Top 24
-
Kjo është dita e 27-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
30 Nëntor 2018, 17:04 -
Partizani fiton derbin me përmbysje, komandon Tiranën dhe Superioren
30 Nëntor 2018, 16:54Heroi i Partizanit ishte Rubin Hebaj, i cili fillimisht barazoi në minutën e 67 më pas shënoi golin e dytë 5 minuta nga fundi duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Padyshim një meritë të veçantë për fitoren ka edhe Alban Hoxha, të cilit trajneri Skënder Gega i hoqi shiritin, por e futi në fushë pavarësisht se vetëm ditën e martë doli nga qelia, pasi u arrestua të dielën për drejtim të makinës në gjendje të dehur.
-
Nikollaq Neranxi: OMONIA bëri sot aktin tradhtar të shitjes së interesave të banorëve të Himarës
30 Nëntor 2018, 16:18Ai thotë se shoqata e hodhi planin urbanistik të Himarës në gjyq pasi ai parashikonte prishje masive shtëpish shekullore dhe grabitje tokash pothuajse për të gjithë banorët. Por, shton ai, bashkia e Himarës bëri një dredhi duke miratuar një plan tjetër, në mënyrë që të vijojë grabitjet.
-
Bllokimi/ Zv. drejtori për ‘Sigurinë’ në Tiranë thirrje bizneseve: Dorëzoni kapsollat, do i verifikojmë që në doganë
30 Nëntor 2018, 16:05Policia e Tiranës u kërkon bizneseve që ti dorëzojnë vet kapsollat, në të kundërt ato do të bllokohen nga uniformat blu. Në një intervistë për mediat zv/ drejtori për rendin e sigurinë në Policinë e Tiranës Dhimitraq Ziu thekson se për fëmijët kapsollat janë një rrezik. Ndërkohë pikat doganore kanë nisur bllokimin e kapsollave për vlerësim nëse kanë eksploziv ose je.
-
Lufta kundër krimit, ambasadori i BE: Nga Janari 2019 një zyrtar i EUROPOL-it në Tiranë
30 Nëntor 2018, 15:59Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot përmes një statusi në faqen zyrtare në Tëitter se nga Janari 2019 në Tiranë do të vijë një zyrtar i EUROPOL për luftën kundër krimit.
-
'Jam truprojë i Tsipras', policia greke zbulon të vërtetën për shqiptarin, i gjenden armë, makina luksoze dhe pranga (FOTO)
30 Nëntor 2018, 15:18Pasi u arrestua dhe u mor në pyetje, 28-vjeçari shqiptar u shpreh se ëndrra e tij ishte të bëhej polic, por nuk ia kishte dalë dhe kështu që ishte bërë vetë polic.
-
Vojisllav Sheshel shpallet përfundimisht kriminel lufte nga Tribunali i Hagës
30 Nëntor 2018, 14:47Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë.
-
Balla takim me shqiptarët që jetojnë në Londër: Detyrim i politikës të garantojë votën e emigrantëve në 2021
30 Nëntor 2018, 14:24Maxhoranca do propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votimin e shqiptarëve të jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
Greqi/ Arrestohet vrasësi i 63-vjeçarit shqiptar që u gjend në rrugë: Ja përse e vrava me armë gjahu
30 Nëntor 2018, 14:11Është vendosur në pranga vrasësi i 63-vjecarit shqiptar që u gjend anës një rruge të Korfuzit. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por raportohet se është një banor i zonës. Mediat fqinje shkruajnë se teksa ka rrëfyer motivet që e cuan në vrasjen e shqiptarit, ka pohuar edhe autorësinë e krimit.
-
'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës
30 Nëntor 2018, 13:52Edi Rama kërkon 4 dëmshpërblime nga Lulzim Basha dhe dy nga Sali Berisha për shpifje. Kryeministri ka depozituar në Gjykatën e Tiranës gjatë muajit nëntor gjithsej 6 padi për shkaktim dëmi, të cilat pritet të nisen të shqyrtohen së shpejti. Nuk bëhet ende e ditur vlera financiare që pretendon kryeministri.
-
Mbipopullimi dhe festat, qeveria amnisti për 600 të dënuar, ja kush përfiton
30 Nëntor 2018, 13:39Drafti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë do t'i përcillet qeverisë për miratim, ndërsa në seancën e fundit të dhjetorit Kuvendit pritet të miratojë projektligjin. Amnistia hyn në fuqi në janar 2019. Amnistia e të dënuarve rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit, në vitin 2016, përfituan lirinë mbi 700 të dënuar. Ndërsa vitin e kaluar nuk u aplikua.
-
Peqin, 'Ford'-i përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, rëndë shoferi (FOTO)
30 Nëntor 2018, 13:14Aksidenti ka rezultuar fatal për Lorenc Çollakun, 43-vjeç. Policia shoqëron në komisariat drejtuesin e kamionit, D.M, 52-vjeç, banues në Dibër. Shkak për përplasjen e dy automjeteve në aksin rrugor Peqin-Belsh dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga "Ford"-i me drejtues A.K., 31 vjeç.
-
Himni kombëtar, akademiku Vasil Tole: Institucionet të zbatojnë ligjin, të interpretohet modeli origjinal i Asdrenit (VIDEO)
30 Nëntor 2018, 12:54nga ana e institucioneve dëgjohen variante të ndryshme të orkestrimit të himnit kombëtar, si dhe të poezisë së Asdrenit, në një kohë kur modeli origjinal është ndryshe edhe ligjërisht është ai që njihet zyrtarisht si himni kombëtar.
-
'Nata e Bardhë', performanca e Elhaida Danit, Vesa Lumës dhe Aurela Gaçes që elektrizoi sheshin 'Skënderbej'
30 Nëntor 2018, 11:00'Nata e Bardhë' bëri bashkë në sheshin “Skënderbej” tre artistet shqiptare, Elhaida Dani, Vesa Lumën dhe Aurela Gaçen. Gjatë gjithë mbrëmjes qytetarët patën mundësinë të vizitojnë institucionet kulturore edhe Bunk’Art-in'.
-
Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat
30 Nëntor 2018, 12:03Kryeministri i Kosovës ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor Parlamentar, për deportimin e 6 gylenistëve turq nga Kosova. Ai komentoi vetëm vendimet dhe veprimet e tij, të marra gjatë 29 marsit, e jo ato të policisë dhe AKI-së.
-
Ishte në kërkim pasi vodhi 3 makina, arrestohet në Shkodër hajduti me emrin Mentadent
30 Nëntor 2018, 11:57Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të premte një 27-vjeçar pasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim nga policia me akuzën e kryerjes së vjedhjeve në këtë qytet. Mësohet se i arrestuari i identifikuar është Mentadent Veinca, 27 vjeç, i cili në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur 3 makina.
-
Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)
30 Nëntor 2018, 11:33Në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, sot janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Unazës së Re.
-
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç: Nuk besoj në shkëmbim territoresh në mënyrë të paqtë
30 Nëntor 2018, 11:19Stipe Mesiç e sheh ende Serbinë si një shkak të konfliktit, me gjithë rënien e Millosheviçit, klasa politike e vendit nuk ka bërë asnjëherë një reflektim, dhe ka mbetur e frymëzuar nga ëndrrat e vjetra jorealiste, duke përdorur mjete të reja.
-
Lufta kundër krimit, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu vizitë në Korçë, ndajnë porositë për drejtuesit e policisë
30 Nëntor 2018, 10:59Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Korçë ka pasur në fokus luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë për të parandaluar çdo akt që cenon rendin dhe sigurinë publike.
-
Merr fund ngërçi në drejtësi, pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët, konstituimi në datën 12 dhjetor
30 Nëntor 2018, 10:28Thirrja e mbledhjes së gjyqtarëve nga kreu i Gjykatës së Lartë vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor.
