Shëndeti
-
Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar.
15 Dhjetor 2022, 19:48 -
U ngritët papritur dhe ju morën mendtë? Me shumë gjasa rrezikoheni nga kjo sëmundje serioze
15 Dhjetor 2022, 17:01A ju ka ndodhur ndonjëherë që kur ngriheni nga pozicioni që keni qenë, ulur ose shtrirë dhe ju janë marrë mend?
-
ISHP me godinë të re, Manastirliu: Do ndërtojmë laborator të ri! Do rrisim nivelin e survejancës
15 Dhjetor 2022, 14:10Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.
-
Lënia e duhanit përmison rrahjet e zemrës që në 20 minutat e para, funksioni i mushkërive kthehet në normalitet pas disa javësh
14 Dhjetor 2022, 22:14Përmirësimi i shëndetit nga lënia e duhanit nis që 20 minutat e para. Dihet që tymi i duhanit përmban substanca kancerogjene që i bëjnë keq shëndetit të njeriut, madje edhe personave që nuk janë duhanpirës, po thithin tymin e duhani në ambientin ku qëndrojnë. Cilat janë ndryshimet e para kur një njeri lë duhanin?
-
Virusi RSV në Shqipëri? Prindërit të alarmuar te Urgjenca: Tre ditë me 39 e gjysëm temperaturë! Pneumologu: Dyshohet se i lë të sëmurët me bronkit dhe kollë
13 Dhjetor 2022, 16:47Edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, sipas simptomave që fëmijët po kalojnë me temperaturë që nuk bie pavarësisht trajtimit me medikamente, në Shqipëri dyshohet se po qarkullon virusi RSV.
-
Ftohja tek fëmijët, specialisti Ylli Merja në Report Tv: ‘Stop’ antibiotikëve, ja recetat natyrale për ta kaluar sa më lehtë
12 Dhjetor 2022, 14:12Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” këtë të hënë, mjeku popullor Ylli Merja tregoi simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje tek fëmijët e moshave të ndryshme.
-
Si t’u shpëtojmë virozave? Mjeku: Mos nisni përdorimin e antibiotikut për kollë e dhimbje fyti, përdorni çajra, supë e vitaminë C
9 Dhjetor 2022, 15:59Virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit, nuk duhet të na shtyjnë drejt e tek përdorimi i antibiotikut. Mjekët rekomandojnë që në këtë periudhë të konsumohen çajra, lëngje, supë dhe vitaminë C. Mjeku i familjes nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, pasi shumë nga sëmundje kronike të mushkërive, pësojnë komplikacione pas virozave të stinës apo gripit.
-
Fier/ Lija e dhenve prek të vegjlit, 80 raste në muaj! Mjeku: Mos i çoni fëmijët e sëmurë në kopshte e shkolla
9 Dhjetor 2022, 08:10Tashmë kemi hyrë në sezonin ku sëmundjet ngjitëse, kryesisht tek fëmijët janë shumë të përhapura. Në Fier, 80 fëmijë u prekën nga lija e dhenve gjatë nëntorit, ndaj mjekët apelojnë që prindërit të mos çojnë fëmijët e sëmurë në koshpte e shkolla.
-
Ju pëlqejnë çokollatat? Zbuloni nëse mund të konsumohen kur marrin shtresën e bardhë në sipërfaqe
8 Dhjetor 2022, 19:02Nëse jeni adhurues i çokollatës, ju mund të hani cdo gjë të ëmbël duke nisur nga karamelet, ëmbëlësirat apo lepurushët e Pashkëve. Por ka pikëpyetje të madhe nëse çokollata mund të konsumohet kur merr një shtresë të bardhë lart.
-
5 shenjat që tregojnë se trupi yt ka nevojë për seks
7 Dhjetor 2022, 21:44Nëse nuk keni një partner, duke lexuar këtë artikull mund të kuptoni “shenjat” që ju ‘nxjerrin zbuluar’ se trupi juaj ka nevojë për të pasur raport intim.
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime të marrëveshjes ‘Pfizer’. Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh skeptik për miratimin e aktit normativ ku nënvizoi se nuk ishte nevoja që të miratohej me emergjencë, kjo pasi është kërkesë e kompanisë Pfizer dhe jo e nga ana jonë
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani
5 Dhjetor 2022, 12:59Gjuha në trupin tonë është sinjalizuese e një sërë sëmundjesh që mund të fshihen në trupin tonë.
-
Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, Manastirliu: Tani fëmijët do trajtohen me metodën ABA
3 Dhjetor 2022, 12:07Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të ketë investime të reja dhe terapi për fëmijët e spektrit autik. Nga vizita që bëri në Qendrën Kombëtare Rehabilituese dhe Trajtuese të Fëmijëve , Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se në këtë qendër është bërë e mundur aplikimi i terapive ABA, terapia që ndihmon në zhvillimin e fëmijëve të spektrit autik.
-
1 në 10 fëmijë në Shqipëri të prekur nga lia e dhenve! Mjekja: Bie vaksinimi për fëmijët 1 vjeç, prindërit ende frikë se shkakton autizmin
2 Dhjetor 2022, 16:031 në 10 fëmijë në vendin tonë janë prekur nga lia e dhenve. Për të frenuar përhapjen më tej të sëmundjes ngjitëse, mjekët u bëjnë apel prindërve që të mos i çojnë në çerdhe apo kopshte kur ka fëmijë të prekur. Shqetësuese mbetet dhe tendenca për t’iu shmangur vaksinës së fruthit tek fëmijët 1 vjeç.
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:2617 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 395 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa 6 persona janë shëruar. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00Janë kryer 99 testime në të gjithë vendin, nga të cilat vetëm 5 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Epokë e re në trajtimin e Alzhaimer, zbulohet ilaçi i rëndësishëm për sfidën e shekullit
30 Nëntor 2022, 08:41Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer, forma më e shpeshtë e harresës. Megjithatë, ilaçi Lecanemab ka efekt të vogël dhe ndikimi i tij në përditshmërinë e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje është duke u diskutuar.
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 381 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar dhe 14 persona përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
-
Ulja e temperaturave sjell shtimin e virozave të stinës! 30 vizita në ditë në qendrën shëndetësore në Tiranë, dominojnë problemet respiratore
26 Nëntor 2022, 17:36Ndryshimi i temperaturave është shoqëruar me shtimin e virozave, sidomos tek të moshuarit e të sëmurët kronikë. Vetëm në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë, kryhen rreth 30 vizita në ditë ku sipas mjekëve mbizotërojnë infeksionet respiratore.
-
Shpërthejnë virozat, në pediatri s’ka më shtretër bosh! Mjekja: Klinikë të rëndë shfaqin moshat parashkollore! Një virus i rrezikshëm po prek foshnjat 0-6 muajshe
25 Nëntor 2022, 17:09Me uljen e menjëhershme të temperaturave në vend po qarkullojnë një sërë virozash që po prekin në masë sidomos moshat pediatrike. Në një intervistë për Report Tv shefja e pediatrisë infektive Gjeorgjina Kuli thotë se janë ezauruar të gjithë shtretërit, ndërsa një virus i rrezikshëm po kërcënon foshnjat 0-6 muajshe