Shëndeti
-
Do të duhen të paktën 6 muaj që virusi vdekjeprurës i Ebolës të vihet nën kontroll. Ky lajm raportohet nga Joanne Liu, kryetarja e organizatës “Mjekët pa kufij”. Liu e krahasoi shpërthimin e Ebolës me një gjendje lufte duke shtuar se epidemia është përkeqësuar më shpejt nga ç’mendohej, gjendje e cila nuk mund të përballohet as nga ekspertët e shëndetësisë.
VIDEO 15 Gusht 2014, 19:09
-
OBSH: Shkalla e shpërthimit të
15 Gusht 2014, 18:57
Ebolas është nënvlerësuar shumëShkalla e shpërthimit të Ebolas, me shumë gjasë është nënvlerësuar shumë. Ky vlerësim vjen nga agjencia e shëndetit të OKB-së, pasi numri i viktimave ka arritur në 1069. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se stafi i saj kishte prova se numri i rasteve të importuara dhe vdekjeve nuk pasqyrojnë nivelin real të krizës.
VIDEO
-
Stigma e SIDA-s mes afrikano-
12 Gusht 2014, 21:57
amerikanëve, i bën më të infektuaritAfrikano-amerikanët mbajnë barrën më të madhe të krizës së HIV-it në Shtetet e Bashkuara. Ata diagnostikohen më shpesh me HIV/SIDA dhe kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundja se çdo grup tjetër racor ose etnik në vend.
-
Teknologjia në ndihmë të
12 Gusht 2014, 21:43
personave me aftësi të kufizuaraShkencëtarët në Londër po punojnë për të prodhuar një karrige me rrota që mund të manovrohet thjesht duke hedhur sytë në drejtimin ku do të shkojë përdoruesi. Nëse ky projekt realizohet me sukses, programe kompjuterike me kosto relativisht të ulët mund të përdoren për t’u dhënë më shumë liri lëvizjeje personave me aftësi të kufizuara.
-
Sezoni veror, Beqaj inspekton
5 Gusht 2014, 14:44
urgjencat e ngritura në DurrësMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka garantuar të gjthë pushuesit se nuk do të mundojë për asnjë moment shërbimi shëndetësor dhe nevojat që ata kanë gjatë periudhës së pushimeve.
VIDEO
-
Rikthehet sifilizi pas 2 dekadash
3 Gusht 2014, 11:42
ISHP: 440 të infektuar..dhe 2 bebeDy dekada pasi ishte çrrënjosur krejtësisht, sëmundja e sifilizit jo vetëm që është rikthyer, por vitin e kaluar lindën edhe dy foshnje të infektuara. Ndërsa një pjesë e madhe e rasteve janë zbuluar rastësisht, kur shkuan të dhurojnë gjak për familjarët. Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shifrat e raportuara deri tani nga spitalet janë vetëm maja e ajsbergut, dhe sëmundja, që merret nëpërmjet seksit, mund të ketë përmasa më të vërtetë shqetësuese.
VIDEO
-
Virusi Ebola, Bino: Kujdes ndaj
2 Gusht 2014, 08:10
higjienës sidomos në udhëtimeNjë higjienë maksimale për të gjithë ata persona të cilët udhëtojnë në aeroporte përgjatë këtyre ditëve.
-
QSUT, transformohet urgjenca
30 Korrik 2014, 17:13
e sëmundjeve të brendshmeKjo është urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, e transformuar rrënjësisht. Pamja me të cilën përballesh sapo hap derën, është tashmë shumë larg atij imazhit të dikurshëm, ku në shërbim shikoje më shumë të afërm se sa vetë pacientë. Falë një ndërhyrje të mirëmenduar të drejtorisë, ky shërbim në QSUT nuk ka asgjë më pak se sa urgjencat në spitalet më të mira në botë.
VIDEO
-
Kreu i ISHP: Në Shqipëri 9% e
29 Korrik 2014, 16:06
popullsisë e prekur nga Hepatiti BRreth 9 % e popullsisë në Shqipëri janë të prekur nga hepatiti hepatiti B. Këtë deklaroj kreu i Institutit të Shëndetit Publik Arjan Bregu në ditën botërore të luftës kundër hepatitit.
VIDEO
-
Ethet hemoragjike, si duhet të
26 Korrik 2014, 12:35
mbrohemi nga sëmundja infektiveShenjat e sëmundjes janë temperaturë e lartë, ethe dhe hemoragji. Burim infeksioni janë kafshët, transmetohet dhe ndërmjet njerëzve me kontakt të ngushtë. Trajtim specifik nuk ka.
-
Nis trajnimi i mjekëve, Beqaj: Rrisim
24 Korrik 2014, 15:32
cilësinë dhe besimin tek pacientëtKëtë javë ka nisur tranjimi i tranjerve të mjekëve dhe infermiereve që do të vënë në zbatim paketën e kontrollit Bazë Falas të Popullatës 40-65 vjec e prezantuar në mars të këtij viti dhe miratuar nga qeveria shqiptare. Janë 100 tranjerë nga 6 qarqe të Shqipërisë që do tranjojnë në shtator rreth 7000 mjekë dhe infermierë të kujdesit parësor.
VIDEO
-
Spitali “Hygeia”, institucioni i parë
22 Korrik 2014, 17:29
Shëndetësor që akreditohetSpitali “Hygeia” është institucioni i parë shëndetësor qe certifikohet nga Qendra Kombëtare e Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Spitali “Hygeia” në Tiranë u akreditua duke arritur nivelin maksimal të vlerësimit për kompetencë profesionale bazuar në standardet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
VIDEO
-
Beqaj: Gati grupi i monitorimit për
22 Korrik 2014, 14:17
luftën ndaj korrupsionit në mjekësiMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke folur për analizën e punës së bërë nga dikasteri që ai drejton në këto 300 ditët e para qeverisëse, u shpreh se sfida më e madhe në shëndetësi mbetet sfida ndaj korrupsionit.
-
Rama: Në shtator nis lufta ndaj
22 Korrik 2014, 12:15
korrupsionit me zemër mjekësinëKryeministri Edi Rama, gjatë analizës së punës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë në 300 ditët e para të qeverisë, paralajmëroi se sfida e rradhës e qeverisë që do të nisë në shtator për luftën ndaj korrupsionit, krahas sistemit të drejtësisë, do të ketë në qendër edhe mjekësinë. Rama: E patolerueshme që në një vend kandidat për BE, të gjitha arteriet e shëndetësisë të pluskojë llumi i korrupsionit
VIDEO
PD, Vokshi: 300 ditë, shëndetësi më të shtrenjtë e të përkeqësuar
-
Melanoma, kush rrezikohet
20 Korrik 2014, 08:00
nga sëmundja e rëndë e lëkurësKanceri i lëkurës është lloji më i zakonshëm i kancerit në mbarë botën. Por, melanoma është një nga llojet më të rënda, është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës dhe është në rritje. Mjeket tregojne se cilat jane keshillat me te rendesishme sidomos ne stinen e veres.
-
Lazarati drejt normalitetit, Beqaj
18 Korrik 2014, 12:55
përuron Qendrën ShëndetësoreMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përuruar Qendrën Shënderësore në Lazarat, duke i dhënë një tjetër shtysë fshatit famëkeq për rikthimin e tij në normalitet pas superaksionit policor ku u kapën tonelata drogë dhe sasi të mëdha arsenali armësh.
VIDEO
-
Pr/ligji për barnat, Xhafaj: Është i
18 Korrik 2014, 12:26
cunguar, Dudushi: S’ka transparencëNë Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u zhvillua një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”. Përfaqësuesi i bizneseve farmaceutike Roland Xhafaj deklaroi se projektligji është i cunguar, nuk ka marrë parasysh as kërkesat e grupit të interesit dhe as direktivat europiane.
VIDEO
-
Ilir Beqaj: Kontroll edhe
18 Korrik 2014, 07:01
recetave që lëshojnë mjekëtMinistria e Shëndetësisë ka gati të gjithë masat që do të marrë në terren për të bërë të mundur uljen e çmimit të barnave, por edhe abuzimeve që janë kryer deri më tani me recetat e pacientëve.
-
Çmimet e barnave në Shqipëri më të
16 Korrik 2014, 17:19
larta në rajon,Beqja:Reformë seriozeSipas raportit të Bankës Botërore cmimet e barnave në Shqipëri janë më të larta se gjithë vendet e rajonit. Ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj deklaroi se 300 ditët e ardhshme do të merret një reformë që do të sjellë shpenzime racionale, përmirësim për rimbursimet dhe akses të lart tek barnat që shpëtojnë jetën.
VIDEO
-
Ministri Beqaj: Projektligji i ri
16 Korrik 2014, 07:43
rregulla më të forta për barnatPr/ligji i ri për barnat mjekësore pritet të sjellë masa më shtrënguese për importin e barnave në Shqipëri por edhe gjurmimin e tyre brenda vendit.