Shëndeti

  • Fluksi i pacientëve që i janë drejtuar Qendrave Shëndetësore të ngritura posaçërisht në zonat turistike nuk ka qenë vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në Qendrën Shëndetësore të Valbonës.  VIDEO
  • Dezinsektimi, Beqaj: Reduktojmë
    prezencën e mushkonjave në bregdet

    Plot 50 hektarë sipërfaqe është dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Nuk ka qenë vetëm sipërfaqja e zonave bregdetare, por edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.  VIDEO

  • Beqaj: Qendra shëndetësore e
    Velipojës, 2060 pacientë në dy muaj

    Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm sh​ëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. Sipas të dhënave, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar dje (16/08/2016) në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë. 

  • Beqaj: 24 mijë pushues kanë marrë
    shërbim shëndetësor pranë plazheve

    Shifra është bërë publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të realizuar pranë Qendrës Shëndetësore të ngritur posaçërisht për sezonin turistik tek zona e Malit të Robit, në Golem.  VIDEO

  • Sezoni turstik, Beqaj: Spitali i
    Traumës në gatishmëri për urgjencat

    Në gatishmëri për të ofruar shërbim të kujdesit shëndetësor për pushuesit nuk janë vetëm 25 qendrat e posaçme shëndetësore të sezonit turistik por edhe Spitali Universitar i Traumës. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në këtë institucion për të garantuar edhe një herë masat e marra në këtë sezon në të gjitha institucionet shëndetësore.  VIDEO

  • Beqaj në Ksamil: 45 pacientë
    në ditë marrin trajtim mjekësor 

    Nga fillimi i këtij muaji, të gjitha qendrat Shëndetësore në bregdet janë përballur me një numër të lartë pacitësh për shkak të fluksit në rritje të turistëve. Ky fakt është konstatuar nga Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj gjatë një vizite pune ne 2 pikat shëndetësore  të Ksamilit.

  • Sezoni turistik, Beqaj: Helikopterët
    në gatishmëri të rasteve të rënda

    Pas vizitave të punës që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer në disa nga qendrat shëndetësore bregdetare në vend, gjatë ditës së djeshme, ai ka kryer një tjetër takim pune në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopterë në kryeqytet. Kreu i shëndetësisë ka garantuar të gjithë qytetarët dhe turistët se sistemi shëndetësor në vend është në gatishmëri për të përballuar të gjitha rastet e pacientëve përgjatë sezonit turistik, duke nisur që nga vizitat e thjeshta mjekësore, e deri tek transporti apo trajtimi i pacientëve në gjendje kritike për jetën.

  • Beqaj në Shëngjin:Rritja e numrit të
    turistëve, më shumë masa në bregdet

    Rritja e numrit të pushuesve dhe për pasojë edhe e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore në bregdet ka kërkuar marrjen e të gjitha masave nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka pasur një vizitë në Shëngjin.  VIDEO

  • Beqaj: 17 mijë turistë kanë marrë
    ndihmë mjekësore në gjithë vendin

    Plot 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik. Kjo është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës. VIDEO 

  • Dita botërore e Hepatitit, Beqaj:
    Rimbursojmë barnat për pacientët

    Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka vizituar laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ministri Beqaj u shpreh se 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues“Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro, ndërkohë që 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro.

  • Shqiptarët mund të jetojnë deri në
    67 vjet pa u prekur nga sëmundjet

    Publikohet strategjia e re për shëndetësinë 2016-2020. Kjo strategji synon që të zbulojë s eku janë promblemet në popullatë, ku mes tyre përfshihet edhe sëmundëshmëria e femrave dhe meshkujve, apo vdekshmëria e foshnjave. Në dekadat e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të jetëgjatësisë per të dy gjinitë në Shqipëri. Jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 20133 ishte 76.0 vjet per meshkujt dhe 80.3 vjet për femrat. 

  • Rama në Poliklinikën e Specialiteteve
    Investimet në shëndetësi me rezultate 

    Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Poliklinikën e Specialiteteve Numër 1, nga ku ka thënë se investimet e bëra gjatë kësaj periudhe në sistemin shëndetësor po japin rezultate të dukshme dhe se, sipas tij, diferencën nuk e bëjnë fondet, por vizioni e qasja re të qeverisë.  VIDEO

  • Letër e hapur/Infermierja e politikës
    dhe Shqipëria që nuk bëhet! 

    Asnjëherë nuk kam dashur që të shfrytëzoj pushtetin e gazetarit për të çoroditur zyrat e shtetit për çështje apo punë personale. 

  • Rama e Beqaj tek Sanatoriumi:
    Spitali me shërbim të kualifikuar 

    Kryeministri Rama dhe Ministri I Shëndetësisë kanë vizituar pavionet e spitalit Unversitar Shefqet Ndroqi Në Tiranë. Siç dihet në këtë qendër spitalore nuk trajtohen më vetëm sëmundjet e mushkërive por edhe ato të zemrës apo kirurgjitë e përgjithshme. Për këtë spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni që kanë kushtuar 442 milionë lekë. Krahas rikonstruksionit të plotë të infrastrukturës, është bërë edhe pajisja me aparaturat më bashkëkohore për reanimacionin e kardiologjisë, hemodinamikës, të imazherisë, bronkoskopisë, etj. VIDEO 

  • Sezoni turistik, 25 qendra të
    posaçme shëndetësore për pushuesit‏

    25 qendra shëndetësore do të jënë në shërbim të pushuesve dhe turistëve 24 orë pa ndërpreje në të gjithë vendin, përgjatë gjithë sezonit turistik veror. Ministri Beqja gjatë inspektimin një prej këtyre qendrave në zonën e shkëmbit të Kavajës, u shpreh se janë marrë të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pushuesve për çdo problem shëndetësor.  VIDEO

  • Farmacitë pranë institucioneve
    shëndetësore,jo më afër se 20 metra

    Duke filluar që sot, asnjë farmaci nuk mund të jetë në një distancë më pak se 20 metra nga institucionet shëndetësore publike​. Asnjë subjekt farmaceutik nuk do të mund të përfitojë kontratë me Fondin nëse është në hetim apo deri në përfundim të plotë të hetimeve.

  • Portret, historia e kirurgut që për
    gjysmë shekulli ‘qëndisi” me bisturi

    10 vjet më parë, më 2 korrik 2006, pushoi së rrahuri zemra e Dr. Maksut Drasa, një ndër themeluesit e kirurgjisë shqiptare, një mjek i rrallë, novatorë dhe humanist i papërsëritshëm. 

  • Turizmi, 3 poliklinika shtesë, Beqaj:
    Urgjenca mjekësore tashmë realitet

    Aparatura të reja, protokolle, por edhe rritje të aftësive profesionale për mjekët dhe infermierët parashikon projekti i ri i Urgjencës Mjekësore, i cili ka filluar të aplikohet tashmë në vendin tonë falë mbështetjes së financimeve të qeverisë Italiane.  VIDEO

  • Drejtoresha e OBSH: Kujdesi
    shëndetësor më afër pacientëve

    Kryeministri Rama është i pranishëm në aktivitetin ‘’Shëndet për të gjithë’’ i cili po zhvillohet në sallën COD në kryeministri. Në këtë aktivitet është i pranishëm dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtoresha e OBSH.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv