Politikë

  • Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në interpelancë gjatë seancës së sotme në Kuvend, i ka kërkuar Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, një sërë paketash në ndihmë të biznesit fason, të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin e vitit 2015, ashtu siç u premtua nga qeveria dhe më konkretisht nga Kryeministri Edi Rama
  • Juristi Gentian Sala zgjidhet
    në krye të Autoritetit të Medias

    Gentian Sala është kreu i ri i Autoritetit të Medias Audiovizive. Ai u zgjodh sot me votim te fshehte nga Kuevndi, ku mori 79 vota pro te deputeteve, dhe vetem 1 kunder, perballe 3 kandidateve te tjere. VIDEO

  • Pensioni i minatorëve, Veliaj: Hera
    e I që të gjitha sindikatat dhanë OK

    Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro ka miratuar projektligjin për “Pensionet e minatorëve”, nga i cili pritet që 3840 minatorë, të përftojnë ulje me 5 vjet të moshës së pensionit, nga 60 në 55 vjeç si dhe rritje të pensionit të tyre. Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, tha se është rasti i parë që të gjitha sindikatat kanë rënë në një mendje për domosdoshmërinë e këtij ndryshimi. VIDEO

  • Basha: Aksioni, "mburojë" për të
    fshehur rritjen e çmimit të energjisë

    Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se aksionin e nisur për të ndëshkuar gjithë vjedhësit po e përdor për të fshehur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një tryezë me grupet e interesit për çështjen e çmimit të energjisë, kryetari i PD-së, Lulëzim Basha tha se qeveria ka dështuar me menaxhimin e sektorit të energjisë. VIDEO

  • Masakra në Tiranë, PD: Vrasja, prej
    imunitetit që i dha Rama Xhuvanit

    Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe konkretisht ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i përket të akuzuarit kryesor për vrasjne e 4 fishtë dy ditë më parë në kryeqytet, Kostandin Xhuvani, me pretendimin se ai ishte në kërkim nga policia por nuk arrestohej qëllimisht. VIDEO

  • Gjermeni për Euronews: Shqipëria
    e hapur për turistët dhe investitorë

    Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjate një interviste për “Euronews”, foli për zhvillimin e turizmit shqiptar dhe mundësitë për ta kthyer atë në gjithëvjetor.

  • Denada Prifti emri që Rama do
    t’i paraqesë për BSH Nishanit

    Kreu i qeverisë Edi Rama e ka kandidaten e tij të preferuar për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë që do t’ia paraqesë sot në tryezë Presidentit Nishani. Vendosmërinë për të mbështetur kandidaturën e Denada Priftit, kryeministri Rama e përcolli këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku kërkoi edhe mbështetjen e kandidaturës së saj për në BSH.

  • PD: Skema e re e pensioneve,
    përfitojnë 150 vetë, pr/ligji i deformua

    Deputetët e PD në Komisionet Parlamentare, e konsiderojnë projektligjin e qeverisë për rritjen e pensioneve të minatorëve, si demagogji dhe propagandë të qeverisë që po varfëron çdo ditë e më shumë pensionistët.

  • Kryeministri Rama do të vizitojë
    Preshevën gjatë vizitës në Serbi

    Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Luginën e Preshevës gjatë vizitës së tij në Serbi. Ky fakt konfirmohet për “A1 Report” nga burime nga kryeministria.

  • Bushati: Vizita e Ramës në Serbi
    për një kapitulli të ri marrëdhëniesh

    “Vizita e kryeministrit Rama në Beograd, sinjal i qartë që Shqipëria dëshiron një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë.” Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”.

  • Berlin, zhvillohet Ministeriali VI
    Bushati: BE për të ndërtuar stabilitet

    Ditën e sotme është zhvilluar Ministeriali VI i Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore, e organizuar nga Instituti gjerman Aspen. Në këtë takim, të mbajtur në Berlin, mori pjesë dhe Ministri i Jashtëm i vendit tonë, Ditmir Bushati. Në fokus të takimit ishte konsolidimi i  progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • Sistemimi i sheshit 'Elbasan Arena'
    KM: 68 mln lekë për shpronësimet

    Të gjithë pronarët të cilët preken nga hapja dhe sistemimi i sheshit para stadiumit “Elbasan Arena” do të shpronësohen. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar fondi prej rreth 68 milionë lekësh që do të shkojnë për shpronësimet e pronarëve.

  • KM miraton dhënien e armatimeve
    për Irakun kundër terrorizimit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dhënien e armatimeve për Irakun në mbështetje të luftës kundër terrorizmit. Me propozim të Ministres së Mbrojtjes dhe në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, Qeveria ka vendosur për: Dhënien e armatimit, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi".

  • Rama takon Hamáček: Çekia
    mbështet Shqipërinë për në BE

    Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Çekisë, Jan Hamáček. Gjatë takimit të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve ndërsa shprehën vullnetin për të intensifikuar kontaktet në të gjitha nivelet dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.  

  • Nishani takim me kryeparlamentarin
    çek:Ballkani Perëndimor gati për BE

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jan Hamáček dhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë zyrtare në vendin tonë.

  • Nishani takon Robertin: Të rritim
    bashkëpunimin në luftën ndaj krimit

    Në vizitën e tij në Tiranë prokurori i Antimafias italiane Franco Roberti është pritur dhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ku siç bënë me dije Presidenca, palët kanë ndarë qëndrimin se efikasiteti në luftën ndaj krimit varet nga bashkëpunimi efikas midis institucioneve.

  • Rama: Arsye të vajtueshme për
    bojkot. Basha: Po sulmon opozitën

    Bojkoti i opozitës në Kuvend prej gati 3 muajsh është kthyer në shkakun e një “lufte” virtuale mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD. Në një shkrim të publikuar në “Facebook” me titull “Në vend të replikave me opozitën e munguar”, kryeministri Rama shprehej se opozita po bojkoton Kuvendin me “arsye të vajtueshme”. Por kjo ka sjellë edhe reagimin e kreut të PD, i cili po në “FB” i përgjigjet kryeministrit Rama, duke e akuzuar se po sulmon opozitën.

  • PD: Pensionistët po varfërohen
    projekt vetëm për 150 minatorë‏

    Në Partinë Demokratike, anëtarët e saj në tre Komisionet Parlamentare, përgjegjës për ligjin e minatorëve dhe projekt-buxhetin e shtetit, i quajtën ligjet financiare të qeverisë për vitin e ardhshëm si propoagandë me të cilën synojnë të lajnë duart me premtimet elektorale. VIDEO

  • Vrasja e katërfishtë, PD: Rama
    të japë llogari para qytetarëve

    Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat sot, kërkoi që Kryeministri Edi Rama të japë llogari për vrasjen e 4 njerëzve një ditë më parë. VIDEO

  • Vizita në Serbi, Rama: Të
    shkruajmë një histori paqeje

    Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ka folur për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, investimet turke ne vend, Konferencën e Berlinit dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan. Rama gjithashtu ka dhënë opinionet e tij edhe në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, arsyet e mbylljes së ambasadës së Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv