Sociale
-
Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
7 Mars 2022, 07:15 -
Moti i keq me reshje dëbore, 10 fshatra në Skrapar pa drita! Rrugët e bllokuara, OSHEE nuk riparon dot linjat! Rruga Nivicë në Tepelenë e pakalueshme (VIDEO)
6 Mars 2022, 16:57Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë në errësirë 10 fshatra në rrethin e Skraparit ndërsa riparimi i tyre është i pamundur pasi rrugët janë totalisht të bllokuara. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar edhe rruga Nivicë - Salari në Tepelenë.
-
Nis për herë të parë në Tiranë ‘Fem Fest’, një festival për gruan shqiptare! Veliaj: Arsimimi i grave dhe vajzave, kauza më e denjë
6 Mars 2022, 15:58“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.
-
Ardian Koci ngre alarmin: Gripi i Shpendëve H5N1 infekton në masë koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël! Rrezikohet edhe kolonia e pelikanëve në Parkun e Karavastasë
6 Mars 2022, 10:25Gripi i Shpendëve H5N1 po rrezikon seriozisht koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël. Ardian Koci drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë ka ngritur alarmin duke nënvizuar se janë prekur në masë kolonia e pelikanëve në Prespën e Vogël, duke shkaktuar rreth 600 vdekje të pelikanëve në masë riproduktive
-
Moti i keq 'mbërthen' vendin! Dëbora arrin deri në 30 centimetra në Korçë dhe Kukës! Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike! Rrugët të gjitha të kalueshme
6 Mars 2022, 09:04Në Korçë bëhet me dije se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra në disa zona. Momentalisht nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike, teksa të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
-
Blegtori nga Përmeti: E dashuroj këtë punë, por fitimi është minimal! Subvencionet të pamjaftueshme
5 Mars 2022, 22:09Blegtorët po hasin në vështirësi të shumta dhe janë detyruar të pakësojnë tufat. Njëri prej tyre është Landi Limani nga Përmeti i cili shpjegon për Report Tv se pse subvencioni është i pamjaftueshëm për të përballuar koston e rritjes së dhenve.
-
Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore/ Moti i keq mund të vështirësojë votimin në fshatrat e Dibrës! Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit
5 Mars 2022, 22:07Bëhet me dije se dëbora ka bllokuar Rrugën e Arbrit, te bypass i qafe Murrizit. Nëse reshjet e dëborës vijojnë me këtë intensitet, atëherë nesër do të ketë jo pak vështirësi për qytetarët që të hedhin votën në kutitë e votimit.
-
Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit e degraduar, 150 banorë bëjnë 20 km rrugë për një vizitë mjekësore
5 Mars 2022, 21:59Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit ka degraduar, ndërsa banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore apo injeksione. Mungesa e këtij shërbimi jetik si dhe infrastruktura është një problem shqetësues për 150 banorët e kësaj zone.
-
30 vite pa ujë, fshati Bardhoc në Kukës i harruar, banorët sigurojnë ujin e pijshëm në një burim
5 Mars 2022, 21:49Prej më shumë se 3 dekadash banorët e fshatit Bardhoc në Kukës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, pasi rrjeti ujësjellës është tërësisht i amortizuar. Banorët ankohen se nuk është bërë asnjë investim, ndërsa i bëjnë apel Bashkisë të ndërtojë sa më shpejt ujësjellësin e ri.
-
Reshje të dendura shiu, rrëshqitje gurësh në aksin nacional Berat-Skrapar, vështirësi në qarkullim e mjeteve
5 Mars 2022, 21:09Kanë mjaftuar disa orë shi që të shfaqen edhe problematikat e përhershme në askin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1-ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
-
Fshati pa urë në Memaliaj, 200 banorët rrezikojnë çdo ditë jetën: Fati ynë 'varet' në kavo
5 Mars 2022, 13:47Mbi 200 banorë të fshatit Kallëmb në Memaliaj rrezikojnë jetën duke kaluar Vjosën me një mjet transporti të improvizuar që lëviz me çikrik. Prej 30 vitesh janë në kërkim të një ure, ndërsa shprehen se janë mashtruar nga deputetët dhe zyrtarët lokalë.
-
Eksperti i Kibernetikës: Nga sulmet kibernetike të mos ketë keqdashje ndaj civilëve në Ukrainë, shkon përtej luftës! Shqipëria të zgjohet, të forcojë sistemin mbrojtës, të shtohen ekspertët
5 Mars 2022, 13:37Eksperti i Kibernetikës tha në Report Tv se me sulmet kibernetike shpresojmë të mos ketë keqdashje ndaj civilëve në Ukrainë, pasi kjo shkon përtej logjikës së luftës! Ai tha se Shqipëria duhet të zgjohet nga kjo situatë dhe të forcojë sistemin e saj mbrojtës, deri në 2025 duhen të paktën 1 mijë ekspertë të tillë në vend.
-
Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, Ruse dhe asaj Serbe në Tiranë merr emrin ‘Ukraina e Lirë’, Veliaj: Një mesazh se s’mund të rrimë duarkryq
5 Mars 2022, 12:50Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
-
Lufta në Ukrainë trazon botën e brendshme të fëmijëve, Ministria e Arsimit ende asnjë udhëzues si të trajtohen këto ngjarje në shkolla
5 Mars 2022, 09:02Krahas të rriturve dhe fëmijët kanë nisur të flasin rreth luftës Rusi-Ukrainë. Kureshtjen e tyre e kanë shuar prindërit, por ekspertët janë të mendimit se mësuesit duhet të bëjnë biseda shpjeguese në klasë. Ata fajësojnë Ministrinë e Arsimit, që deri tani nuk ka nxjerrë asnjë udhëzim për këtë ngjarje.
-
Vranësira në të gjithë vendin dhe temperatura të ulëta! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
5 Mars 2022, 07:16Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës.
-
Plagosja me thikë e 10-vjeçarit në Korçë nga bashkëmoshatari, psikologia: Familja dhe shkolla duhet të parandalojnë ngjarje të tilla, institucionet përgjegjëse të funksionojnë zinxhirë
4 Mars 2022, 21:51Psikologia Elisaveta Dino tha se raste të tilla kur nxënësit janë kapur me mjete prerëse ka pasur dhe se këto vihen re tek adoleshenca. Ajo tha se në këtë rast familja, shkolla por edhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk duhen fokusuar tek masat ndëshkimore, por tek riedukimi dhe parandalimi i këtyre ngjarje. Për të pasur individë të shëndetshëm, Dino thekson se duhet të bashkëpunojnë dhe funksionojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri.
-
Iu kanë pyetur fëmijët për luftën në Ukrainë? Psikologia në Report Tv tregon sesi duhet t’ia shpjegojmë të vegjëlve këtë situatë
4 Mars 2022, 19:51‘Luftë, pushtim, bombardime’ kanë qenë fjalët më të përdorura këto ditë për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Por si duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve këtë situatë që të mos ndikojë tek ata psikologjikisht dhe emocionalisht?
-
Shokon 25-vjeçari nga veriu në ‘Pa Gjurmë’: ’Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia, mësova se ishte xhaxhai im’
4 Mars 2022, 17:48Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë.
-
Fundjava e 8 marsi, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar
4 Mars 2022, 15:42Edhe pse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, kjo nuk i ka penguar qytetarët e Kosovës t’i drejtohen masivisht bregdetit shqiptar. Vetëm në orët e para të ditës, nga pika kufitare e Morinës hynë në vendin tonë mbi 2 mijë persona, shumica për të kaluar festën e 8 marsit.
-
AMA monitorim mediave shqiptare për mënyrën se si po informojnë për luftën në Ukrainë, u tërheq vëmendje dy televizioneve
4 Mars 2022, 13:09Autoriteti për Mediat Audiovizive në vendin tonë po kryen një monitorim të mediave, për mënyrën sesi informojnë për luftën në Ukrainë, e cila prej 9 ditësh është sulmuar nga Rusia