Politikë

  • Ish-kryeministri Sali Berisha në një postin në Facebook, shkruan se ekonomia e vendit është në rënie të lirë. Duke marrë në konsideratë të dhënat financiare të 8 mujorit të fundit, Berisha shprehet se nuk ka ndodhur kurrë më parë që doganat të kenë 3% më pak të ardhura sesa plani.
  • Veliaj: Jo më ndërtime në shkolla
    certifikim furgonëve që çojnë fëmijët

    Në kuadër të fillimit të vitit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash lidhur me transportin publik, lirimin nga ndërtimet pa leje rreth shkollave dhe certifikimin e furgonëve që transportojnë fëmijët. Pas inspektimit që kreu sot në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se, në prag të vitit të ri shkollor, është ndërhyrë në rreth 60 shkolla dhe ka mbi 100 të tilla që kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

  • Letra denoncuese/ Fyen deputetët 
     Gjeneral Ahmetaj rrezikon lirimin
    PDF- Letra e Komisionit për Kodhelin

    Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i është drejtuar me një letër ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku kërkon ndëshkimin dhe vënien para ligjit të Pirro Ahmetajt, këshilltarit ushtarak të Presidenti Nishani. Dy ditë më parë Gjenerali i Brigadës Ahmetaj ka bërë deklarata të forta dhe fyese kundër deputetëve anëtarë të këtij komisioni parlamentar duke i identifikuar ata si “ish-sigurimsa, aleanca e kriminelëve, medikokër”....  VIDEO

  • Tahiri: Ja fotogënjeshtra e Bashës
    fshiu policët nga parcelat me drogë

    Ndersa lideri i opozites publikoi foto si "prove" te perfshirjes se policise ne kultvimin e lendes narkotike, ministri Tahiri thote se fotoja eshte montazh. Sipas kreut te ministrise se Brendshme, Basha ka manipuluar opinonin publik duke fshire me montazh nga fotoja policet te cilet ishin ne aksionin per te asgjesuar lenden narkotike.

  • Bushati takim me homologun e El
    Salvadorit: Intensifikojmë bashkëpunimin

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim dypalësh  me Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Republikës së El Salvadorit,  Hugo Roger Martínez Bonilla, i cili mori pjesë në Takimin e XXIX Ndërkombëtar të Popujve dhe Feve, me temë “Paqja është gjithmonë e mundur. Dialogu fetar dhe kulturor” (6-8 shtator 2015).

  • Edi Rama shkel premtimin për
    hidrocentralet mbi lumin Vjosë

    Kryeministri Edi Rama ka shkelur premtimin e tij elektoral se nuk do të ndërtonte më hidrocentrale të rinj në lumin Vjosë dhe do ta kthente luginën e saj në park kombëtar

  • Kryengritja antikomuniste, Basha
    në homazhe: Të shporrim dyshen

    Nga Shkodra ku ishte për të përkujtuar 69- vjetorin e kryengritjës së parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë- kryengritjes së Postrribës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë. Kreu i demokratëve ka kërkuar nga gjithë populli që të bashkohet dhe  të qohet në protesta në mënyrë që ti jepet fund regjimi të korruptuar.​  VIDEO

  • Lezha pa 1 deputet, Ndocajt "s'i
    durohet", ja nis si "parlamentar"

    Deputeti në stolin rezervë për tu ulur në parlamentin e Shqipërisë Eduart Ndocaj ka nisur nga puna “si parlamentar”, pasi këtë të premte do të paraqesë në Itali rezolutën për dekriminalizmin e parlamentit të Shqipërisë.

  • Integrimi/ Gjosha në Bruksel: Të 
    angazhuar për reformën në drejtësi

    Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ndodhet në Bruksel për një vizitë pune ku është takuar me disa zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, të cilët kanë shprehur domosdoshmërinë e reformës në drejtësi me qëllim për të çuar përpara procesin e integrimit.

  • Bushati: Raporti i OSBE evidenton
    angazhimin e qeverisë për procesin

    Sipas Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati raporti i OSBE ka evidentuar angazhimin e qeverisë në procesin e zgjedhjeve dhe nuk surprizohet nga asnjë lexim ndryshe që i bëhet atij referuar këtu deklaratës së Bashës mëngjesin e të mërkurës.

     

  • Denoncoi pronarin e lokalit për 
    kuponin, Rama falënderon qytetarin

    Kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarin nga Fieri që denoncoi pronarin e një lokali që nuk i dha kupon tatimor për shërbimin e ofruar. Policia e Fierit arrestoi një 57-vjeçar pas denoncimit të kryer nga një 34-vjeçar që kishte drekuar në lokalin e tij dhe nuk ishte pajisur me kupon.

  • Raporti i OSBE, Rama: PD s'di se
    ç’flet, lexon si Sudja 'Financial Time'

    Raporti i OSBE/ODIHR-it është kthyer në mollë sherri mes politikanëve shqiptarë për zgjedhjet e 21 Qershorit.Pas deklaratës së sotme të kreut të PD-së Basha i cili e cilësoi si damkën e zezë  që nga 2003 procesin e zgjedhjeve reagon edhe kryeministri Rama  duke thënë se PD nuk di se ç'flet.

     

  • Raporti i OSBE, Basha: Damka
    më e zezë për zgjedhjet nga 2003

    Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, kreu i PD Basha tha se janë 3 konkluzionet që janë evidentuar e para nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme, u shbënë standadet e vendosura sipas kritereve si dhe u dhunua procesi zgjedhor. Në një dalje për mediat Basha theksoi se kjo është damka e zezë e një procesi zgjedhor që nga 2003  VIDEO

  • Ja kush është ish-kryeministri
    që u përfshi në skandalin CEZ-DIA

    Burime të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh thanë për DITA se ish­kryeministri qe u perfol se ka favorizuar kontraten, është Vilson Ahmeti, vëllai i të cilit Petrit Ahmeti, ka qenë person kyç në negociatat që i paraprinë futjes së DIA­s në lojë. 

  • Dekriminalizimi, Rama: Nuk
    pranoj afate të vëna nga opozita

    Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një prej kërkesave të liderit të opozitës të vendosur pak ditë më parë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mes 5 kërkesave tha se mazhoranca duhet të miratojë brenda shtatorit ligjin për dekriminalizimin. Rama duke iu përgjigjur Bashës në intervistën “5 pyetjet nga Babaramo” shprehet se nuk pranon afate të vëna nga opozita si dhe nuk është njohur me propozimin e opozitës për këtë iniciativë.  VIDEO

  • Akuzat për korrupsion, PD: Meta
    të dorëhiqet, përfitoi miliona euro

    Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e saj ndaj kreut të Parlamentit, Ilir Meta, në lidhje me skemën e mashtrimit me miliona euro të publikuar nga disa media vendase.  VIDEO

  • OSBE/ODIHR:Të ndryshojë Kodi
    komisionerët të mos jenë politikë PDF

    Misioni i OSBE / ODIHR-it ka publikuar raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të 21 qershorit. Ekipi i drejtuar nga Odri Glover, ka rreshtuar 23 rekomandime për sistemin zgjedhor shqiptar. Ndër rekomandimet primare, ODIHR rendit ndryshimet e domosdoshme të Kodit Zgjedhor, të cilat duhet të sjellin depolitizimin e administrimit zgjedhor. “Duhet të merret parasysh rritja e pavarësisë, paanshmërisë, dhe kapaciteti profesional i komisioneve zgjedhore.  VIDEO

  • Enver Hoxha “lë pa ujë” Ristanin
    e Manjën në Komisionin e Ligjeve

    Puna e komisionit të ligjeve për këtë sesion ndonëse ka nisur me dakordësi për miratimin e huamarrjes për ujësjellësat, opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj shumicës. Deputeti demokrat Eduard Halimi ka kërkuar nga qeveria që “paratë e qytetarëve të mos shpërdorohen sic ndodhi në Durrës dhe Kavajë, me ndërtimin e dy shatërvaneve para zgjedhjeve”  VIDEO

  • Letra e fortë e Ramës ministrave:
    Jeni arrogantë,ndryshoni ose ikni

    "Jeni prekur nga Arroganca me njëri-tjetrin dhe me njerëzit... ose mbyteni turkun brenda jush, ose përgatituni për të lënë anijen". Faqja online Newsbombe, ka mundur të sigurojë një e-mail që kryeministri Edi Rama u ka nisur në mars të këtij viti të gjithë ministrave të kabinetit të tij, duke i shkruar rëndë për fenomenin e Arrogancës që i ka prekur në lidhje me njëri-tjetrin, deputetët dhe njerëzit.

  • Kryebashkiakët e PD zhgënjehen
    nga Rama: Na njohu po s'na dëgjoi

    Duket se takimi i kryeministrit Rama me 61 kryebashkiakët e rinj nuk ka plotësuar pritshmëritë e të zgjedhurve të djathtë të Bashkive në vend, të cilët janë shprehur të zhgënjyer pas mbledhjes.
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv