Top 24
-
Seanca e radhës mes të dy politikanëve në ambjentet e Gjykatës Penale është vendosur data 18 dhjetor.
4 Dhjetor 2018, 12:31 -
Depoziton në Apel kërkesën për heqjen e arrestit me burg. ‘Report Tv’ siguron vendimin që la në burg Drobajn për plagosjen e Nukës
4 Dhjetor 2018, 11:30Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg të riun Danjel Drobaj që akuzohet se hodhi kapsollën në drejtim të efektives së policisë, Ina Nuka, gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara parlamentit, më 22 nëntor 2018. Prova më e fortë e prokurorisë janë pamjet filmike, ku Dobraj duket duke hedhur kapsollë
-
Ja pallati 2 mln euro që iu sekuestrua 'Kumbarit' të Shkodrës që u arrestua mbrëmë ( VIDEO-FOTO)
4 Dhjetor 2018, 11:25Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Report Tv sjell pamjet e pallatit që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj në lagjen ‘Rus’, që kap vlerën e 2 milionë eurove.
-
Kontrollet në Rinas, në një muaj 62 të proceduar penalisht, 207 personave iu ndalohet levizja në Shengen (VIDEO)
4 Dhjetor 2018, 10:54Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin ka bërë bilancin për goditjen e paligjshmërisë dhe përballimin e fluksit të udjhëtarëve teksa njofton se përgjatë muajit nëntor janë godititur të paktën 66 raste të paligjshmërisë, janë arrestuar 9 persona, 52 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht.
-
U fut në një kabinë elektrike për të fjetur, vdes endacaku në Tiranë (VIDEO - FOTO)
4 Dhjetor 2018, 10:55Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në polici edhe një person që ndodhej me endacakun.
-
Grisja e flamurit grek në Finiq, OMONIA: Nëse banorët do të kishin kapur autorët, pasojat do ishin të rënda
4 Dhjetor 2018, 10:36OMONIA e cilëson si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste.
-
Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit
4 Dhjetor 2018, 10:22Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Artan Lame u shpreh se ndarja e tokave është bërë me një proces abuziv dhe për këtë arsye banorët protestojnë. Lame ka folur edhe në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
-
Kuçovë/I morën peng të afërmin, 25-vjeçari tenton të vrasë pengmarrësin
4 Dhjetor 2018, 10:13Gjithashtu u arrestuan dhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen se para një muaji i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër
-
Anëtari i ‘Agimit të Artë’ vrau shqiptarin në Korfuz pas debatit për Kacifas, Tirana: Të zbardhet ngjarja
4 Dhjetor 2018, 09:53MEPJ reagon për vrasjen e 63-vjeçari Petrit Zifle në Korfuz më 25 nëntor. Shqipëria bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes
-
Indeksi i vendeve më të sigurta në botë, zbuloni ku renditet Shqipëria, më e ‘rrezikshmja’ konsiderohet Kosova
4 Dhjetor 2018, 09:30Shqipëria mban vendin e 40 nga 162 vende të studiuara, për nga siguria për të udhëtuar në të. Në rajon, Kroacia dhe Serbia shfaqen më mirë, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë. Më e ‘rrezikshmja’ konsiderohet Kosova, e renditur e 125-a në listë.
-
E goditën në kokë dhe e hodhën në det, greku dhe shqiptari pranojnë vrasjen e 21-vjeçares në Rodos
4 Dhjetor 2018, 09:25Ende nuk dihet se kush e ka kryer vrasjen pasi autorët e dyshuar në dëshmitë e tyre i hedhin fajin njëri- tjetrit.
-
Grabitet dyqani në Tiranë, autorët morën dy koli me cigare dhe para, pronari: Ishin të armatosur, më goditën (VIDEO)
4 Dhjetor 2018, 08:38Autorët kanë arritur që të marrin dy koli me cigare dhe 30 mijë lekë që ndodheshin në arkën e dyqanit. Pronari Eduard Alushi jashtë kamerave shprehet se u frikësua, pasi autorët ishin të armatosur
-
Protestat e dhunshme e ‘xhaketave të verdha’, qeveria franceze pezullon rritjen e taksës së karburantit
4 Dhjetor 2018, 08:48Protestat e dhunshme që pushtuan Parisin e detyruan qeverinë franceze të marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
-
Unaza e Madhe/ Tension në Laprakë, policia nxjerr familjen, IMT shemb banesën (VIDEO)
4 Dhjetor 2018, 08:16IMT vijon prishjen e banesave në Shkozë dhe në Laprakë në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Sot ka pasur momente tensioni, fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda, por policia i nxori me forcë duke nisur shembjen.
-
Buxheti 2019/ Gjithë ndryshimet e taksave dhe rritja e pagave
4 Dhjetor 2018, 07:50Kuvendi miratoi dje Buxhetin dhe Paketën Fiskale, në fuqi nga 1 janari. Sa rriten pagat për mjekët, infermierët, ushtarakë dhe kategoritë e tjera. Ndryshimet në taksa vitin e ardhshëm, cilët sektorë dhe individë përfitojnë nga politikat lehtësuese fiskale
-
Procesi gjyqësor/ Akuza s’lëshon pe, apelon 3 vendime pafajësie të Shullazit
4 Dhjetor 2018, 07:41Prokuroria nuk tërhiqet, për çështjen e Emiljano Shullazit, kërkon dënim për profesorët e dy biznesmenët
-
Bukët e mira të Morelit në San Benedetto del Tronto në Itali
4 Dhjetor 2018, 07:35Bukëpjekës prej 18 viteve në një nga furrat tradicionale të qytetit të bukur bregdetar në Italinë qendrore. Moreli jeton në këtë qytet të bukur italian me familjen, bashkeshorten dhe djalin, ku bashkë me bukët e shumëllojshme dhe erëmirë që prodhon përgjatë gjithë natës deri në në mëngjes, përcon maturi e një paqe komunikimi, veti të harruara në bisedat e nxehta e të zjarrta të Tiranës për cilëndo temë të hapur në tavolinë
-
Parku Arkeologjik/ Austriakët kthejnë në Apoloni stelën funerale të zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore
4 Dhjetor 2018, 07:30-Kthimi i kopjes së objektit arkeologjik nga Muzeu i Vjenës. Me këtë rast sot në MHK çelet ekspozita “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri”
-
Vrasja në Bllok/ Dëshmitari që futi në burg Shullazin “kërcënon” edhe Ervis Martinajn
4 Dhjetor 2018, 07:25Kallëzimi i Ylvi Beqjat në 2017, kundër Ervis Martinaj, do bashkohet me dosjen e masakrës në ish-Bllok, shtohen edhe dy akuza. Dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.
-
Loja e bojkotit/ Më 23 janar digjen mandatet e PD, 8 deputetët që shpëtojnë
4 Dhjetor 2018, 07:16Shpëtojnë mandatet e Palokës, Spahos, Mediut, Vokshit, Shehut, LSI fitoi edhe 40 ditë kohë pasi mori pjesë në seancën e fundit të sesionit të kaluar
