Sociale

  • Mes verës dhe dimrit, bregdeti i Durrësit i përket vetëm banorëve vendas. Nga Currilat e deri përtej shkëmbit të Kavajës bregdeti mbushet plot me vizitorë kryesisht gjatë ditëve të pushimit. Njerëz që vrapojnë, shijojnë kafetë apo dreka me gatime deti, të tjerë që bëjnë shëtitje të gjata në breg, apo familjarë e të rinj që kërkojnë të shkrydhin muskujt duke u përfshirë në lojëra të ndryshme me top.
  • Mariza: Një familje si e imja

    Ka arritur shumë gjëra në jetë, por përsëri ka nevojë mbështetjen e prindërve të saj. Këngëtarja rrëfen jetës mes Nices dhe Tiranës, pasionit dhe dashurisë familjare.

  • Miliarderët, Kina e Rusia arrijnë SHBA-në

    Rusia dhe Kina vitet e fundit kanë regjistruar një sukses të madh përsa i përket numrit të miliarderëve. Për herë të parë për këto dy vende, ky numër është në mbi 100. Për më tepër, super të pasurit kinezë e rusë janë edhe më të rinj në moshë se ata amerikanë.

  • Sarajeva, kryeqendra e intimitetit

    Humori në Sarajevo nuk është provokim i së qeshurës, është shenjë dinjitetiovokim i së qeshurës është shenjë dinjiteti. Qyteti ku lindën, jetuan dhe krijuan At Gjergj Fishta, Robert Shvartz, aktorët Tinka Kurti dhe Bekim Fehmiu.

  • Dashuria, kryefjala e gatimit
    Këshilla e receta për amvisat

    Një menaxhere që adhuron kuzhinën ndan përvojën e saj unike me lexuesit e Shqiptarja.com. Lind rubrika ”Luga e Argjendtë”. Këshilla dhe receta speciale për amvisat.

  • "Neutrino më i shpejtë se drita", jep dorëheqjen fizikanti

    Ka dhënë dorëheqjen fizikanti Antonio Ereditato, koordinator i bashkëpunimit “Opera” që shtatorin e kaluar vuri në diskutim teorinë e relativitetit të Einstein, duke pohuar se neutrino-t janë më të shpejtë sesa drita. Pak më shumë se një muaj më parë, të dhënat rezultuan të gabuara dhe kjo konfirmuar nga disa eksperimente.

  • Gjoksi, 50 vjet më
    parë proteza me silikon

    Thojnë se për femrat gjoksi, ashtu si edhe flokët, është një burim i vazhdueshëm pakënaqësie: kush e ka të vogël do ta donte më të madh dhe anasjelltas ndërsa kush nuk ankohet për masën e bën këtë për formën. Kjo mund të shpjegojë pse ndërhyrjet në gjoks janë të dytat përsa i përket kërkesave në të gjithë botën.

  • FBI: Nuk e fitojmë dot
    luftën kundër hackerave

    Shtetet e Bashkuara “nuk po fitojnë” në luftën kundër hackerave: taktika aktuale është e papërballueshme. “Kriminelët” e Internetit janë tepër të zotë ndërsa masat e ndërmarra për t’u mbrojtur nga sulmet e tyre janë tepër të vogla.

  • Hajdutët, ku dhe si duhet
    të ruhemi në kryeqytet

    Kryekomisar Taulant Kondi, shef i Sektorit te Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në një intervistë për gazetën IDEA, rrëfen situatën. Ai tregon hartën e zonave të rrezikshme, ku “mbretërojnë” hajdutët e të gjitha markave. Por jep edhe këshilla se ç’duhet të bëjnë vetë qytetarët për tu mbrojtur nga vjedhësit. Kondi flet për luftën e përhershme dhe masat për parandalimin dhe kapjen e hajdutëve, por apelon që banorët të denoncojnë dhe ti qëndrojnë deri fund denoncimit, për ta ndëshkuar hajdutin.

  • Një princeshë belge për
    ministrin Vasili

    Për herë të parë një anëtar i familjes mbretëtore të Belgjikës ka mbërritur në Shqipëri. Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathilde e Belgjikës po zhvillon në Shqipëri një vizitë tri ditore me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.

  • Britanikët kthejnë Luftën e Falkland në Twitter e Facebook

    Për të përkujtuar 30 vjetorin e Luftës së Malvinas (apo Falkland), Muzeu Kombëtar i Marinës Mbretërore në Portsmouth, në Britaninë e Madhe, do të krijojë një rindërtim historik të detajeve e këtij konflikti permes Twitter dhe Facebook.

  • Facebook, me Enemy Graph mbërrijnë “armiqtë”

    Mungon ende butoni “Nuk më pëlqen” por Facebook tani ka një aplikacion, jo zyrtar, ku të mbledhësh armiqtë, përveç miqve. Ngjyra e kaltërt e faqes sociale bëhet kështu pak më e zezë, por në fund të fundit edhe ndjenjat negative kanë vendin e tyre në sheshin dixhital. Numri i përdoruesve është në rritje, si për të nënvizuar nevojën e një opcioni të tillë.

  • Prishet ashensori, "taksirat" shkallët për në Kullën Eiffel

    Më mirë të mos vishni taka të larta për të hipur në Kullën Eiffel: prej rreth 10 ditësh në monumentin simbol të Parisit, i gjatë 324 metra, funksionon vetëm njëri prej 3 ashensorëve.

  • Gjobë Batman-it me Lamborghini, ishte pa dokumenta

    Batman gjobitet sepse kapet pa dokumenta. Sigurisht, në Gotham City nuk do të kishte ndodhur kurrë, por në Maryland të Shteteve të Bashkuara po. Më saktësisht në kontenë e Montgomery, ky policia ndaloi një “batmobil” të ri akull, një Lamborghini Gallardo kabriolet, me një lakuriq nate në vend të targës.

  • Mënyrat për të evituar zbulimin e passwordit

    Shpeshherë njerëzit ankohen për problemet në gjetjen e passwordit të adresave të tyre nga hakersat. Megjithatë problemi qëndron tek vetë personet të cilët zakonisht përdorin

  • Studimi, puna në grup ul inteligjencën

    Një studim i qendrës kërkimore amerikane në Virginia ka treguar se ata që punojnë në grup kanë reflektuar rënie të inteligjencës, sidomos sa u takon grave.

  • Sot, dita botërore e dembelizmit

    Thënë ndryshe: E gjithë bota në një moment të vetëm, sot reflekton në mënyrë kolektive mbi dëmet ekonomike, mjedisore e sociale që po sjell shpejtësia marramendëse me të cilën po zhvillohet i gjithë globi. Në fakt, ky është viti i 6 që kjo ditë kujtohet si një mundësi që secili prej nesh të gjejë forcat për të ndryshuar e për të mos u kthyer në rob të kohës.

  • Kthehet ora verore, sot
    akrepat 60 minuta përpara

    Natën mes së shtunës 24 dhe të dielës 25 mars, kthehet ora zyrtare: Akrepat lëvizin një orë përpara. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë më shumë dritë. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

  • Edhe “Irani e dashuron Izraelin” ...në Facebook

    Dje, fotografia e një çifti që puthej bëri xhiron e botës. Dy personazhet kryesore mbanin pasaportën e tyre në dorë ndërsa titulli i fotografisë shpjegonte gjithçka: “Izraeli dashuron Iranin”. Sot ka mbërritur edhe përgjigjja: “Irani dashuron Izraelin” ëshë një faqe në Facebook që në përshkrimin e saj thotë në anglisht: “Iranianët nuk urrejnë izraelitët”.

  • Facebook: Mos jepni fjalëkalimin
    për një vend pune

    Menaxhuesit e rrjetit më të madh social në botë, Facebook janë përfshirë në debatin për dhënien e fjalëkalimit të llogarisë në këtë rrjet për të siguruar një vend pune. Përgjegjësi i sigurisë në këtë rrjet, Erin Egan i ka kërkuar përdoruesve të rrjetit që të mos u japin punëmarrësve fjalëkalimin, pasi kjo do të ishte dhunim i të drejtës së privacisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv