Top 24
-
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha në një dalje për mediat, se nisur nga dy ndryshimet në ligjin për koncesionet, janë kompanitë ato që vendosin sesi duhet të ideohet një projekt, pa iu nënshtruar transparencës, dëgjesave publike apo edhe autoritetit kontraktor publik.
29 Nëntor 2018, 13:30 -
U arrestua me 13 kg kanabis në 2015, zgjidhet kryetar i degës së PD
29 Nëntor 2018, 13:37Partia Demokratike insistoi fort për dekriminalizimin, por ajo që ka ndodhur në degën e PD-së në Patos ku një i prangosur për trafikimin e një sasie prej 13 kg lëndë narkotike kanabis, është zgjedhur kryetar i kësaj dege.
-
Aksident në Shkodër, i pret rrugën me biçikletë, efektivi i FNSH përplas për vdekje të moshuarin (EMRI+VIDEO)
29 Nëntor 2018, 13:32Përplasja ka qenë fatale për Petrit Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ai është efekti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat.
-
Raporti, PE voton pro integrimit të Shqipërisë: Shumë shqetësues bojkoti i opozitës, miratoni reformën zgjedhore
29 Nëntor 2018, 12:45Në raportin e përgatitur nga Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe që mori aprovimin e eurodeputetëve njihen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave. Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për bojkotin e opozitës nga fillimi i këtij sesioni parlamentar dhe i bën thirrje që të rikthehet në Kuvend.
-
Testohet pajisja që do të pastrojë detet dhe oqeanet nga mbetjet plastike
29 Nëntor 2018, 12:32Ekipi shpreson që vetëm në vitin e parë, sistemi do jetë në gjendje të grumbullojë rreth 50 ton plastikë. Përllogaritjet tregojnë se me vendosjen e rreth 60 grupeve të tilla të pastrimit, rreth 50% e plastikës në këtë sektor të ndotur, mund të hiqet brenda pesë vitesh.
-
'29 Nëntori'/ Rama i kundërvihet edhe Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë? (VIDEO)
29 Nëntor 2018, 12:26Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mënyrë sarkastike këtë të enjte, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, komentin që kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë karshi 29 nëntorit. Përmes rrjetit social "Instagram", Rama ka publikuar një video ku dëgjohet Ademi teksa thotë se 29 nëntori është një ditë e zezë për Shkodrën.
-
Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe (VIDEO-FOTO)
29 Nëntor 2018, 12:20Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben. Familjet të cilat kanë humbur shtëpitë deri tani nga shembjet në "Astir" janë akomoduar te banesat sociale në Shkozë ku do të qëndrojnë paafat.
-
Dosja 'Azem Hajdari' bllokohet në Apel, gjyqtarët: Kemi kolege Fatmira Hajdarin, përbën konflikt
29 Nëntor 2018, 11:39Prania e Fatmira Hajdarit si gjyqtare në Apelin e kryeqytetit ka futur në pamundësi gjyqtarët të shqyrtojnë kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim. Report Tv ka mësuar nga burime pranë Apelit se kreu i kësaj gjykate Hysni Demiraj i kërkon KLD-së të delegojë gjyqtarë për këtë proces pasi gjyqtarët e përzgjedhur shprehen se janë në konflikt interesi pasi kanë kolege bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari.
-
Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, përplaset me makinë fëmija 6 vjeç
29 Nëntor 2018, 11:31Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Cerrik ne fshatin Kuqan, gjatë ditës së sotme ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 6 vjeçar.
-
Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit/ Komunistët: Rilindasit dhe ballistët janë njëlloj, poshtë Rama
29 Nëntor 2018, 11:18Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ai e ka cilësuar qeverinë e Ramës si neoballiste, pasi sipas tij Mid’hat Frashëri është tradhtar i vendit, ndërsa socialistët e rehabilituan.
-
Bashkia ‘ndez’ Tiranën, surpriza të shumta në festimet e “Natës së Bardhë”
29 Nëntor 2018, 11:12Kryeqyteti në 24 orë festë për 29 nëntorin, festën e çlirimit. Spektakël në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës, me këngëtarë nga Aurela Gaçe, Melissa Magnaneli dhe këngëtarë të tjerë shqiptarë. Edhe Bunk’Art2 do të jetë i hapur gjatë gjithë natës me rastin e 'Natës së Bardhë'.
-
Momenti tronditës/ Vajza zbret nga motori dhe vret me armë pesë të rinj në Meksikë (VIDEO)
29 Nëntor 2018, 11:05Policia lokale ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën në një festë për përvjetorin e martesës së një prej viktimave.
-
Prag lufte me Rusinë, Ukraina i kërkon ndihmë ushtarake Gjermanisë dhe NATO-s: Na mbështesni
29 Nëntor 2018, 10:52Kievi është i vendosur t'i përgjigjet edhe ushtarakisht Rusisë, pas tensioneve në detin Azov, por kërkon ndihmën e perëndimit. Nga ana tjetër, BE ka shprehur shqetësim për tensionet në rritje në lindje mes Ukrainës dhe Rusisë.
-
Veteranët në Shkodër revoltohen me Prefektin: Pse e lejon kryetaren e bashkisë të injorojë ditën e Çlirimit? (VIDEO)
29 Nëntor 2018, 10:26Njëri prej veteranëve gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, përfaqësuese e PD-së, që, sipas ti,j ka injoruar festën e çlirimit.
-
Përplaset nga makina, humbet jetën 40-vjeçari shqiptar në Greqi
29 Nëntor 2018, 09:56Tragjik ka rezultuar fati për një 40-vjeçar shqiptar, i cili ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë automobilistik në zonën e Selanikut në Greqi.
-
Mogherini bisedë telefonike me Thaçin: Hiqni tarifën doganore për mallrat nga Serbia
29 Nëntor 2018, 09:18Brukseli vijon që të kërkojë nga Kosova heqjen e tarifës doganore 100% kundër mallrave nga Serbia. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Mogherini ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës për situatën e krijuar pas këtij vendimi të qeverisë.
-
Ja si e festuan shqiptarët në Londër 106 vjetorin e ditës së Flamurit (VIDEO)
29 Nëntor 2018, 08:46E kthyer tanimë prej vitesh në një traditë, Festa e Pavarësisë dhe ditës së Flamurit edhe këtë vit është pritur në mënyrë madhështore edhe nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë bashkuar edhe këtë vit duke festuar deri ne oret e para të mëngjesit.
-
74-Vjetori i Çlirimit 'bashkon' PS-LSI, Rama, Meta e Kryemadhi homazhe te Dëshmorët
29 Nëntor 2018, 08:09Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të vendit. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa 30’pas tyre ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kur kanë kaluar plot 74-vite nga 29 Nëntori 1944, që është dita e çlirimit, ende politika shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 Nëntorin, dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 Nëntorin.
-
'Kufijtë', Haradinaj kundër Thaçit për Washington Post: Mjaft! Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës
29 Nëntor 2018, 07:57Shkrimi i Haradinajt u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.
-
Shqipëria, ndër vendet me më pak pyje në Europë, vetëm 28% e sipërfaqes e gjelbëruar
29 Nëntor 2018, 07:46Sipas shifrave, 28 % e territorit shqiptar mbulohet nga pyjet. Në total, 0.0776 mln ha janë pyje. Shtetet e tjera me pak pyje, rezultojnë: Belgjika me 22 % të totalit të territorit, Qipro me 19 % të territorit, Danimarka me 14 % të territorit, Islanda me 0.3 % të territorit.
