Top 24
-
REPORT TV zbardh gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Ridvan Bode.
24 Nëntor 2018, 12:18 -
Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet
24 Nëntor 2018, 11:42Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.
-
Rama akuzon opozitën për dhunën ndaj policisë dhe paralajmëron themelimin e xhandarmërisë
24 Nëntor 2018, 11:24Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku ka trajtuar gjendjen e dikurshme dhe aktuale të forcave policore, si dhe risolli në kujtesë protestën e dhunshme të ndodhur para dy ditëve, duke e cilësuar këtë të fundit si produkt të opozitës.
-
Unaza e Re/ Veliaj: 7 familjet e para janë paraqitur për bonusin, pres fitore spektakolare pa kapsolla
24 Nëntor 2018, 11:28Ai u bëri thirrjeve qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste edhe për Këshillin Bashkiak për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira. Duke komentuar protestën e banorëve të Unazës së Re, Veliaj tha se PS mund të fitojë pa asnjë kapsollë duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.
-
Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë (Skema+Rolet)
24 Nëntor 2018, 10:54Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë. Në bisedat mes grupit kanabisit i referoheshin me fjalën mish.
-
Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje në Shkodër
24 Nëntor 2018, 09:54Lëkundjet me magnitudë 2.6 ballë janë regjistruar në orën 04:35:42, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në Shkodër. Lëkundja ka qenë e lehtë dhe tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.
-
Football Leaks: Ramos me doping në finalen e Championsit
24 Nëntor 2018, 09:31Football Leaks zbulon një tjetër skandal në botën e futbollit europian. Bëhet me dije se kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv në testin antidoping pas finales së Championist të vitit 2017-të. Ramos ka përdorur substancën Deksametasona dhe diçka të tillë mjeku nuk e ka deklaruar para ndeshjes. Reali dhe Uefa mohojnë të ketë pasur parregullsi në testet antidoping nga mbrojtësi spanjoll.
-
Vrasja e Kacifas, flet zv/ ministrja minoritare: Jo çështje kombëtare, i takon drejtësisë, presim negociatat me BE-në
24 Nëntor 2018, 09:16Minoritarja greke Artemis Dralo që ka qenë edhe kandidate e PS për deputete në Dropull është shprehur se ngjarja e Bularatit është rast i izoluar dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
24 Nëntor 2018, 08:34Lexoni shtypin e ditës për sot, e shtunë 24 nëntor 2018.
-
Flet Edlira Sallaku: Sfida e autizmit të tim biri në një shoqëri diskriminuese
24 Nëntor 2018, 08:12Edlira Sallaku: Nëna e Drinit 20-vjeçar boton librin “Progres sfida e autizmit”. “E bëra tim bir piktor, kur specialistët më thanë nuk ka shpresa".
-
Legalizimet/ Agjencia e Pronës: 180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln € kompensim
24 Nëntor 2018, 08:06Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
-
Atentati në Vlorë, tritoli ishte vënë në kroskot, biznesmeni Alushaj po hapte themelet për pallat/ Pistat e hetimit
24 Nëntor 2018, 07:46Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë. 10 të shoqëruar, i plagosuri transportohet në Tiranë. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë.
-
Vendimi i dyshimtë/ Vodhi 7 mijë litra naftë në TAP, gjykata liron organizatorin
24 Nëntor 2018, 07:37Pronari i një hoteli në Berat Artur Guri lirohet nga gjykata,në burg bidonaxhinjtë
-
Ndryshimet ligjore/ Bankat hapin dyert për kontrollin e parave të pushtetarëve
24 Nëntor 2018, 07:31Hiqet pengesa e fundit, inspektorët e ILDKP do ndërlidhen me sistemet elektronike të bankave për të verifikuar llogaritë dhe transaksionet e zyrtarëve
-
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24 Nëntor 2018, 00:4224-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
-
Tritoli në Vlorë, Basha: Rama burgos fëmijët dhe nënat, krimi po vret Shqipërinë
23 Nëntor 2018, 22:50Reagimi i Bashës vjen pas atentatit me tritol në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni i gurores Agron Alushaj, 48 vjeç.
-
'Unaza e Re', debat në 'Repolitix', eksperti i rrugëve: Ligji i 2006 s'lejon legalizimin e banesave. Bushati: Ja kush do shpronësohet
23 Nëntor 2018, 23:10Protesta e banorëve të "Unazës së Re" ishte në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Maxhoranca dhe opozita ndajnë qëndrime të kundërta, ndërsa më të ekuilibruar duken ekspertët e fushës edhe si njohësit më të mirë teknikisht të kësaj çështje.
-
VIDEO/'Pandi s'donte të bëhesha kryetar i PS, më tha hiq çorapet e kuqe', Rama batuta me Majkon: E donte kryetarin të martuar
23 Nëntor 2018, 22:38Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej.
-
Rama zbardh skemën: Si legalizoi me shpejtësi qeveria 'Berisha' 40 godina te 'Astiri', pasi humbi zgjedhjet
23 Nëntor 2018, 22:20Kryeministri Rama zbuloi në TVSH se si 40 objekte janë legalizuar në mënyrë korruptive nga qeveria “Berisha” gjatë periudhës korrik shtator 2013 që përkon pikërisht me periudhën pas humbjes së zgjedhjeve dhe kur të djathtët do linin pushtetin.
-
Si e shpëtuan deputetët e LSI-së nga policia 18-vjeçarin që i hodhi kapsollën efektives Ina Nuka (VIDEO)
23 Nëntor 2018, 21:57Report Tv siguron videon e ndalimit nga policia të Daniel Drobajt pak çaste pas protestës së dhunshme. Atij i vijnë në ndihmë deputetët e LSI Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, të cilët konfrontohen me policinë të ndihmuar nga protestuesit e arrijnë ta shpëtojnë 18-vjeçarin e dhunshëm.
