Top 24
-
Nis bllokimi i kapsollave që tregtohen në Tiranë. Policia e Tiranës ka sekuestruar disa lloje kapsollash dhe ka proceduar pronarët e dy dyqaneve. Shkak për bllokimin sipas Policisë është fakti se kapsollat kanë sasi të madhe eksplozivi. Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj që do ndalojë importin e kapsollave në Shqipëri.
28 Nëntor 2018, 13:31 -
Vrasja në ish-bllok/ Elvana Gjata 'thyen' heshtjen, letër prokurorisë: Jam jashtë për arsye shëndetësore, dëshmoj kur të kthehem
28 Nëntor 2018, 13:14Elvana thotë se e ka mësuar nga mediat se prokuroria kërkon dëshminë e saj, ndërsa shton se nuk ka qenë e pranishme në lokal në momentin e përplasjes. Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.
-
Rekord i frikshëm informaliteti në 9 vite, paraja jashtë bankave 2.1 mld euro
28 Nëntor 2018, 12:26Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator, në vend qarkullonin 269 miliardë lekë, ose rreth 2.1 miliardë euro cash. Kjo shumë është sa 21.5% e totalit të parasë që qarkullon gjithsej në vend, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2009
-
Fleckenstein kundër tarifës 100%: Serbia të mos pengojë njohjen e Kosovës
28 Nëntor 2018, 11:55Edhe pse shprehet kundër tarifës 100% të Kosovës për çdo produkt që vjen nga Serbia, eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein i kërkon Beogradit të mos pengojë njohjen e Kosovës.
-
Vazhdon puna në Unazën e Madhe: Hiqen shtyllat dhe bimësia, hapet kantieri i ri (VIDEO-FOTO)
28 Nëntor 2018, 12:04Pavarësisht protestës së disa banorëve që kanë ndërtuar paligjshmërisht aty dhe sot përdoren nga opozita, puna vazhdon në të githa drejtimet për zbatimin e projektit.
-
Maliq/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset rëndë me thikë 28-vjeçari
28 Nëntor 2018, 11:41Një 28-vjeçar është plagosur në Maliq, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Personi Mariglen Bollguri raportohet se gjendet i shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, ndërsa Policia mësohet se është vendosur në kërkim të agresorit të identifikuar si E.B.
-
Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi, rruga hapet pas 2 orësh (VIDEO)
28 Nëntor 2018, 11:44Dita e 25-të e protestës së banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me akte të dhunshme. Protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave. Në mbështetje të banorëve ishin sërish deputetë të Partisë Demokratike. Policia nuk ndërhyri.
-
Ngritja e KLP-së, Report Tv zbardh listën e prokurorëve që kandidojnë (EMRAT)
28 Nëntor 2018, 11:01Report Tv siguron listën të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një ditë më parë i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme me prokurorët e kualifikuar kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në listë rezultojnë prokurorët e dosjes CEZ, dosjes Tahiri, si dhe vetë kryeprokurorja Arta Marku e cila është dorëhequr nga gara për KLP. Më 11 dhjetor do të ngrihet KLP e cila i hap rrugë ngritjes së SPAK dhe propozon emrin e kryeprokurorit të ri.
-
Gafa e dyfishtë e Bashës: Nderojmë flamurin e Kastriotëve, u ngrit në 28 nëntor...1944 (VIDEO)
28 Nëntor 2018, 11:07Lulzim Basha ngatërron datën e ngritjes së flamurit të çlirimit të Krujës nga pushtuesit Osmanë. Nga "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë Basha tha se sot nderohet flamuri i Kastriotëve i ngritur në 28 nëntor 1944...ndërsa e korrigjoi shpejt duke thënë 1444, mirëpo edhe kjo është e pasaktë. Sepse çlirimi i Krujës daton në vitin 1443...
-
I sekuestrohen në flagrancë mbi 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari
28 Nëntor 2018, 10:56Një 37-vjeçar nga Kavaja, është arrestuar këtë të mërkurë në flagrancë për veprën penale "Falsifikim i monedhave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit". Teksa u ndalua duke i dhënë automjetit të tij në rrugën "Sadik Petrela", G.XH. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të falsifikuara dhe dy aparate celulare.
-
Qëlluan me armë zjarri në ajër, pranga të riut në Pogradec, sekuestrohet 398 gramë kokainë dhe fishekë
28 Nëntor 2018, 10:06Nga kontrolli që është bërë në shtëpitë e të riut, policia ka gjetur një sasi kokaine prej 398 gramë, si edhe 1 krehër pistoletë me 9 fishekë
-
7 skuadra ne 1/8 e Champions League, Real Madrid 'pushton' Romën
28 Nëntor 2018, 10:037 janë skuadrat që kanë siguruar mbrëmë kualifikimin në fazën e 1/8 të Champions League. Real Madrid pushtoi “Olimpicon” duke mundur 2-0 Romën dhe kalon si e para në grupin G. Një biletë për më tej siguruan edhe Juventus, Bayern Mynih, Roma, dy Manchesterët dhe Ajax.
-
Urimi i veçantë i Ambasadës Amerikane në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
28 Nëntor 2018, 09:45Në ditën e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i uron të gjithë qytetarët shqiptarë për përvjetorin e 106 -të të Pavarësisë së Shqipërisë.
-
200 kg mish derri në kushte të rënda higjieno-sanitare, AKU gjobit dhe mbyll 2 dyqane në Lezhë (Foto)
28 Nëntor 2018, 09:44Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka gjobitur këto dyqane me 2.000.000 lekë gjobë.
-
Iu bë atentat me tritol dhe tentoi të arratisej drejt Greqisë, gjendja shëndetësore 'shpëton' Lul Kullën nga burgu
28 Nëntor 2018, 09:23Edhe pse dënimi i gjykatës ka qenë 1.5 vite burg për Lulzim Kullën, Gjykata ka marrë parasysh vlerën e qëndrimit të paraburgim dhe gjendjen shëndetësore. Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
-
Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, i hapet rruga ngritjes së SPAK dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
28 Nëntor 2018, 09:26Procesi i rivlerësimit të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë është përmbyllur, duke i hapur rrugë shumë shpejt ngritjes së KLP dhe KLGJ.
-
Aksi Levan-Tepelenë, ARRSH jep lajmin e mirë, zhbllokohet rruga
28 Nëntor 2018, 09:21ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të makinave që të kalojnë me një shpejtësi të kufizuar në 20km/orë.
-
Librazhd/ Plagos bashkëfshatarin me armë dhe largohet me automjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari
28 Nëntor 2018, 09:11Pas plagosjes, autori është larguar me shpejtësi dhe ka dalë në rrugën kryesore ku nën kërcënimin e armës ka vjedhur një automjet tip "Golf" me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.
-
2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani, Prokuroria çon për gjykim 9 të pandehurit
28 Nëntor 2018, 08:44Mes të akuzuarave janë Emiljano Çili, Artur Riza, Festim Lelaj, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj, Arbi Mustafa, Adjel Çaushaj, Skënder Siqeca, Sokol Hamzallari.
-
Përplasja e re/ Kreu i KLSH, shumica shtyn dekretin e Metës për vitin 2019
28 Nëntor 2018, 08:43Kandidatura e Vitore Tushës nuk figuron në kalendarin e punimeve të Kuvendit për këtë sesion parlamentar
