Politikë

  • Qeveria ‘Rama 2’ është zhvendosur në Lezhë në fundjavë në një mbledhje dy ditore, që është kthyer në traditë me marrjen e mandatit të dytë. Mbledhja ka si qëllim njohjen e kabinetit qeveritar me problemet e zonës. Mbledhja zhvillohet të premten dhe të shtunën, ndërsa ka nisur pasditen e sotme në orën 16:00 në ambientet e bibliotekës  VIDEO
  • Gafa e deputetit të PD që po bën
    xhiron e rrjeteve sociale/ VIDEO

    Deputeti i PD, Klevis Balliu ishte i ftuar në ‘Opinion’ për të komentuar librin e ri që është botuar mbi sekretet e ‘’Shtëpisë së Bardhë” dhe Donald Trumpin, ndërsa në një moment është shprehur se “Ky libër është bërë para se të botohet “.

  • Aksioni opozitar, Basha kafe
    me Monika Kryemadhin/FOTO

    Aksioni opozitar bën bashkë ditën e sotme Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha me atë të LSI Monika Kryemadhi të cilët kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit në një takim informal në një nga Hotelet e njohura të Tiranës

  • Luan Rama:Vija e demarkacionit
    mes PS-LSI,jo vetëm Drejtësia

    Ditën e sotme, ka qenë zv.kryetari i LSI, Luan Rama, që ka deklaruar se do të luftojnë për të arritur me çdo kusht zbatimin e Reformës në Drejtësi. Më tej, Luan Rama tha se vija e demarkacionit mes LSI dhe PS është integrimi evropian, Reforma në Drejtësi, Reforma Zgjedhore, interesi publik. VIDEO

  • Basha flet me emra: Rama-Marku
    mbrojnë këta të korruptuar

     Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Lushnjë se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare. VIDEO 

  • “Forca e Ligjit” dhe Vetting-u
    Lu e Vlahutin takojnë Xhafajn

    Burime i thanë Report Tv se dy temat e nxehta që u diskutuan mes ambasadorëve të SHBA e BE dhe ministrit Xhafaj janë operacioni i bujshëm policor 'Forca e Ligjit' dhe Vettingu në Policinë e Shtetit. Janë 38 dosje të organizatave kriminale,që kanë përfunduar në duart e policisë dhe që së shpejti pritet të kemi efektet e para të operacionit.

  • Integrimi,Meta me homologen
    kroate:Jetikë, afatet konkrete

    Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

  • Drejtësia/Nga sot politika jashtë
    loje,s'bllokon dot KLP e KLGJ

    Partitë politike nuk mund të bllokojnë më KLGJ dhe KLP, nëse dështon votimi i tretë me 2/3 kandidatët miratohen automatikisht sipas renditjes. Ngritja e KLP dhe KLGJ i hap menjëherë rrugën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, ku të tria sëbashku përbëjnë atë që quhet SPAK-ut, i cili është kthyer në makthin dhe tmerrin e politikanëve. VIDEO

  • Integrimi,Vasili: Rama e tha në
    mes të Brukselit,sheh nga Lindja

    ​Duke e cilësuar Ramën si një kryeministër antiintegrimit evropian, Vasili shkruan në ‘Facebook’ hipokritët e rilindjes u ‘shqyen’ për integrimin, ndërsa Rama sheh nga Lindja. Sipas tij, këtë e ka thënë vetë Rama në mes të Brukselit për t’ia bërë karshillëkun tamam BE mu te dera e shtëpisë.

  • Pallati, Braçe: Vjehrri i Bashës do
    u marrë shqiptarëve miliona euro

    Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Strasburgut që detyron qeverinë shqiptare për të dëmshpërblyer vjehrrin e Bashës për shembjen e pallatit në Vlorë. Braçe shprehet se prona mbi te cilën u ngrit pallati u zgjerua në det, në mënyrë të paligjshme e kriminale.

  • Rokada në Prokurori,Ferhati:Po
    zbatohet Reforma në Drejtësi

    ‘Reforma në Drejtësi ka nisur të zbatohet’. Kështu deklaroi deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, në studion e Report Tv, teksa komentoi rokadën në Prokurori nga Kryeprokurorja Arta Marku.  VIDEO

  • Maqedonia flet shqip,Kryemadhi:
    Evropianizim,u pranua barazia

    Sipas saj, të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë, ndërsa shton se kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit.

  • Lufta ndaj korrupsionit, Cantone:
    Ndërhyni në administratë/ VD

    Presidenti i Agjencisë Kombëtare Antikorrupsion Raffaele Cantone i dha një intervistë ekskluzive gazetarit të Report Tv Carlo Bollino, në të cilën, ndër të tjera, theksoi se për të luftuar korrupsionin edhe në Shqipëri nuk mjafton një prokurori e re dhe nj drejtësi eficente, por duhet ndërhyrë në punë dhe cilësinë e administratës publike. (Intervista e plote ne oret ne vijim)  VIDEO

  • Dosjet e politikanëve, Hajdari:Ja
    kur nis goditja në nivele të larta

    Më tej, prokurori hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke thënë se ai ishte njeriu kryesor që nuk e donte reformën në drejtësi, ndërsa shtoi se refuzimi i vizës nga SHBA për të dhe disa prokurorë të tjerë treogn se ata preken nga drejtësia.  VIDEO

  • Vettingu, zbardhet takimi i shefit të
    antikorrupsionit të Italisë me Xhafën

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone. Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vettingut në Polici dhe Policimit në Komunitet, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA.

  • Spahia: Materniteti probleme
    me inkubatorët, vdiqën 10 bebe

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar sot një situatë të rëndë që po ndodh te Materniteti i ri, ku bëhet fjalë për vdekjen e 10 fëmijëve të sapolindur, brenda 10 ditëve të muajit që sapo kemi nisur. Burime të Report Tv bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është e vërtetë. Deputeti deklaron se vetëm në 10 ditët e para të muajit të parë të këtij viti ka pasur 10 raste fatale, ndërsa shton se për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese te Ministrisë së Shëndetësisë.  VIDEO

  • Miratimi i gjuhës shqipe, Bushati: Gur
    themeli për të ardhmen e Maqedonisë

    Ministri i Jashtëm Bushati ka reaguar duke përshëndetur miratimin e gjuhës shqipe nga parlamenti maqedonas.  Ai e konsideron si një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

  • Zgjerimi, Presidenti i KE: Vendet
    e Ballkanit të vijojnë me reformat 

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për  Deutsche Ëelle flet për rolin e Bullgarisë si presidente e radhës së BE dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

  • Gjuha shqipe në Maqedoni, Meta:
    Akt i rëndësishëm për të ardhmen

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë në “Facebook” sapo ka dëgjuar lajmin për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

  • Mesazhi i veçantë i Nishanit për
    maqedonasit:U bëtë fqinj të mirë

    ​Ky i fundit shkruan në ‘Facebook’ se gjuha e bukur shqipe u vendos në vendin e merituar. Duke shprehur urimet më të mira për bashkëkombasit, Nishani shton se bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinje edhe më të mirë për ne.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv