Politikë
-
Mbyllet sondazhi per vleresimin e qytetareve mbi performancen e ministrave te kabinetit Rama. Ne vetem 36 ore rreth 15 mije vota. Renditja përfundimtare e ministrave, nga diferenca e votave pro dhe kundër. Kryeson listën e ministrit me te mire Arben Ahmetaj për të vijuar me ministrin Saimir Tahiri, e në vend të tretë Ilir Beqaj. Ndërkohë, tre ministret e vlerësuara me performancën më të dobët, janë ministrja Milena Harito, Ermonela Felaj dhe ministrja Mirela Kumbaro. 1 Mars 2015, 11:10
-
Të hënën nis diskutimi në Kuvend
1 Mars 2015, 09:49
Bregu drejton Këshillin e integrimitKuvendi do të nisë nga dita e hënë, diskutimin për ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ligj i cili kalon procesin e integrimit nën komptencat e parlamentit.
-
Mano në garë për bashkinë Korçë
1 Mars 2015, 08:00
Lulzim Basha fut në lojë ithtarët e tijKur gjendemi vetëm katër muaji përpara zgjedhjeve vendore, për 61 bashkitë e vendit, Partia Demokratike edhe pse zyrtarisht pritet të nis konsultimet për kandidatët javës që vjen, në nëntekstin e demokratëve dalin disa emra që lakohen si kandidatët të PD-së në garën zgjedhore.
-
"Sherr" në PD/ Veliaj, Imami
1 Mars 2015, 07:15
dhe Alibeaj i thonë ‘JO’ BashësZgjedhjet vendore/ Deputeti Astrit Veliaj dhe ish-ministri Enkelejd Alibeaj i kanë thënë jo emërimit të kryetarit të PD Lulzim Basha për drejtimin e shtabeve elektorale përkatësisht në Urën Vajgurore dhe në Tepelenë. Për A1 Report të dy zyrtarët e lartë demokratë konfirmojnë se vendimi i tyre është marrë në kushtet e mungesës së vlerësimit nga lidershipi demokrat. Alibeaj refuzon Tepelenën: Ndihem i pavlerësuar, tërhiqem përfundimisht nga politika. Veliaj: Nuk shkoj në Urën Vajgurore, Basha emëroi vetë drejtuesit pa u konsultuar. Edhe Arben Imami refuzon kryesimin e fushates ne Shkoder.
VIDEO -
Basha: Rama llogari për dhunën
28 Shkurt 2015, 21:50
Policë, mos e përlyeni më uniformënKreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook duke i bërë thirrje prokurorisë që të marrë masa në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në vend. Basha ka shkruar se Rama dhe të gjithë vartësit e tij do të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre. Përsa i përket policisë Basha u ka bërë thirrje që të mos e përlyejnë uniformën me urdhrat politikë.
-
Rama në Rumani: Ballkani në rrezik
28 Shkurt 2015, 14:06
nga ISIS, BE-ja duhet të ndërhyjë!Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën zyrtare në Bukuresht me prezantimin në gjuhën rumune të librit të tij “Kurban”. Kreu i qeverisë tha se Ballkani është i kercënuar nga përshkallëzimi i radikalizmit islam që përfaqëson ISIS duke kërkuuar njëherësh ndërhyrjen e Bashkimit Evropian në këtë cështje. Rama gjithashtu u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Cauza” nga Universiteti i Arteve të Rumanisë. VIDEO FOTO
-
Bindet edhe Zeqaj, heq dorë
28 Shkurt 2015, 13:00
nga rikandidimi për Bashkinë FieKryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj ka deklaruar se nuk do të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e Bashkisë së Janinës, për binjakëzimin e dy bashkive, Zeqaj tha se kandidimi nuk është aspirate e tij. VIDEO
Kreu i bashkisë Fier në gjyq për banesat sociale, Zeqaj: Sulm politik -
Vendoret, Tavo: Jo në garë për
28 Shkurt 2015, 11:55
Gjirokastrën, vazhdoj mandatinDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka shuar zërat se ai mund të jetë një kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Gjirokastrës. Në një lidhje telefonike për A1 Report, Tavo tha se ai është i përkushtuar ndaj mandatit të tij si deputet dhe do ta përfundoj deri në fund mandatin që i kanë dhënë qytetarët. VIDEO
-
Lezhë, Basha nis turin parazgjedhor
28 Shkurt 2015, 10:51
"Koalicioni i PD vetëm me qytetarët"Kreu i opozitës Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve parazgjedhore në qytetin e Lezhës. Gjatë takimit me strukturat e partisë në këtë qytet, Basha ka deklaruar se s’do të ketë koalicion me dy forcat politike që cilësohen nga kreu i opozitës të “kalbura”. Basha theksoi se koalicioni i PD do të bëhet vetëm më qytetarët. VIDEO
-
Bashkitë joshin deputetët,
28 Shkurt 2015, 08:33
"flakje" mandatesh në fushatëNdarja e re territoriale dhe shtimi i kopetencave për të zgjedhurit vendor duket se ka shtyrë shumë prej deputetëve aktual të Kuvendit për të qenë pjesë e garës në 21 qershor. Java e parë e marsit është përcaktuar si vendimtare nga drejtuesit e forcave kryesore politike në vend për përcaktimin dhe lançimin e emrave të kandidatëve për 61 njësitë vendore.
-
Kodi Zgjedhor, Bylykbashi:
28 Shkurt 2015, 07:35
PS ndryshime të njëanshmeNdryshimet në Kodin Zgjedhor të propozuara nga mazhoranca për organizimin e KZAZ në bazë të ndarjes së re territoriale, kanë kaluar tashmë në kalendarin e punimeve të Kuvendit pa miratimin e opozitës. Pavarësisht se mazhoranca vijon të theksojë se ndryshimet që do të bëhen në disa nene të Kodit Zgjedhor janë thjeshtë ndryshime teknike që bëhen si pasojë e ndarjes së re administrative-territoriale.
-
PD, Strazimiri: Koço Kokëdhima
27 Shkurt 2015, 21:30
shkeli nenin 70 të KushtetutësSipas Partisë Demokratike, deputeti Koço Kokëdhima ka shkelur nenin 70 të kushtetutës. Për Gent Strazimirin ky nen e detyron deputetin Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën.
-
Naço: Reformim Prokurorisë, KLD
27 Shkurt 2015, 16:42
Gjykatës së Lartë e Magjistraturës“Reformim të institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë takimit të tij me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.
-
Kokëdhima: Ja pse promovoj
27 Shkurt 2015, 16:04
legalizimin e kanabisit medikalDeputeti socialist Koço Kokëdhima ka artikuluar edhe njëherë propozimin për të legalizuar kanabisin medikal në Shqipëri. Kokëdhima argumenton se kontrollimi me ligj i prodhimit të kanabisit duhet bërë për t’i dhënë mundësinë dhjetëra shqiptarëve të mjekohen me medikimantet që burojnë nga marijuana. Sipas deputetit socialist janë 170 sëmundje të cilat trajtohen përmes ilaçeve nga marijuana. Por jo vetëm kaq. Sipas deputetit Kokëdhima, legalizimi i kanabisit medikal do të sillte përfitime ekonomike për vendin. VIDEO
SONDAZH: A jeni dakord per legalizimin e kanabisit medikal ne Shqiperi? -
PD: Qeveria ka vetëm një skemë
27 Shkurt 2015, 15:32
për energjinë, atë anti-qytetarePartia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e OSHEE-së të ditës së sotme për shtyrjen deri më 31 mars të afatit të pagesës së prapambetur të energjisë nga qytetarët, duke përfituar edhe falje të 80% të kamatëvonesave.
-
Kokëdhima:Me Doshin vetëm drekë
27 Shkurt 2015, 15:00
shoqërore, vlerësoj ministrat e qeverisëDeputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima në një konferencë për mediat, ka bërë të ditur edhe bashkëbisedimin e tij të djeshëm në Kuvend me kolegun e mazhorancës Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kryeministrit Edi Rama. VIDEO
-
Kokëdhima: Berisha akuza për 9
27 Shkurt 2015, 14:35
mijë lekë kontratë.Propagandë!Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima në një bashkëbisedim me gazetarët ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku kjo e fundit pretendon se deputeti i mazhorancës ka vjedhur mbi 150 herë fondet publike. Në vijim të sqarimit të 16 kontratave të lidhura të Abissnet në vitin 2013, Kokëdhima u shpreh se 13 prej tyre kanë qenë të lidhura edhe një vit më parë. Ndërsa gjatë 2013-s ai shton se ka patur 3 kontrata të reja me vlerë totale 40 mijë lekë, njëra prej të cilave me komunën Rrushbull me vlerë 9 mijë lekë. VIDEO
Akuzat e PD, Kokëdhima: Shpifje! Kontratat janë në kohën e Berishës
Kokëdhima-Berishës: Ti xheloz për pasurinë time, s'kam përfituar -
Kritikat e Tom Doshit, burime për
27 Shkurt 2015, 13:56
A1 Report: PS s'merr masa ndaj tij
EDITORIAL mbi kërcënimin e DoshitBurime brenda PS bëjnë me dije për A1 Report se Grupi Parlamentar s'do të marrë asnjë masë ndaj deputetit Tom Dosha, i cili një ditë më parë bëri kritika të ashpra ndaj mazhorancos dhe deklaroi të një lufte të hapur me kryeministrit Rama. Ndërkohë që ditën e sotme, Doshi, përmes në një postim në rrjetin social Facebook ka ulur tonet. Ai shkruan se kritikat lidhen vetëm me premtimet e bëra ndaj bashkëqytetarëve të tij, duke theksuar se pas tyre s'ka asgjë personale.
VIDEO
Kokëdhima:Me Doshin vetëm drekë shoqërore, vlerësoj ministrat e qeverisë
Doshi: Ja biseda me Kokëdhimën/Deputeti i PS; S'kemi probleme
Shkëlzen Berisha: Doshi mban peng Ramën -
PD: Tahiri rekord mashtrimesh
27 Shkurt 2015, 12:29
në publik, të japë dorëheqjen!Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deklarata është bërë ditën e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani në një dalje për mediat. VIDEO
-
Luan Maxhari kryebashkiaku i ri i
27 Shkurt 2015, 11:41
Pogradecit, zëvendëson ShkëmbinIsh-Nënprefeketi i Pogradecit, Luan Manxhari, do të drejtojë Bashkinë e Pogradecit deri në zgjedhjet e 21 qershorit. Manxhari zëvëndëson në këtë post Artan Shkëmbin, i cili pasi drejtoi për tre mandate këtë njësi vendore dha dorëheqjen pak ditë më parë. VIDEO