Politikë

  • Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare objektivat e ministrisë që ajo drejton për 100 ditën e para. Xhaçka është shprehur se janë katër objektivat kryesorë ku do të fokusohet Ministria e Mbrojtjes gjatë këtyre 100 ditëve. 
  • Rama sulm drejtorisë së LSI: Para 
    ligjit kush lëshoi patenta pa krite

    Gjatë fjalës përpara anëtarëve të Asamblesë së PS Rama ka sulmuar dhe ish-drejtorët e LSI-së. Kreu i qeverisë akuzoi drejtpërdrejt për korrupsion dhe shkelje të rënda të ligjit drejtoritë që ka pasur kjo forcë politike si ajo e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Rama paralajmëroi çuarjen përpara ligjit të titullarëve që sipas tij kanë lëshuar patenta në shkelje me ligjin.

  • Manjani “zbulon” detyrën e vetme
    të zv.ministrave të qeverisë

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka “zbuluar” detyrën e vetme ligjore të zëvendësministrave të qeverisë “Rama 2”, të prezantuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS. Manjani shkruan se detyra e vetme e tyre është të zëvendësojnë ministrin, kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën. 

  • Kryemadhi përgjigje ‘rrufe’ Ramës:
    Kriminelët s’do të të mbrojnë dot

    Kriminaliteti në vend është kthyer në “mollë sherri” prej ditësh mes palëve politike. Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, është më mirë të kesh në krah një këngëtar, shtëpiake a pensionist, se sa një vrasës, tutor prostitutash. Ajo ka paralajmëruar kryeministrit Rama se kriminelët që ka zgjedhur të mbajë në krah nuk do ta mbrojnë dot.  VIDEO

  • A do e pranojë një post nga Rama?
    Bregu jep përgjigjen e papritur 

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shuar zërat dhe dyshimet nëse ajo do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Bregu ka thënë se nuk ka nevojë për asnjë pozicion politik, sidomos nga forca kundërshtare. Bregu ka thënë se nuk do ta pranonte detyrën e kryenegociatores të ofruar nga Rama, që më parë e ka bërë me zemër.

  • Rama prezanton zv/ministrat
    risia, 4 vijnë nga Kosova(Emrat)

    TIRANE - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e 33 zv/ministrave të rinj. Përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, kreu i qeverisë lexoi emrat e të gjithë zv/ministrave. Bie në sy emërimi i Artan Shkrelit zv/ministër të Energjisë. Petro Koçi mbetet zv/ministër i Mbrojtjes. Ndërsa risia është emërimi i katër zv/ministrave nga Kosova.  VIDEO

  • E sulmoi Rama, këngëtari:
    Më mirë me dinjitet sesa...

    Kryeministri Edi Rama thumboi LSI-në gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS ku u prezantuan objektivat e 100 ditëve të parë të qeverisë. Rama foli për ristrukturim të administratës shtetërore, ndërsa akuzoi ish-drejtorët e LSI se kanë bërë zullume në institucionet që kanë drejtuar. 

  • Asambleja e PS, Rama: AKU
    bandë shtetërore, si KKK në SHBA

    Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri dhe kreu i kësaj force politike Edi Rama, e ka cilësuar AKU si një bandë shtetërore, të cilës i  duhet dhënë fund.

  • Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re
    përndjekje elementëve të krimit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të para të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi do hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë shkelësve.   VIDEO

  • Tahiri: Të dalim dhe të takojmë
    njerëzit, vetëm kështu na besojnë

    Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri kërkoi angazhim të të gjitha institucioneve qeveritare për të rritur besueshmërinë te qytetarëve. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për PS dhe njerëzit e saj në qeveri për të parë se kush i shërben komunitetit e kush jo.  VIDEO

  • Asambleja, Xhafaj: Në 100 ditë
    pastrojmë policinë nga krimi

    Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste objektivat e dikasterit të tij në 100 ditë e para të qeverisë “Rama 2”. Xhafaj u shpreh se nisja e Vettingut në polici është kryefjalë e këtij 100 ditëshi me synim spastrimin e elementëve kriminalë nga radhët e policisë së shtetit. Paralelisht, tha Xhafaj, do vijojë puna e bluve për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të krimit të krimit të organizuar. VIDEO

  • Fino: Të japin dorëheqjen 10
    kryetarë të PS brenda 10 ditësh

    Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet e ardhshme, sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.  VIDEO

  • Ikën Ruçi, Balla merr edhe postin
    e Sekretarit të Përgjithshëm

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen nga Kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe Sekretar i Përgjithshëm. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm emërohet kryetari i grupit parlamentar, Taulant Ballla. Në nisje të punimeve të Asamblesë, Ruçi tha se largohet nga këto funksione për shkak të detyrës së re si kryetar i Kuvendit. Në axhendën e Asamblesë së PS do të jetë edhe shpalosja e objektivave të 100 ditëve të para të qeverisë "Rama 2".  VIDEO

  • Ristrukturimi, 216 drejtoritë sipas
    varësisë, ministri për ministri

    Lista e plotë me drejtoritë dhe agjencitë në varësi të çdo ministrie, ja dy dikasteret më të fuqishme

  • Parlamenti i ri/ Dekriminalizimi
    fshihet njolla e Fatmir Mediut

    Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike, rezulton se ka qenë një herë nën hetim nga autoritetet e huaja për një ngjarje të vitit 1998, kur ai u hetua për pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës në Milano të Italisë.

  • Ekskluzive/ Mëkatet dhe emrat
    e fshehtë të deputetëve

    Shtatëmbëdhjetë për qind të deputetëve të parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 Qershorit rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneralitetet, janë arrestuar, dënuar apo vetëm hetuar për vepra të ndryshme penale. 24 nga 140 deputetët e Parlamentit aktual kanë ndryshuar gjeneralitetet ose janë akuzuar nga prokuroria, por që në fund, shumica janë shpallur të pafajshëm. VIDEO

  • Donald Lu:Mjaft u zutë!Fusni në
    burg peshqit e mëdhenj të krimit

    Ambasadori i SHBA në Shqipëri pas deklaratave të forta pak ditë më parë, tashmë kërkon veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krimit.Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon nga politikanët shqiptarë që të ndalojnë grindjen se kujt i përkasin kriminelët dhe të fillojnë punën për të futur gangsterët në burg.

  • Protesta për pronat në Himarë
    i pranishëm edhe “Agimi i Artë”

    Sot në Himarë përpos ministrave Gjiknuri dhe Kumbaro ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos dhe përfaqësues të OMONIA-s.

  • ​Platforma e Ramës, Çupi: Ftoi qytetarët
    të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje

    Deputetja  e PD-së, Dhurata Çupi ka reaguar pas prezantimit të platformës për bashkëqeverisje me qytetarin nga Kryeministri Rama. Nëpërmjet një statusi në facebook Çupi shkruan se nëpërmjet platformës Rama “fton qytetarët të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv