Politikë
-
Zyrtarë të Partisë Demokratike kërkojnë publikimin e emrave të 6-ish ministrave që “tradhtuan” PD-në dhe kandidatin e saj në Tiranë, Halim Kosova. VIDEO 7 Gusht 2015, 08:00
-
Rama niset me pushime, ndalon
6 Gusht 2015, 23:13
për një kafe me Roshin në KavajëEdi Rama ndërsa pret të nisë pushimet në jug është shfaqur krejt papritur në një kafe me kryebashkiakun socialist Elvis Roshi në qendër të Kavajës. Një kamera amatore ka fiksuar momentet kur dy miqtë shijonin kafen pranë shatërvanit në një lokal. VIDEO
-
PD: Çdo produkt pa kontributin
6 Gusht 2015, 15:19
e opozitës, cenon kompromisinDeputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi doli në një deklaratë për mediet pas konferencës për shtyp të kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Halimi deklaroi se, PD është pro një reformë të plotë “që të largojë gjyqtarët e prokurorët e paaftë e të korruptuar, apo të kapur politikisht, dhe të garantojë një sistem drejtësie të fuqishëm dhe të plotësisht të pavarur”. VIDEO -
Qeveria 50 mijë € ndihma Tetovës
6 Gusht 2015, 15:08
"Solidaritet, përkrahje vëllazërore"Një fond prej 50 mijë euro për Tetovën e përfshirë nga përmbytjet ka dhënë qeveria shqiptare për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga kjo tragjedi ku humbën jetën 5 persona ndërsa 1 fëmijë rezulton i humbur.
-
Intervista/ Paloka kërkon reagim
6 Gusht 2015, 14:38
ndaj qeverisë: Populli të ngrihet!Opozita ka një mision të qartë, e ky është zgjimi i reagimit qytetar përballë veprimeve të fundit të qeverisë. Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka e lidh këtë situatë me aktin e fundit të qeverisë për uljen e shpenzimeve në buxhet. Sipas tij, vendimi është marre në kundërshtim të procedurave ligjore, e kjo me një synim të qartë, për të fshehur vjedhjen e 160 milion dollarëve. Sipas Palokës kjo rëndon drejtpërdrejtë tek ekonomia e çdo shqiptari.
VIDEO
Jaka: S'faturohen produktet vendase
Ulen fondet, por nuk preket Nishani
Buxheti, Tirana merr “pjesën e luanit”
Rishikimet e shpenzimeve në buxhet, pa këstin e kredisë së FMN
Rritet me 6 mln fondi për pronarët
Flasin ekspertët: Tatimet e doganat përgjegjëse për rënien e të ardhurave
Spaho: Janë 134 milionë dollarë të vjedhur nga ulja e traut në dogana
Nuk realizohen të ardhurat, në buxhet mungojnë 86 milionë $ -
Basha sulmon Ramën për buxhetin:
6 Gusht 2015, 14:04
Qeveria shkurtoi pagat e pensionet“Rishikimi i buxhetit do të sjellë uljen e pagave dhe pensioneve”. Kështu deklaron kreu i Partisë Demokratike duke iu referuar vendimit të qeverisë për reduktimin e shpenzimeve. Sipas liderit Basha, qeveria po vjedh taksat e qytetarëve ndërkohë që tashmë u ul atyre dhe fondet.
VIDEO
Buxheti, Tirana merr “pjesën e luanit”
Rishikimet e shpenzimeve në buxhet, pa këstin e kredisë së FMN
Rritet me 6 mln fondi për pronarët
Flasin ekspertët: Tatimet e doganat përgjegjëse për rënien e të ardhurave
Spaho: Janë 134 milionë dollarë të vjedhur nga ulja e traut në dogana
Nuk realizohen të ardhurat, në buxhet mungojnë 86 milionë $ -
Veliaj jep “OK”: Mbledhjen e radhës
6 Gusht 2015, 13:00
“çlirohen” banesat sociale në TiranëBanesat sociale në Tiranë do të nisin të shpërndahen menjëherë pas mbledhjes së radhës së Këshillit bashkiak. Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj saktësoi se ky proces nuk do të bëhet sipas planit të ish-bashkisë Basha. Po ashtu Veliaj tha se do të zgjidhet edhe problemi i kredive të buta, një proces i cili ka qenë i bllokuar deri më tani. Ndërkohë pas një jave si kryetar bashkie që ka provuar shërbimin urban Veliaj tha se autobusët e disa linjave janë si ato të Afrikës.
-
"Drejtësia", Xhafaj: Jo “copy
6 Gusht 2015, 12:16
paste”, por reformë shqiptareKryetari i Komisionit të Posaçëm "Për reformën në Sistemin e Drejtësisë", Fatmir Xhafaj deklaron se, reforma në drejtësi nuk do të jetë “copy & paste”, por një reformë shqiptare që zgjidh problemet e krijuara në vendin tonë. Në bashkëbisedimin me gazetarët në ambientet e Komisionit të Ligjeve, Xhafaj duke folur për reformën kyçe të integrimit në BE, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, tha se Shqipëria do të kërkojë asistencë teknike dhe financiare nga BE dhe partnerët e tjerë. VIDEO
-
Përplasja, Bejko: 6 ministra të
6 Gusht 2015, 07:15
PD votuan kundër Halim KosovësKryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko është shprehur dje se, 6 ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë “Berisha”, të paktën në zgjedhjet e fundit vendore kanë punuar kundër Partisë Demokratike. "Nje ish-minister financoi PS-ne.
-
Berisha nuk e mohon takimin me
5 Gusht 2015, 22:20
Bin Laden më ‘94: Kurrë me ‘95CIA informacion per takimin Berisha Bin Laden ne Tirane me 1994. Ish-presidenti Berisha në reagimin e tij e imposton me dashje takimin më 1995, duke deklaruar se s’ka pasur ai takim me të në këtë vit, aq me ndonjë rast tjetër. Pa mohuar faktin e ndonjë takimi në prill 1994, siç raportin CIA.
-
Veliaj me Al Bader: Bashkëpunim
5 Gusht 2015, 16:39
për projektet zhvillimore të TiranësKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim, në ambientet e bashkisë së Tiranës, ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Ambasadori Al-Bader bëri me dije se gjatë takimit i përcolli urimet e tij Veliajt me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
-
Projekti i qeverisë, në fund të vitit
5 Gusht 2015, 16:32
26 bashki do kenë plan rregulluesBrenda tre muajve 26 kryetarë bashkie do të kenë në tryezën e tyre planet e reja rregullues të njësive vendore që drejtojnë. Kjo konfirmohet nga zëvendës ministri i zhvillimit të urban Gjon Radovani, i cili në një intervistë për A1 Report sqaron projektin e qeverisë për finalizimin e këtij procesi jetik të zhvillimit të zonave, sipas hartës së re territoriale. VIDEO
-
Ku do t'i kalojë pushimet Meta?
5 Gusht 2015, 16:19
"Më shumë kohë më familjen"Në fund të një sesioni “të gjatë” në Kuvend të shoqëruar me debate dhe incidente të shumta, kreu i Kuvendit Ilir Meta sërish nuk heq dorë nga puna. Por, të paktë deri në javën e parë të shtatorit nuk do t’i duhet të drejtojë 139 deputetët e Kuvendit.
-
Meta flet për raportin me Ramën
5 Gusht 2015, 15:19
"S'janë as në ftohje, as në ngrohje"Pozitiv e vlerëson kreu i Kuvendit Ilir Meta këtë sesion parlamentar, duke e mbështetur më së shumti këtë qëndrim në rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një intervistë për “Albanian Daily Neës” Meta thotë se parlamenti pati debat aktiv dhe të “ndezur”. Sa i përket zgjedhjeve vendore kryeparlamentari thotë se ato u zhvilluan brenda standardeve të kërkuara.
-
PD: Rama i shfrytëzoi minatorët
5 Gusht 2015, 15:16
për fushatë, ende pa kushte siguriePartia Demokratike ka akuzuar këtë të mërkurë kryeministrin Rama se ka mashtruar minatorët për përmirësimin e kushteve të punës si edhe për paga më të larta. Nga foltorja e selisë blu, Alban Zeneli deklaroi se kryeministri Rama i shfrytëzoi minatorët veç për fushatë elektorale, dhe më pas u kthen atyre kurrizin.
-
Sherri Pollo-Ndoka, PD: Do ta
5 Gusht 2015, 15:04
çojmë deri në fund dekriminaliziminPartia Demokratike ka dënuar incidentin e ndodhur mes deputetit socialist, Arben Ndoka dhe demokratit Genc Pollo në Facebook. PD ka dënuar sulmin e Ndokës duke thënë se “ka beikimn e Ramës për sulmet që bën”. VIDEO
-
Basha: Paratë që mungojnë kanë
5 Gusht 2015, 12:59
përfunduar në xhepat e qeveritarëveKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se paratë që mungojnë nga mbledhja e të ardhurave nga doganat dhe tatimet në gjashtë muajt e fundit kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.
-
Veliaj tri detyra administratorëve:
5 Gusht 2015, 09:48
Tirana xix para fillimit të shkollësTre detyra i la kryebashkiaku Erion Veliaj administratorëve të 24 njësive të bashkisë së madhe të kryeqytetit. E para është ajo e pastrimit të Tiranës në aksionin e 4 shtatorit ku veç firmave kontraktore të pastrimit dhe ushtrisë do të angazhohen edhe qytetarë. Brenda javës ata duhet të kenë gati raportet për të gjitha sheshet dhe trotuaret e zaptuara nga tregtia e paligjshme. Aty ku rezulton se zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve nuk janë në katin e parë të njësisë, do të ndërhyhet. VIDEO
-
Berisha mbështetje Bashës
5 Gusht 2015, 08:10
deri më 2017, fitorja e shpëtonAnaliza e PD/ SI jane ndare grupimet ne seline e PD dhe linjat qe mbeshtesin. Tre klanet ne PD, strategjite me koalicion me PS apo LSI. Berisha nuk ka ndërmend të rikthehet në PD, duke e lënë Lulzim Bashën të drejtojë këtë parti deri në zgjedhjet e 2017.
-
Paloka: Koalicioni me PS iluzion
5 Gusht 2015, 08:05
mediatik, LSI s'e shohim dot me syKryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka hedh poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi koalicioni qeverisës të Partisë Demokratike me dy partitë e majta, PS ose LSI.