Politikë

  • Kryeministri u ka kthyer përgjigje akuzave nga opozita për lidhje të pushtetit me bandat. Rama u shpreh se mosha dhe strukturimi i tyre tregojnë se nuk janë formuar këto 4 vite, madje sipas tij, kanë lidhje me opozitarët e sotëm. VIDEO
  • Rama i përgjigjet Lu-së: Nga
    pranvera rezultate kundër krimit

    Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu para dy ditësh për 4 klanet kriminale veprojnë në Shqipëri. Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama   VIDEO

  • Rekorde kriminale?Ja formularët
    e dekriminalizimit të 2 deputetëve

    Në formularët e dekriminalizimit, të dorëzuar nga vetë deputetët Rakipi e Gjetani, rezulton se dy deputetët nuk janë të dënuar dhe as në kërkim nga autoritetet e huaja apo ato shqiptare. Që të dy deputetët i janë përgjigjur me “jo” pyetjes nëse janë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. Por, PD prentedon se ata janë me rekorde kriminale në Itali, duke kërkuar verifikim të të dhënave nga Prokuroria. VIDEO

  • Zbardhet Kodi i Etikës së deputetëve,
    ja çfarë u ndalohet të bëjnë

     Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë prej pak javësh ka nisur legjislaturën e radhës, Shqiptarja.com zbardh  projektvendimin e Kodit të Etikës së deputetëve  i cili pritet të firmoset nga Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi. Nisma për Projektvendimin‘Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Kuvendit” është firmosur nga  Vasilika Hysi, Taulant Balla,Ulsi Manja,Petrit Vasili, Duke u bazuar në dokumentin e mëposhtëm njihemi e disa nga pikat të cilat përcaktojnë se çfarë ju ndalohet të bëjnë deputetëve.

  • Rama: TVSH biznesit të vogël
    Riorganizim administratës

    Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet për buxhetin e 2018. Ai u shpreh se me këtë nismë nis procesi i bashkëqeverisjes me qytetarët.

  • Mandati i dy deputetëve,
    Rama takim urgjent me Llallën

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, menjëherë pas kërkesës së PD për mandatin e dy deputetëve. PD i kërkoi KQZ t'iu heqë mandatin dy deputetëve Aqif Rakipit të PDIU dhe Gjetan Gjetanit të PD. Sipas PD, këta dy deputetë janë me rekorde kriminale në Itali dhe kjo ka ulur menjëherë kokë më kokë Ramën me Llallën.

  • Mandati i Rakipit, PDIU-PD-së: E
    keni halë në sy, Interpol ka folu

    PDIU i është përgjigjur me tone të ashpra Partisë Demokratike pas kërkesës për heqjen e mandatit deputetit Aqif Rakipi. PDIU deklaron se deputeti Rakipi është verifikuar e stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për dekriminalizimin dhe zyrtarisht nga Interpol e Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. 

  • Situata në PD,Kulluri: Lulzim
    Basha lideri më i dobët në histori

    Anëtari i këshillit kombetar të PD-së Edvin Kulluri në Report Tv, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

  • Deklaratat e Lu, Balla: Ditët në
    vijim policia do godasë fort krimin

    Për herë të parë mazhoranca ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikanë Donald Lu se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet kriminal 20 familje. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u pyet nga Report TV për këtë çështje dhe paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit.  VIDEO

  • LSI sulmon shefin e FA, Luan
    Rama:Më i ulët se vartësit në gradë

    Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka sulmuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, duke e cilësuar atë me gradë më të ulët se vartësit e tij. Duke e quajtur këtë një paradoks në komandimin e FA, Luan Rama sqaron se si është shkelur ligji me këtë rast. 

  • Lëvizja për demokratizimin e
    PD, Bode: Të rizgjidhet kryetari

    Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode ka sqaruar se lëvizja për demokratizimin e PD kërkon zgjedhje të reja në parti. Ai tha se grupi kërkon bashkimin e PD përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato për kryetarin, përmes devizës së bashkimit. VIDEO

  • Siguria në rajon, takim katërpalësh 
    Shqipëri-Maqedoni-Greqi-Bullgari

    Bashkëpunimi në  fushën energjitike, në sferën e ndërkufitare, bashkëpunimet në krijimin dhe ruajtjen e sigurisë në rajon ka mbledhur ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Selanik.
     

  • PD: T'i hiqet mandati Gjetanit
    Balla:Të respektohet ligji për këdo

    Balla iu përgjigj menjëherë kërkesës së PD për heqjen e mandait të deputetit Gjetan Gjetani, duke thënë se ligji duhet të respektohet për këto, qoftë dhe deputet, dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre. Institucionet e ngarkuara me ligj duhet të merren me çështjen. Unë jam bashkëhartues i ligjit të dekriminalizimit, ligji ka hequr ndikimin tonë.

  • PD u kërkon mandatin, Rakipi: Sulm
    politik,Gjetani:S’kam qenë në Itali

    Pas kërkesës së PD drejtuar Prokurorisë dhe KQZ-së për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi, PDIU dhe Gjetan Gjetani, PS, dy deputetët kanë reaguar për Report Tv. Rakipi ka thënë se kërkesa e PD për mandatin e tij është sulm politik. Rakipi shprehet se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane dhe se do vijojë punën si deputet i qarkut të Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë. 

  • PD: T'i hiqet mandati Aqif
    Rakipit, verifikim për Gjetanin 
    Kërkesa në KQZ: Kanë rekorde kriminale në Itali
    Mandati i deputetëve,

    Partia Demokratike i kërkon KQZ heqjen e mandatit për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, ndërsa i kërkon Prokurorisë të bëjë verifikime për atë të PS, Gjetan Gjetani, me pretendimin se rezultojnë me rekorde kriminale në Itali. Kërkesa e PD është firmosur nga 37 deputetë, mes të cilëve edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. PD thotë se i ka siguruar të dhënat në rrugë informale. Selia blu i ka kërkuar edhe Prokurorisë të bëjë verifikimin e figurës së deputetëve.  VIDEO

  • Takim katërpalësh, Shqipëri-Greqi-
    Maqedoni-Bullgari në Selanik

    Ministrat e Punëve të Jashtme të katër vendeve të rajonit, përkatësisht Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë, do të zhvillojnë një takim në Selanik. Katër ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për format e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, bashkëpunimit ndërkufitar, lidhjen energjetike e shumë tema të tjera. 

  • LSI jep alarmin për koncesionet,
    Vasili: Lajm i zi për Shqipërinë

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë alarmin për dhënien e koncesioneve në vend. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se investimet në koncesione janë një lajm i zi për Shqipërinë. VIDEO

  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve,
    diskutohet Reforma Zgjedhore

    Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore dhe përbërjen e komisionit parlamentar për këtë reformë. Gjithashtu, në mbledhje do të përcaktohet dhe roli i LSI dhe partive të vogla.

  • Deklaratat e Lu për krimin,
    Rama takon Ruçin e Xhafajn

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ky takim vjen vetëm pak ditë pas kritikave të forta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, i cili e quajti të dështuar sistemin e drejtësisë, që sipas tij, nuk kapnin kokat e krimit në vend, siç ishin Klement Balili, Lulzim Berisha apo Emiljano Shullazi.

  • Vuçiç: Shqipëria po na bën 
    presion nga të gjitha anët

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëmdim. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv