Top 24
-
Saimir Taullau është qëlluar para lokalit të tij. Autorët e kanë qëlluar me automatik dhe janë larguar me motor. Vëllai i tij është Baki Taullau, i vrarë në korrik të vitit 2005 nga banda e Aldo Bares për shkak të një gjobe të papaguar.
24 Nëntor 2018, 19:42 -
Aktiviteti “Vrapo për fëmijët” te Kodrat e Liqenit, mblidhen fonde për fëmijët në nevojë
24 Nëntor 2018, 19:36“Vrapo për Fëmijët” është aktiviteti sportiv që mblodhi mjaft të rinj te Kodrat e Liqenit për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë. Ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e shoqërisë, ndërkohë organizatorët e kësaj gare për 8 vite radhazi, bëjnë thirrje qytetarëve për ndërveprim.
-
Protesta e banorëve tek Unaza e Re/ Deputetja e LSI-së Nora Malaj: Po shfaqet luftë civile
24 Nëntor 2018, 19:21Ish-ministrja e Arsimit dhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka thënë se Shqipëria sot, i përgjan “lëndinës së lotëve”, ndaj shqiptarët sipas saj duhet të bashkohen për t’i dhënë fund mashtrimeve.
-
Me plagë në kokë, përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën
24 Nëntor 2018, 18:57Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë. Sipas tij, sulmi është kryer nga një grup djemsh me kapuça dhe të veshur me rroba të zeza.
-
Trafikonin lëndë narkotike, pranga 9 personave në Greqi, mes tyre 5 shqiptarë
24 Nëntor 2018, 18:16Pesë shqiptarë dhe katër grekë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Nëntë të arrestuarit janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.
-
Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vija e kuqe’ e Ramës, ja sa herë të tjera kërcënimet e Bashës kanë rezultuar blof
24 Nëntor 2018, 18:08Edhe sot Basha i kërkoi Ramës të mos shkelë “vijën e kuqe” me ndërtimin e Unazës së Madhe. Por po të analizojmë të gjitha deklaratat e tij me “vijë të kuqe”, asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet duke nisur nga ato me Teatrin Kombëtar, për mos emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm apo për të penguar Erion Veliajn nga ndërtimi i këndit të lojërave tek Liqeni.
-
Plas grushti në Kategorinë e Parë, sherr masiv mes futbollistëve të Vorës dhe Shënkollit
24 Nëntor 2018, 17:58Një faull në favor të Vorës ka irrituar palët dhe futbollistët e të dy skuadrave janë përfshirë në një konfrontim fizik.
-
Promovohet libri “Miqësi e trazuar”, Bashkim Zeneli: Sa më shumë të mësosh për Greqinë, aq më shumë e do atë
24 Nëntor 2018, 17:47Diplomati edhe publicisti Bashkim Zeneli promovon librin “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit”. Libri vjen si një këndvështrim pozitiv, ndaj marrëdhënieve mes dy shteteve fqinj. Zeneli shprehet se duhet t’u jemi mirënjohës grekëve për mbështetjen, që na kanë dhënë gjatë tre dekadave tranzicion
-
Akuza për vrasje, trafik droge dhe prostitucion, si u arrestua shqiptari 25 identitete në Holandë
24 Nëntor 2018, 16:17Një 33-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhevdet Plaku i shpallur në kërkim që prej 22 shkurtit është arrestuar nga policia holandeze. “Akili” njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.
-
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
24 Nëntor 2018, 17:17Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
-
Zgjedhjet brenda PD-së, Luan Baçi merr drejtimin e demokratëve në Fier
24 Nëntor 2018, 16:33Pas zgjedhjeve të zhvilluara, me 466 votave pro Luan Baçi është zgjedhur kryetar i degës së PD në Fier. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të degëve të PD në Dibër dhe në Sarandë.
-
Lëvizja për Shpëtimin e PD, Elezi: Basha të largohet, procesi për zgjedhjet në rrethe, farsë
24 Nëntor 2018, 16:29Ibsen Elezi, një nga ish-drejtuesit lokalë të PD në Kukës, e sheh të zymtë situatën në PD, nëse në krye do të vazhdojë të jetë Lulzim Basha. Elezi ka thënë se Basha duhet të largohet, ose rezultati në zgjedhjet e vitit 2019 do të jetë sërish në disfavor të demokratëve. Elezi foli edhe për misionin e Lëvizjes për Shpëtimin e PD dhe procesin zgjedhor në rrethe, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD.
-
Morinë/ Bllokohet furgoni me mallra dhe ilaçe kontrabandë
24 Nëntor 2018, 16:22Mallrat kontrabandë u zbuluan gjatë kontrollit me scanner në brendësi të furgonit. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë ndalimin e pronarit të furgonit dhe të mjetit që po transportonte mallrat.
-
Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian: Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve
24 Nëntor 2018, 15:50Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas tij, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi
-
Aksident me dy viktima në Fushë-Krujë, shoferit i ra të fikët, plagoset i mituri (Foto+Detaje)
24 Nëntor 2018, 15:37Report Tv ka siguruar foto nga vendngjarja, ku sic mësohet paraprakisht, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i kthyer përmbys
-
Vidhnin makina dhe biçikleta, pranga dy personave që bënin 'kërdinë' në Durrës
24 Nëntor 2018, 15:31Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për 9 vjedhje automjetesh dhe biçikletash. Njëri prej të ndaluarve, Elton Tafa, ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa Lulëzim Ç ishte shpallur në kërkim nga policia për të njëjtën vepër penale.
-
Zgjedhjet brenda në PD, në Dibër fiton vëllai i ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede
24 Nëntor 2018, 14:55Këtë të shtunë u zhvillua gara për kreun e ri të Partisë Demokratike edhe në rrethin e Dibrës, ku fitues doli Naim Gazidede, që është vëllai i ish-kreut të SHIK në 1997 Bashkim Gazidede.
-
Durrës/ 40 punonjëse helmohen në rrobaqepësi, dëshmia e gruas në spital: Patëm të vjella dhe marrje mendsh
24 Nëntor 2018, 14:0240 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në spitalin e qytetit, për shkak se janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje. Paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave. Policia ndërkohë ofron një version tjetër të situatës. Sipas saj, vetëm 8 punëtore janë ndier keq. Policia deklaron se marrja e mendve dhe këputja e këtyre tetë punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të një kondicioneri, i cili ka lëshuar gaz. Ajo njofton gjithashtu se pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
-
Degjeneron fjalori i Bashës, sulmon Ramën për Unazën e Re: Plehrë, i çmendur, hajdut, i sëmurë
24 Nëntor 2018, 13:50Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një konferencë për mediat sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Unazës së Re. Fjalori i liderit të opozitës degjeneroi në fjalë fyese dhe ofendime, ndërsa në fund e kërcënoi dhe e paralajmëroi që të tërhiqej nga projekti i Unazës së Re.
-
Paris/ Zjarr, dhunë dhe përleshje me policinë, protestuesit mësyjnë në Champs-Élysées
24 Nëntor 2018, 13:31Protesta dy javore e mbi 30 mijë qytetarëve francezë sot ka agravuar dhe ka sjellë djegien e shumë tendave dhe lokaleve të Parisit. Midis zjarrit dhe sulmeve, një sërë personash mësynë në Champs Elysees. Të veshurit me jelekë të verdhë e fosforeshentë protestojnë konkretisht kundër cmimit të rritjes së naftës.
