periudhës së komunizmit, bëri një gafë sot përpara kamerave televizive.  VIDEO

  • Xhafaj takime me zyrtarë të lartë
    të qeverisë britanike për të goditur krimin

    Ministri i Brendshëm Xhafaj po zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me zyrtarët më të lartë të çështjeve të brendshme dhe sigurisë, me të cilët bisedoi për çështje me interes të përbashkët.

  • Festë me fishekzjarre në
    shtëpinë e Saimir Tahirit/VIDEO

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është duke u hetuar në lidhje me rolin e tij në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të dosjes “Habilaj”, është dukur sot tepër i gëzuar teksa festonte ditëlindjen e djalit të tiuj të vogël, Drinit.

  • Kamëz, Lulzim Basha: Janë hequr
    780 familje nga ndihma ekonomike

    Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha ka ka vizituar disa familje të varfra në Bashkinë e Kamzës, të cilët janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa marrë asnjë  shpjegim. Basha pati një bashkëbisedim me kryefamiljarët që i kanë treguar kryedemokratit për kushtet aspak të mira në të cilat ata jetojnë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen çdo ditë.  VIDEO

  • President me Kosovën/Ambasada
    e SHBA: Të zhgënjyer me Ramën

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv