Top 24
-
Policia greke është përleshur me armë zjarri me një grup shqiptarësh të akuzuar për trafik droge. Nga ky konflikt një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një polic grek është plagosur lehtë në njërin krah.
22 Nëntor 2018, 19:22 -
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime
22 Nëntor 2018, 19:08Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje, grumbullim dhe tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të rendit e prishje të qetësisë publike.
-
Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur, por del blof dhe fshin statusin, komentuesi e 'masakron' (FOTO)
22 Nëntor 2018, 19:04Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë. Një komentues i thotë ish-kryeministrit se epiteti ndrikull është i turpshëm për një ish-kryeministër dhe kryetar shteti.
-
Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re
22 Nëntor 2018, 19:04Ata flamuj amerikanë, që drejtuesit e Partisë Demokratike ua vunë në duar protestuesve, tregojnë se sa e vjetër është kjo protestë. Dhe se si, pas 25 vjetësh, PD ende nuk ka mundur të transformohet në një forcë politike moderne dhe evropiane.
-
Report Tv siguron foton, policja e plagosur Ina Muka e shtrirë në spitalin e Traumës, dëmtime edhe në fytyrë
22 Nëntor 2018, 18:47Ina Muka u plagos rëndë ditën e sotme në protestën para Kuvendit. "Shqiptarja.com" siguron foton e efektives 24-vjeçare të "Shqiponjave" në shtratin e spitalit të Traumës. Policja e cila ka humbur dy gishta nga shpërthimi i kapsollës së hedhur nga militantët e PD, duket e fashuar në të dyja duart, ndërsa plagë ka marrë edhe në pjesën e fytyrës.
-
Dash Shehi në ’45 minuta’: S'e përjashtoj kandidimin për Bashkinë e Tiranës, do t’i bëja punët më mirë se Veliaj
22 Nëntor 2018, 18:34Shehi ka thënë se nëse Basha do ia propozonte, mund t’a pranonte kandidimin pasi sipas tij, ky post është politik.
-
Ekskluzive/ Ja emrat e 8 të arrestuarve për furgonin me gjysmë ton kanabis në Elbasan
22 Nëntor 2018, 18:16"Shqiptarja.com" zbardh emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit "Uraka 2" ku në Qafë Thanë u sekuestura ngarkesa e 580 kg lëndë narkotike e llojit kanabis e cila u gjet brenda një furgoni tip "IVECO". Dyshohet se destinacioni i kanabisit ishte Greqia.
-
Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, ndërron jetë në spital 50-vjeçari
22 Nëntor 2018, 18:02Drejtuesi i makinës e ka dërguar vetë në spital viktimën, por për fat të keq, ai nuk ka mundur dot që të shpëtojë
-
Foto-lajm/ Kush është Ina Muka, policja e ‘Shqiponjave' që humbi 2 gishta në protestën të banorëve të Astirit
22 Nëntor 2018, 17:47Ina Nuka mësohet se është pjesë e repartit “Shqiponja”. Ajo humbi 2 gishta të njërës dorë pas kapsollës që i plasi në protestën e dhunshme para Parlamentit.
-
Pas Parlamentit, dhuna e banorëve të 'Astirit' zhvendoset te 'Unaza e Re', në krye të turmës Basha dhe deputetët e PD
22 Nëntor 2018, 17:10Konfrontime me policinë edhe te protesta te pasdites te "Unaza e Re". Banorët e "Astirit" u mblodhën siç do ditë në të njëjtin vend, duke bllokuar rrugën, pas akteve të dhunës përpara Parlamentit në mesditë, ku ka shkopinjtë dhe kapsollat u plagosën 13 efektivë policie, ndërsa policja e 'Shqiponjave', Ina Nuka humbi dy gishta nga një shpërthimi i një kapsolle të hedhur në drejtim të tij.
-
Lezhë/ Rrjeti i amortizuar lë pa energji disa fshatra, banorët: Ndërprerjet po na djegin elektroshtëpiaket
22 Nëntor 2018, 17:05Rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike ka bërë që shumë fshatra të Lezhës të kenë ndërprerje të gjata të energjisë. Banorët thonë se problematika haset më shumë gjatë stinës të dimrit. Ndërsa OSHEE bën me dije se defektet rregullohen shpejt, por duhen investime për vendosjen e një rrjeti të ri elektrik.
-
Elena Kocaqi për “Luftën e Trojës”: Historia është manipuluar, mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare!
22 Nëntor 2018, 16:57Historiania Elena Kocaqi boton librin “Lufta e Trojës”. Sipas saj, të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me historinë e vjetër të Shqipërisë, prandaj është e nevojshme që të rishikohen burimet antike. Studiuesja shton se mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare, por historia e manipuluar në shek. XIX duhet zbardhur
-
E shkarkoi Vettingu, Kolegji lë në fuqi vendimin për Tom Ndrecën, gjyqtarin e '21 Janarit'
22 Nëntor 2018, 16:45Gjyqtari i lartë Tom Ndreca është lënë jashtë sistemit të drejtësisë edhe nga Kolegji i Apelimit. I shkarkuar nga Vettingu për kontakte të papërshtatshme, KPK vendosi këtë të enjte për lënien në fuqi të shkarkimit të tij.
-
'Zonjat që bëjnë Shqipërinë', Arlinda Çausholli: Besoj me mendje e zemër, Shqipëria nuk është vendi për t’u braktisur, por për të jetuar
22 Nëntor 2018, 16:41Emisioni i shtatë i 'Zonjat që bëjnë Shqipërinë', në Report Tv ka në qendër gazetaren Arlinda Çausholli. Çausholli: “Kam themeluar dhe drejtoj një program komunikimi, “Fit for future” (“I stërvitur për të ardhmen”), që edhe të përparojmë e të japim një farë kontributi për shoqërinë”
-
Haradinaj: Taksa do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën
22 Nëntor 2018, 16:28Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se taksa e vendosur përkundrejt produkteve serbe nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai bëri me dije për gazetarët se arsyet e vendosjes së taksës 100% i janë bërë të ditura ambasadorëve dhe përfaqësueses së BE-së përmes një letre.
-
Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun
22 Nëntor 2018, 16:18Në një reagim të shpërndarë për mediat, presidenti tha se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.
-
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
22 Nëntor 2018, 15:57Droga e fortë e cila kishte si origjinë Amerikën Jugore mbërrinte me anije në portet e Holandës dhe nga aty transportohej me automjete nga anëtarët e bandës në drejtim të Breshias në Itali, ku shpërndahej në të gjithë veriun e vendit.
-
Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)
22 Nëntor 2018, 15:42Në momentin kur Rama ka dalë nga spitali, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë. Policia e Shtetit ka shoqëruar menjëherë 4 persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.
-
Bojkot Kuvendit/ Lulzim Basha takim me biznesin: Buxheti 2019, varfëri, borxh dhe vjedhje, ja alternativa e PD
22 Nëntor 2018, 14:31E ndërsa jashtë Kuvendit po zhvillohej protesta e banorëve të Unazës së Re që degjeneroi në dhunë Basha lëshonte akuza të fortë në drejtim të Ramës nga Hotel Tirana.
-
Kostoja e Unazës së Re/ ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës
22 Nëntor 2018, 13:53ARRSH ka sqaruar projektin dhe karakteristikat, ndërsa thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.
