Sociale
-
Tërmeti i 26 nëntorit do i linte gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës pa shtëpi duke u strehuar përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre. Ata u vizituan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, e siguruan rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.
31 Dhjetor 2019, 18:56 -
Uron Meta: Meritoni një Shqipëri më të drejtë, nga 1 janari të punojmë për të ardhmen në atdhe...Bashkë ia dalim!
31 Dhjetor 2019, 16:48"Nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë të gjithë së bashku për t'i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë. E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t'ia dalim"
-
Viti i Ri 'troket' në çadër! 'Ruajmë mos na i merr era' Familja me 7 anëtarë në Bubq: Shyqyr që shpëtuam nga tërmeti
31 Dhjetor 2019, 16:36Familja me 7 anëtarë në Bubq të Fushë-Krujës jeton në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit. Për këtë familje, viti i ri do të trokasë në çadër.
-
'Kanë fëmijë vetë, të vënë dorën në zemër'...Drama e tërmetit lë 5 familjarë në çadër verore: Nuk ka Vit të Ri këtu (VIDEO)
31 Dhjetor 2019, 14:09Në këtë situatë janë dhjetëra familje në fshatrat e Lezhës. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jetën brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra. 1733 banorë në qarkun e Lezhës janë të detyruara të presin 2020-ën në çadër.
-
Personat me aftësi të kufizuara në Kukës dhe Elbasan pa asnjë qindarkë në dhjetor! Rrëfimi i trishtë: Duam të hamë festën me fëmijët (VIDEO)
31 Dhjetor 2019, 14:05Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike ende nuk kanë marrë pagesat për muajin dhjetor në Kukës dhe Elbasan. Sipas ligjit pagesat duhet të shpërndahen në datën 25-27 dhjetor por sot jemi në 31 dhe ende nuk është marrë pagesa.
-
'Qofshin të kaluara dhe 2019-a i marrtë me vete'! Veliaj i shtron drekën njerëzve në nevojë: Rindërtojmë TIranën pas tërmetit (VIDEO)
31 Dhjetor 2019, 13:46Veliaj: “Nga janari nisim studimet e thelluara për çdo pallat. Nëse pallati del i parikuperueshëm ose me kosto të lartë rikonstruksioni, do ribëhet nga e para”
-
Dikur me kartolina, sot urime 'copy-paste' në rrjetet sociale...Si ka ndryshuar simbolika e të ëmblit urim: Gëzuar! (VIDEO)
31 Dhjetor 2019, 12:39Nëse pak vite më parë, urimet mes miqve për festat e fundvitit bëheshin me kartolina, sot kjo simbolikë është drejt zhdukjes për t'ia lënë vendin mesazheve nga rrjetet sociale dhe celulari. Për kamerën e Report TV, qytetarët shprehen se kartolinat mbeten një dhuratë e bukur simbolike, ndërsa urimet që vijnë nga rrjetet sociale, shpesh janë “copy paste”.
-
Natën e ndërrimit të viteve ambulanca të stacionuara në sheshet kryesore, shtohet personeli mjekësor në urgjenca
31 Dhjetor 2019, 12:26Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve do të ketë autoambulanca të stacionuara në sheshet kryesore të qyteteve. Shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet.
-
FA shpërndan dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti...dhe shumë dashuri (FOTO)
30 Dhjetor 2019, 19:52Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se 100 fëmijë, banesat e të cilave u janë shembur nga ajo lëkundje tragjike, kanë marrë shumë dhurata, por dhe shumë dashuri nga Forcat e Armatosura.
-
SHUMË surpriza në tre mëngjese të magjishme në 'Rreze Dielli' (VIDEO)
30 Dhjetor 2019, 16:54Vitin e ri do ta presim me Bujar Kapexhiun dhe Marsela Çibukajn, ku bashkë me ta do të degustojmë edhe gjelin e detit me gështenja e arra të gatuar nga duart e Zonjës Vjollca.
-
Virozat në fundvit, 90 raste në ditë në QSUT/ Mjekja: Kujdes me mbingarkesën ushqimore (VIDEO)
30 Dhjetor 2019, 19:24Ditët e fundit të dhjetorit janë shoqëruar me uljen e temperaturave, çka ka sjellë dhe një fluks në shërbimin infektiv në QSUT. Qytetarët janë paraqitur më së shumti me simptoma si dhimbje fyti, kollë e temperaturë. Mjekët këshillojnë që me rastin e festave të bëhet kujdes me mbingarkesën ushqimore dhe alkoolin.
-
Albcontrol solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, dhuron shpërblimin dhe fondet për festën e fundvitit (VIDEO)
30 Dhjetor 2019, 18:44Albcontrol ka vendosur të dhurojë fondin e përcaktuar për shpërblimin suplementar dhe fondin e aktiviteteve të fundvitit për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Vendimi është marrë këtë të hënë nga Këshilli Mbikëqyrës i “Albcontrol” dhe është bërë i ditur nga drejtori Mina Kusta.
-
Banesën ia shembi tërmeti, prindërit e moshuar i çon në 'emigrim' nga acari i dimrit, apeli: Të paktën na sistemoni pleqtë e invalidët (VIDEO)
30 Dhjetor 2019, 17:02Moti i ftohtë ka vështirësuar jetesën e familjeve të cilat janë në çadër pasi tërmeti u dëmtoi shtëpitë. Disa prej tyre janë detyruar që të dërgojnë të moshuarit te të afërmit jashtë vendit pasi nuk mund të përballojnë të ftohtin në çadër.
-
Parada e babagjyshave ndez atmosferën festive në Korçë (VIDEO)
30 Dhjetor 2019, 16:16Ne qytetin juglindor per të 15 -in vit rradhazi parada e babagjysheve ka mbledhur me dhjetëra fëmije në katedralen e qytetit.
-
75 shërbime nga Ministria e Shëndetësisë që do të ofrohen online në 2020 (LISTA)
30 Dhjetor 2019, 15:14Procesi i dhënies së shërimeve publike përmes platformës qeveritare e-albania parashikohet të bë bëhet gradualisht, në periudha të caktuara përgjatë vitit.
-
Ishte bashkuar me 'Dëshmitarët e Jehovatit', shqiptari gjendet i varur pranë varrezave në Greqi
28 Dhjetor 2019, 20:25Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e ngjarjes, por autoritetet greke kanë nisur hetimet mbi misterin që mbart vdekja e të riut shqiptar, pas autopsisë që do të kryet mbi trupin e pajetë. Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion, sesi ka përfunduar i varur mbi një pemë 26-vjeçari Lorenc Metaj.
-
-
Golem/ Festa e Fundvitit me fëmijët e prekur nga tërmeti, Spiropali: Do jemi gjithmonë bashkë (VIDEO)
28 Dhjetor 2019, 19:52Në bashkëbisedim me fëmijët, ministrja Spiropali tha se dhuratat e para janë për bebet nën 1 vjeç. “Kjo është dhurata të cilën do ta hapim me mamin”, iu drejtua ajo një fëmije.
-
'Me vdekjen mbi kokë', 14 familje në Tropojë hidhen në rrugë, godinave të amortizuara u del pronari
28 Dhjetor 2019, 19:14Të gjendur përpara një rruge pa zgjidhje, nga njëra anë pronari që u kërkon të largohen nga e vetmja godinë ku mund të fusin kokën në këto ditë të ftohta dimri, nga ana tjetër jetojnë me frikën se çatia do t'i zërë brenda, banorët kanë zhvilluar një takim me kreun e Bashkisë, Rexhë Byberi.
-
Gjelat e detit, fermerët e Lushnjes: S’ka blerës! Konsumatorët: Çmimi i lartë... (VIDEO)
28 Dhjetor 2019, 19:03Lushnja e cila është dhe zona karakteristike për rritjen e gjelave këtë vit fermerët ankohen se nuk ka fuqi blerëse. Sipas tyre çmimi nuk justifikon punën që duhet për t'i rritur. Nga ana tjetër konsumatorët thonë se çmimi është i lartë dhe u duhet të kursejnë për të blerë një gjel.