Politikë

  • Partia Socialiste nënvizoi faktin se me njoftimin e sotëm për shtyp, edhe INSTAT u dorëzua dhe pranoi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare. “Kur INSTAT, alias Instituti i Gënjeshtrave të Saliut, pranon që ekonomia ka rënie vjetore 0,2 %, shqiptarët e kuptojnë lehtë sesa më e madhe është kjo rënie”, deklaroi Ilir Beqja nga selia rozë.
  • Imuniteti, Berisha: PS ta votojë
    nëse nuk ka frikë nga vetja

    Kryeministri Sali Berisha ftoi përsëri sot kryesocialistin Rama që të votojë projekt ligjin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë pasi, siç tha ai, varianti i paraqitur në Kuvend nga mazhoranca është ai që opozita kërkon dhe mbështet që nga vitit 2005.

  • Levan-Vlorë, debati në komision
    PS: Fshihen afera korruptive

    Rritja e kostos së rrugës Levan-Vlorë ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka, shpjegoi se projekti ka nevojë për ndryshime dhe për këtë janë kërkuar nga BERZH 7.5 milionë euro dhe 3 milionë të tjerë nga Banka Europiane e Investimeve (BEI).

  • Reforma, OSBE: Riformatimi
    i KQZ mund të jetë zgjidhja

    Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore ka kryer një punë të mirë përsa i përket çështjeve teknike ndërsa për problemet që ende mbeten pezull nevojitet një zgjidhje politike mes përfaqësuesve partiakë. Është ky mendimi i ambasadorit të OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, i shprehur pas një takimi me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë.

  • Ristani shmang debatin
    çon Sekretaren në Kuvend

    Kreu i KQZ Arben Ristani ka evituar sot paraqitjen në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për Raportin vjetor të institucionit që drejton për vitin 2011. Në vend të tij Ristani ka preferuar të cojë Sekretaren e Përgjithshme të KQZ Aljona Mancaku.

  • Rikompozimi i KQZ-së,
    PS paraqet sot propozimet

    Marrëveshja ka mbetur pezull për çështjet që lidhen me rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procedurat ankimore dhe transparencën e materialeve zgjedhore

  • Austria: Tadiç i vonuar në
    gjestin simbolik me Thaçin

    “Është paksa vonë për takimin simbolik të ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa presidenti Nikoliç duhet të gjejë gjestin me të cilin do të tregojë se është i vetëdijshëm për të kaluarën.” Kjo është deklarata e zëvendës kancelarit dhe ministrit të Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.

  • Kavajë, kryebashkiaku Roshi e
    kreu i PS: Asnjë konflikt mes nesh

    Nuk ka pasur asnjë konflikt në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë nga strukturat e PS në Kavajë. Kështu sqaron kreu i kësaj partie për rrethin e Kavajës, Xhavit Halili, përmes një deklarate për mediat, ku thekson se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që kanë raportuar disa media.

  • 500 studentë rock dhe
    politikë në selinë e PS

    Mbrëmjen e së premtes FRESSH organizoi një aktivitet mjaft interesant në ambientin veror të Bar Austria, pranë selisë qëndrore të Partisë Socialiste. Ky aktivitet u parashtrua si një risi në Shqipëri, pasi ishte një kombinim i përkryer midis debateve më të nxehta politike dhe sociale të momentit, ritmit klasik të violinës, ritmit tribal të muzikës më të fundit në treg, verës së mirë dhe të rinjve idealistë e punëtorë të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet.

  • Ambasadori danez:
    Kriminelët po ju cojnë drejt BE!

    Ambasadori danez në Tiranë edhe pse në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri nuk kursen kritikat më të ashpra për politikën në vend. Në një intervistë për revistën “Java ambasadori danez shpreh habinë se si ka mundësi që Shqipërinë po e cojnë drejt BE politikanët e korruptuar dhe kriminelët

  • Berisha takon Gordon:
    Klinton së shpejti në Shqipëri

    Gjatë samiti të Dubrovnikut kryeministri Berisha ka takuar dhe Zv. Sekretarin Amerikan te Shtetit Filip Gordon. Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së kryeministrit Berisha, Gordon përcolli pershendetjet e Sekretares së Shtetit Klinton dhe rikonfirmoi dëshirën e saj për të vizituar së shpejti Shqipërinë.

  • Tadiç shtrëngon duart me
    Thaçin e Berishën në Kroaci

    Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, ka shtrënguar duart me dy kryeministrat shqiptarë të Ballkanit, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, gjatë samitit të Dubrovnikut ku po merr pjesë në cilësinë e një lideri partiak pasi zyrtarët serbë nuk ndjekin zyrtarisht punimet e tij.
    Dacic: Prania e Tadic në Samit “engimë”
    SONDAZH/ E shikoni këtë shtrëngim duarsh si një hap më shumë drejt "paqes" mes dy popujve?

  • Petro Koçi: Ja ku gaboi Rama
    në takimet me Metën e Berishën

    Ish ministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koci shigjeton kryetarin e PS, Edi Rama, se gaboi në takimet e tij me kreun e LSI, Ilir Meta dhe Kryeministrin Berisha gjatë procesit për zgjedhjen e presidentit. Në një intervistë për TV A1Report, Koçi bën thirrje për respektimin e kërkesave të partive jo parlamentare në përfundimin e reformës zgjedhore.

  • Ruçi: Kulisat që çuan në
    zgjedhjen e Nishanit president

    Kreu i grupit të PS-së në Kuvend, Gramoz Ruçi, deklaroi se Bujar Nishani ishte produkt i kulisave mes partnerëve në koalicionin qeverisës dhe se PS-ja nuk kishte numrat e duhur për të nxjerrë një kandidat për president të vendit në raundin e katërt, tre javë më parë.

  • Jensen: Habi pas mosreagimit
    popullor pas 21 janarit

    Ambasadori danez në Shqipëri, Karsten Jensen, pak kohë para se të largohet nga Shqipëria është shprehur se zgjedhja e presidentit nuk ishte e duhura. Ai u shpreh i habitur nga reagimi I popullit shqiptar, pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit 2011 dhe i shqetësuar se si korrupsioni vijon të përkeqësohet.

  • Kryeministri Berisha merr
    pjesë në samitin e Dubrovnikut

    Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Kroaci ku do të marrë pjesë nё Samitin e kryetarëve tё qeverive dhe personaliteteve nga Europa Juglindore, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Mesdheu, me temё “Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane“

  • Panariti takon Westerwelle,
    e fton për vizitë në Shqipëri

    Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti gjatë vizitës në Paris zhvilloi një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm gjerman z. Guido Westerwelle. Fillimisht ministri gjerman uroi zotin Panariti për detyrën e re si ministër i jashtëm i Shqipërisë. Gjatë bisedës së tyre Z.Panariti

  • Bizhga: Do hetojmë përgjimet
    në shërbimin e inteligjencës

    Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar i komisionit të Sigurisë, Gazmir Bizhga ka komentuar post dorëheqjen e kreut të SHIU-ut

  • Bizhga: Do hetojmë përgjimet
    në shërbimin e inteligjencës
    Përgjimi i Zylës, skandal institucional

    Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar i komisionit të Sigurisë, Gazmir Bizhga ka komentuar post dorëheqjen e kreut të SHIU-ut

  • Tregtia e armëve, PS: Kuvendi e
    Prokuroria të hetojnë Imamin

    Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla nga detyra, reagon opozita, e cila kërkon hetim të mëtejshëm nga ana e Prokurorisë.
    Shefi i SHIU-t një kokë turku? - Nga A. Rrozhani

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv