Shëndeti
-
Në Klinikën Stomatologjike Universitare pas 18 vitesh është bërë një investim në pajisje moderne ku ofrohen për qytetarët shërbime të reja që nuk ekzistonin më parë, duke vendosur kështu një standard të ri në shërbimin stomatologjik publik.
25 Janar 2019, 13:26 -
Tarifat dentare/ MSH çon në Gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut: Nuk do ketë rritje (Kërkesë-padia)
25 Janar 2019, 11:32Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa konkretë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare. Kjo Ministri i është drejtuar sot Gjykatës Administrative për të rrëzuar këtë vendim. Report Tv siguron padinë e Ministrisë së Shëndetësisë depozituar në Gjykatë.
-
Dyfishimi i çmimeve dentare, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Do marrim masa nëse vendimi shkel ligjin
25 Janar 2019, 10:51Autoriteti i Konkurrencës deklaron se do të vlerësojë vendimin e marrë nga Asambleja Kombëtare e Këshilli Kombëtar si dhe i bërë publik nga Urdhri i Stomatologëve dhe do të shprehet me një vendim.
-
Klinikat dentare dyfishojnë çmimet, MSH: S'është tagër i Urdhrit të Stomatologut, vendimi i pa aplikueshëm
24 Janar 2019, 15:24Në një kohë kur stomatologët kanë vendosur të rrisin 100% çmimet e shërbimet dentareve në vend, Ministria e Shëndetësisë deklaron se ky vendim është i pazbatueshëm. Sipas MSH, për tarifat nuk i vendos Urdhri i Stomatologut, ndërsa theksohet se përfaqësuesit e Ministrisë kanë votuar kundër këtij vendimi në mbledhjen e stomatologëve.
-
Anketa, 45% e femrave dhe 53% e meshkujve shqiptarë janë mbipeshë ose obezë
24 Janar 2019, 08:44Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT gjeti se në 2018 rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë.
-
Sëmundja e fruthit vdekjeprurëse/ Specialistja e ISHP: 30 raste në të gjithë vendin, kërkoni ndihmë menjëherë
23 Janar 2019, 13:47Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin sa i takon pasojave që mund të shkaktojë fruthi. Eugena Tomini specialiste te ISHP tha se komplikacionet mund të çojnë në humbjen e jetës, ndërsa u apeloi pacientëve të prekur nga sëmundja virale që mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë.
-
Situata e fruthit në Shqipëri/ ISHP: Ka 30 raste tek fëmijët nën 2 vjeç, prindërit të bëjnë vaksinimin
23 Janar 2019, 11:33Gjithashtu, ISHP, i bën thirrje spitaleve që të marrin masa për trajtimin e fëmijëve me fruth.
-
29 mijë aborte në 5 vite, Eglantina Bardhi: Klinikat private jashtë kontrollit të shtetit
21 Janar 2019, 12:39Sipas Eglantina Bardhit drejtoreshë e shoqatës “Together for Life” që së fundmi ka kryer një studim të thelluar mbi abortet selektive, tha se problem mbeten klinikat private të cilat duket se janë jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore. Madje shpesh edhe komisionet që duhet të ngrihen në spitalet obstetër-gjinekologjikë (maternitete) për të vendosur mbi abortet pas 12 javë të shtatzanisë, shpesh rezultojnë fiktive.
-
Investimet në shëndetësi/ Rama mesazh për kritikët: I keni apo jo sytë në ballë? (VIDEO)
21 Janar 2019, 09:30Kreu i qeverisë përmes pamjeve nga rikonstruksioni i një qendre shëndetësore në Lezhë kishte një mesazh për kritikët, që e akuzojnë për rrënimin e sistemit të shëndetësisë.
-
Këndi i Ekspertit/ Refluksi gastroezofagial, simptomat, pasojat dhe si trajtohet
20 Janar 2019, 07:42Klerida Shehu, mjeke gastrohepatologe sqaron problemtikat dhe dietën ushqimore që duhet ndjekur për ta trajtuar
-
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të rehabilituar në Njësinë 9: 90% e qytetarëve e kryen kontrollin mjekësor bazë
18 Janar 2019, 16:29Gjatë takimit me stafin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 4 në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është edhe deputete e zonës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për tu riorganizuar, bazuar në ndryshimet demografike, profilet e sëmundshmërisë, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.
-
Rama inspekton rezonancën e re tek Neurokirurgjia në QSUT
17 Janar 2019, 21:02Neurokirugjia në QSUT ka tashmë një rezonancë të re të teknologjisë së fundit që diagnostifikon edhe sëmundjet më të rralla. Kryeministri Rama takoi mjekë e pacientë të këtij pavioni.
-
Ja ushqimet që duhet të konsumojmë për të luftuar të ftohtin
16 Janar 2019, 13:33Ushqimet na ndihmojnë të luftojmë të ftohtin, por mjafton të zgjedhim të duhurit, në gjendje për të duruar shock-un termik mes temperaturave të trupit dhe botës jashtë, duke na dhënë nxehtësi pa na rënduar aparatin tretës. Miqtë më të mirë kundër të ftohtit janë ato që përmbajnë vitamina A, B, C dhe E, pra frutat, bishtajoret, kosi dhe agrumet
-
Lezhë/ Virozat ‘mbushin’ Pediatrinë, mjeku: 50 fëmijë në ditë vijnë për të marrë ndihmë mjekësore
15 Janar 2019, 17:34Fluks fëmijësh në Pediatrinë e Spitalit të Lezhës. Shkak janë bërë virozat, por edhe temperaturat e ulëta çka kanë çuar në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur duke e çuar në 50 në ditë, numrin e fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
-
Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës, 2 fëmijët e tjerë të pavaksinuar e kaluan pa probleme
15 Janar 2019, 14:18Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat.Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).
-
Fruthi, specialistja e ISHP thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët, pasojat mund të shfaqen 10-15 vjet më vonë
15 Janar 2019, 12:32Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP,e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv thotë ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është vaksinimi pasi rastet e fundit të fruthit janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç të cilët janë të pavaksinuar. Sipas saj, ka prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët duke i vënë ata para rrezikut të pasojave edhe pas 10-15 vitesh
-
Manastirliu në qendrat e rehabilituara shëndetësore në Shkodër: Këtë vit investojmë në 100 të tjera
15 Janar 2019, 10:16Ministrja Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore në fshatrat Bërdicë dhe Rranxë të Shkodrës. Në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.
-
Këndi i ekspertit/ Deficitet e vitaminës D dhe të kalciumit dhe osteoperoza
13 Janar 2019, 08:49Në rubrikën “Mjeku im” në Report TV, Marina Pajllaku ka sqaruar se cilat mosha janë më të rrezikuara nga osteoperoza
-
I rrezikohej jeta/ Shtatzëna 41-vjeçare nga Burreli transportohet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e tetë (VIDEO-FOTO)
11 Janar 2019, 13:00E mbërritur me urgjencë në maternitetin e Burrelit, gruaja shtatzënë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore të cilat i rrezikonin jetën asaj dhe mjekët vendosën dërgimin e saj në Tiranë. Shtazëna është transportuar me një helikopter në maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet ku edhe ka lindur, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ajo dhe foshnja.
-
Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitale, bonusi i bebes me dy pjesë
4 Janar 2019, 15:37Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet dhe se falë ndjekjes së politikave të reja sociale të qeverisë janë shtuar investimet në sektorin e shëndetësisë ku së fundi janë shtuar dhe 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit.