Sport

  • Aludimeve të ditëve të fundit  të ngritura nga mediat spanjolle për një lëvizje të mundshme të Pep Guardiolës nga Bayerni i Mynihut në drejtimin e Realit të Madridit u ka dhënë dje përgjigje njëherë e mirë ish-tekniku i Barcelonës. Pep ka mohuar drejtimin e Realit duke u përgjigjur në mënyrë diplomatike.
  • Rikthehet Juventusi me 5
    fitore radhazi, 4 pikë larg Napolit

    Argjentinasi Dybala show ndaj Lazios në  ‘Olimpico’, sot radha e Romës dhe Interit 

  • Revista spanjolle: Cristiano
    Ronaldo është homoseksual

    Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është në një marrëdhënie homoseksuale me kikboksierin maroken, Badr Hari. Një lajm i tillë është publikuar në mediat spanjolle pas raporteve për udhëtime të shpeshta të Ronaldos në Marok për t’u takuar me Hari. Futbollisti portugez që deri tani njihej si “gjuetar” i supermodeleve, duket se ka bërë devijancë seksuale.

  • Tirana vendos orarin e derbit dhe
    denoncon falsifikimin e biletave

    Eshte bere zyrtare axhenda per ndeshjen e rradhes, derbin e kryeqytetit. Tirana – Partizani do te zhvillohet diten e hene, ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne oren 14:00.

  • Ndizet derbi, Partizani provokon:
    Tiranës ia kemi marrë dorën

    Partizani sfidon dhe provokon Tiranën në prag të derbit të radhës, i vlefshëm për javën e 15 të kampionatit kombëtar të futbollit. Pavarësisht diferencës në pikë, kapiteni i Partizanit, Hoxha bën thirrje për qetësi, pasi në derbi statistikat janë të papërfillshme. 

  • Juventusi sfidon Lazion në krizë

    Për kampionët e Italisë sonte do të mungojnë Kedira dhe Pereira, ndërsa synimi është fitorja për të shkurtuar akoma më shumë diferencën me kreun e renditjes.
     

  • 4 faktet që sollën dështimin e Realit

    Dështimi i Realit të Madridit këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit nuk është rastësi, por duket se vjen pas 4 ngjarjeve vendimtare.
     

  • Altin Rrakllit i publikojnë mesazhet
    me një futbolliste, ja çfarë i shkruan

    Pas fotografisë së publikuar pak ditë më parë të kapitenes së kombëtares së femrave e cila puthej me një femër tjetër, një skandal me përmasa më të mëdha duket se ka prekur kuqezinjtë.

  • Korrupsioni, ‘furtunë’ në FIFA, 16
    zyrtarë në hetim për 200 mln Euro

    Skandali dhe furtuna nuk kanë të ndalur në FIFA. Arrestimet e disa muajve më parë dhe pezullimi i Blatterit e Platinisë janë shoqëruar dje me prangosjen e dy zv. presidentëve të FIFA-s, ndërkohë që akuza janë ngritur për 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë në qeverinë e futbollit botëror në Zvicër. 

  • Tirana dhe Teuta ndahen në 'paqe'
    Skënderbeu i përgjigjet Partizanit

    Skënderbeu ka bërë detyrën duke mposhtur Bylisin në Korçë me rezultatin e thellë 4-0 duke iu kundërpërgjigjur ekipit të Partizanit dhe rivendosur diferencën prej 4 pikësh në renditje pas 14 javësh.

  • Skandali në Tërbuni-Bylis, Etika
    pa vendim, vazhdojnë mbledhjet...

    Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e tretë për të analizuar ndeshjen Tërbuni-Bylis, e dyshuar për trukim, por vendimin e vetëm që ka marrë ka qenë shtyrja sërish.

  • Zgjerohet skandali i korrupsionit
    në FIFA, arrestohen 10 zyrtarë

    Korrupsioni ka goditur sërish FIFA-n. Arrestime të reja kanë ndodhur në qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv të FIFA-s. Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë arrestuar 10 zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës, mes tyre dy zyrtarët e lartë Juan Angel Napout, president i Konfederatës së Futbollit e në Amerikën e Jugut si dhe Alfredo Hawit president i konfederatës së Futbollit në Amerikën Qëndrore. 

  • Shqipëria zbret dy pozicione në
    FIFA, renditet në vend të 38-të

    Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e Fifa-s publikuar gjatë ditës së sotme. Kjo renditje ka reflektuar ndeshjet e Kombëtareve luajtur në muajin nëntor. Shqipëria renditet në vend të 38-të në renditjen e muajit dhjetor duke zbritur dy pozicione pasi në renditjen e muajit nëntor mbante vendin e 36-të.

  • Europiani "U-17", UEFA nuk "zë 
    mend", Serbi-Shqipëri sërish përballë

    UEFA nuk di të kursehet dhe gabon sërish duke vënë përballë edhe njëherë tjetër Serbinë me Shqipërinë këtë herë në kualifikueset për europianin e 17-vjeçarëve.

  • Superliga, Klodian Duro merr
     fitoren e parë me Kukësin

    Thellohet kriza në Vlorë, Klodian Duro merr fitoren e parë me Kukësin në javën e dytë në bankinë, Vllaznia rikthehet te humbja në Laç 2-0, ndërsa Partizani nuk lë vend për surpriza duke bërë poker përballë Tërbunit në ‘Qemal Stafa’ 4-0. Të kuqtë janë më në formë se kurrë para ndeshjes me Tiranën që do të zhvillohet pas pak ditësh, ndryshe nga bardheblutë që humbën ndaj Skënderbeut dhe nesër do të kenë një tjetër provë të fortë ndaj Teutës në Durrës.

  • Stadiumi, FSHF nuk pranon kushtet
    e Shkodrës vendimi më 4 dhjeto

    FSHF nuk ka pranuar asnjë nga kushtet komisioni i ngritur nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës për menaxhimin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ pas rikonstruksionit. 

  • Java e 14/Duel krize në Vlorë
    Partizani për goleadë ndaj Pukës

    Këtë mesjavë do të zhvillohet java e 14 e kampionatit kombëtar të futbollit. Sot zhvillohen 3 ndeshjet e para, ndërsa nesër 2 të fundit që plotësojnë tablonë e javës. Sot në 14:00 Flamurtari pas humbjes turpëruese në Shkodër do të presë në shtëpi Kukësin, që vjen pas një tjetër humbje me Partizanin.

  • FOTO/ Ja se si do të ndërtohet
    shtëpia e re e “Bluve të Londrës”

    60 mijë vende do të ketë shtëpia e re e bluve të Londrës. Stadiumi i ri i planifikuar prej drejtuesëve të këtij ekipi do të ndërtohet në të njëtin vënd ku ndodhet “Stamford Bridge”.  FOTO

  • ​Arrestohet në Singapor truri i
    trukimit të ndeshjeve të futbollit

    Arrestohet nga policia e Singaporit, biznesmeni Dan Tan që cilësohet si truri i një organizate ndërkombëtare e cila trukon ndeshjet e futbollit në mbarë botën. Kjo ka ndodhur pas kërkesave të shumta të bëra nga FIFA. Biznesmeni nga Singapori ka qenë arrestuar më parë nga policia e këtij vendi, por pas një qëndrimi prej 26 muajsh në burg më 26 nëntor është liruar. 

  • Kreu i Federatës Armene:S'thashë
     që ndeshja ndaj Shqipërisë u shit

    Fitorja e Shqipërisë në ndeshjen e fundit në grup ndaj Armenisë 3-0 krijoi polemika të mëdha në kampin armen. Presidenti i Federatës Armene të Futbollit akuzoi lojtarët për tradhti kombëtare rreth një jave më parë duke aluduar se ndeshja ishte e shitur. Por sot mediet armene raportojnë për një përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga Ruben Hayrapetyan. Ky i fundit ka mohuar se me deklaratën e tij të para një jave linte të kuptohej se ndeshja ishte e shitur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv