Politikë

  • LSI ndan të njëjtin shqetësim me Fondin Monetar Ndërkombëtar sa i takon rrezikut që vjen nga koncesionet dhe bashkimi i doganave me tatimet. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu tha se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shprehur këto shqetësime edhe në takimin me këtë organizatë. VIDEO
  • I ftuar në aktivitetin e ambasadës
    gjermane, Basha braktis eventin

    Këtë të martë në  ambjentet e ambasadës gjermane u organizua eventi kushtuar 27-vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive dhe 30-vjetorit të marrëdhënive diplomatike Tiranë-Berlin. Dhe sigurisht në event kanë qënë të ftuar përfaqësues të lartë të politikës shqiptare.  VIDEO

  • Platforma e plotë e Lëvizjes në PD, afati
    që i kanë vendosur Bashës për zgjedhje

    Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën për ringritjen e Partisë Demokratike. Pas një takimi ditën e sotme, nismëtarët e platformës së Lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike kanë dalë me një dokument.

  • Platforma për ringritjen e PD-së,
    ja kritikët që nuk iu bashkuan/ Lista

    Platforma për lëvizjen brenda PD mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD, por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Topalli, Selami, Imami dhe Ruli.

  • Festa e Bashkimit të Gjermanive
    shtrëngim duarsh Meta-Basha/FOTO

    Festa e Bashkimit të dy Gjermanive, organizuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë, ka mundur të bashkojë për pak çaste presidentin e Republikës Ilir Meta me kreun e opozitës Lulzim Basha. VIDEO

  • Kritikët e Bashës shpallin
    ​Lëvizjen për ringritjen e PD

    Nismëtarët e platformës së Lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike kanë dalë me një dokument kundër disa qëndrimeve të Lulzim Bashës.  VIDEO

  • ‘Pengu’ i ish-deputetes Majlinda
    Bregu:S’kam mundësi të ndjek…

    Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu duket se ka një peng ndërsa do t’i mungojë parlamentit shqiptar. Përmes një postimi në rrjetin social facebook ajo shpreh pamundësinë e saj që të jetëzoi nismën e saj ku ka kërkuar që të futet në fuqi një ligj i cili i detyron  mediat online të merrnin përsipër të fshihnin komentet me gjuhë urrejtje që cënojnë dhe rrezikojnë dinjitetin e njeriut ose do të përballeshin me pasoja ligjore.

  • Ambasadorja: Vettingu do sjellë
    investimet gjermane në Shqipëri

    Në kuadër të kujtimit të ditës së bashkimit të Gjermanisë, përfaqësuesja zyrtare e Berlinit në Shqipëri, Susanne Schütz deklaroi se sipërmarrjet gjermane kërkojnë siguri për investimet e tyre dhe nisja e Vettingut është rruga e duhur.

  • Vettingu, Ferhati:Shkurtimet nga 
    administrata jo nga qeveria

    Klotilda Ferhati deputete e Partisë Socialiste e ftuar në Report TV ka folur për Vettingun dhe ngritjen e intsitucioneve të reja, si dhe për shkurtimet në administratë dhe procesin e pagave  që do të marrin anëtarët e procesit  të  Vettingut.

  • Meta pret ministrin e Jashtëm të
    Luksemburgut: Vlerësojmë ndihmën

    Presidenti Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. VIDEO FOTO

  • Gjiknuri: Shqipëria dhe Kosova,
    bursë e përbashkët energjetike

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka dhe delegacionin që e shoqëronte. Gjatë bashkëbisedimit, palët u ndalën tek hapat e ndërmarra deri më tani në kuadër të projektit të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

  • PR krijon grup parlamentar me 6
    deputetë nga Partia Demokratike

    Partia Republikane krijon grup parlamentar me deputetë të Partisë Demokaratike. Ashtu siç kërkohet nga rregullorja grupi më i ri i regjistruar në Kuvend me kryetar Fatmir Mediun dhe Zëvëndës kryetare Lindita Metaliaj ka anëtarë deputetët demokratë Nadire Meçorapaj, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu, Orjola Pampuri dhe Isuf Çelaj.

  • Statusi i minatorit, Sindikatat-
    LSI-së: Vodhe kauzën, tallje

    Projektligji i LSI për statusin e minatorit është kauzë e vjedhur vetëm për politike ditore dhe nuk ka synim miratimin e tij, pasi nëse do e kishte një synim të tillë ishte 8 vite në pushtet dhe i kishte të gjitha mundësitë për ta realizuar. KSSH e konsideron këtë lëvizje të LSI një llogari të pastër për përftime politike, duke shtuar se drejtues të kësaj force politike janë aksionerë në minierën e Bulqizës. 

  • 'Zgjedhorja', Report Tv zbulon dy
    bashkëkryetarët e komisionit

    Report TV ka mësuar se Partia Socialiste do të propozojë për këtë detyrë ish-ministrin e çështjeve vendore, Bledi Çuçi, ndërsa PD do të bashkëdrejtojë me Oerd Bylykbashin. VIDEO

  • Ish-Presidenti Nishani jep alarmin:
    'Drejtësia" rrezikon degradimin

    Reforma në Drejtësi vijon të mbetet elementi kyç i debatit politik në vend dhe më gjerë. Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se kjo reformën, që pritet të spastrojë gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare, po rrezikon degradimin.  Duke hedhur akuza ndaj qeverisë për marrjen nën kontroll të sistemit, Nishani paralajmëron se gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë po gënjejnë veten, pasi jemi ende në kohë për të fituar betejën me drejtësinë.  

  • Xhaçka me ministrin polak:Radar
    për vëzhgimin e hapësirës ajrore

    Ministrja Xhaçka foli për shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke shtuar se në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë. Duke u ndalur te buxhetin, ministrja tha se 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. VIDEO

  • Zhvendoset grupi i PS, Kryesia
    e Kuvendit vishet mavi/FOTO

    Salla në Kryesinë e Kuvendit, ku do të ulen deputetët dhe ministrat e qeverisë “Rama 2”, është veshur e gjitha në mavi. Ajo ka ndërruar "fytyrë", duke marrë pamje të re, pasi në të do të mbahen mbledhjet e grupit parlamentar të PS, të ministrave dhe të Kryesisë së PS. FOTO

  • PD paralajmëron se do bojkotojë 
    punimet e Kuvendit, shkak...

    "Partia Demokratia paralajmëron se do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin, nëse kryeparlamentari do vijojë t'i drejtojë seancat siç ka bërë deri tani, duke i ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Spahos, Ruçi arriti kulmin duke i ndërprerë fjalën Berishës.

  • Zyrtari i policisë: Nga Santo te
    Xhindi, dosjet që do të rihapen

    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj deklaroi në Top Story se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga ambasadori Donald Lu .

  • Ish-ministri Demiraj: Në Durrës 64
    persona kanë makina të blinduara

    Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar se aksioni “Vjeshtë 2017” u pompua me sukses nga Policia e Shtetit, por vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, 64 persona mbajnë makina të blinduara. Ndërsa në Shkodër, sipas ish-ministrit teknik të PD, fenomeni i gjobëvënies është i dukshëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv