Top 24
-
Mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë. Skuadra është gati për këtë ndeshje të rëndësishme ku vlen vetëm fitorja. Trajneri Christian Panucci luan pankinën ndaj britanikëve dhe thotë se mezi po e pret një fitore. Pritet atmosferë elektrizuese në stadium ku mbi 2 mijë do jenë skocezë.
17 Nëntor 2018, 09:33 -
Dëbora zbardh edhe verilindjen, në Korçë nisin problemet me qarkullimin (Situata)
17 Nëntor 2018, 09:16Sipas gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda reshjet kanë sjellë probleme në aksin Boboshticë-Dardhë që është pjesërisht i kalueshëm, ndërsa duhen zinxhirë për të qarkulluar, pasi dëbora ka arritur 25 cm.
-
Trafikuan në verë 250 kg kanabis dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 6 persona
17 Nëntor 2018, 08:50Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm gjashtë persona, pasi akuzohen për trafikimin e 250 kg kanabis dhe 500 gr kokainë gjatë verës nga brigjet shqiptare në Salento.
-
Po ‘fluturonte’ me mbi 180 km/ h në autostradë, kapet ‘piloti’ nga Shkodra (VIDEO)
17 Nëntor 2018, 08:20Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 26 –vjecari me inicialet K.M. nga Shkodra po lëvizte me 182 km/h dhe ne kushte te lagështirës në rrugë.
-
Librazhd, furgoni bie 40 metra në humnerë, plagosen 3 të rinj, shoferi rëndë (EMRAT+VD)
17 Nëntor 2018, 08:01Tre persona, mes tyre dy vëllezër janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Librazhd. Si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit Markel Merolli dhe dy pasagjerët Endri Merolli 22 vjeç, që është vëllai i shoferit dhe Kristo Çika 31 vjeç në fshatin Vloçisht Korçë.
-
Dekretimi i Lleshajt, Gjin Gjoni në Vetting dhe debati për Mid'hat Frashërin/ Lexoni titujt e gazetave kryesore në vend
17 Nëntor 2018, 07:52Të rejat më të fundit nga shtypi i ditës për ditën e sotme, e enjte 15 nëntor 2018.
-
Këshilla për dashurinë dhe surpriza/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme
17 Nëntor 2018, 07:44Dashuria parashikon mundësinë për zyrtarizimin e një raporti. Ndërkohë ata që janë vetëm, duhet të përgatiten për një fundjavë të mbushur me takime interesante.
-
Ekskluzive-Intervista/ Bashkëshortja Elena: Ju rrëfej marrëdhëniet e Kadaresë me diktatorin
17 Nëntor 2018, 07:27Ja pse e shpëtoi nga dënimi në fjalimin e Elbasanit. Kur Kadarenë e dënuan për “Pallatin e ëndrrave” dhe “Pashallarët”, Bernard Pivot shkruante: Duam Kadarenë në platenë televizive, jo kokën e prerë të tij”.
-
Hidrokarburet/ Anulohet koncesioni për naftë në det, do të hapet tenderi për ‘Joni 5’
17 Nëntor 2018, 07:20Kjo ka të bëjë me zonën e njohur si “Joni 5”, e cila ndodhet në pjesën jugore të ujrave tona, pikërisht atje ku po diskutohet ndarja e kufijve detare më Greqinë. Gjiknuri tha se kontrata me shoqërinë Capricon Albania nuk është më në fuqi.
-
Projektet e investimeve/ Rikthehet në rend të ditës porti ‘transoqeanik’ i Karpenit
17 Nëntor 2018, 07:15Ministri Gjiknuri: Jemi ende në bisedime. Në shkurt u njoftua dështimi
-
Lista e re e Vetingut/ Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari dhe gjithë KLD-ja nën hetim
17 Nëntor 2018, 07:07Pesë javë pasi mori lejen prindërore Gjin Gjoni i nënshtrohet Vetingut, në listë Gerd Hoxha dhe 34 gjyqtarë e prokurorë të Apelit
-
Hyrja dhe dalja nga Shqipëria, Koja në Repolitix: Fenomeni 'Gruevski' do prekë edhe Ballkanin
16 Nëntor 2018, 22:49Një tjetër tematikë e nxehtë që u diskutua mbrëmjen e së premtes në emisionin Repolitix, ishte edhe arratisja e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruesvki.
-
Dekretimi i Sandër Lleshajt në Repolitix, Klosi: Furtunë në një gotë me ujë
16 Nëntor 2018, 21:45Emisioni Repolitix në Report Tv erdhi këtë të premte me një debat konstruktiv midis katër personaliteteve, ku u hodh dritë mbi vendimin e marrë të presidentit Ilir Meta për dekretuar gjeneralin Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme.
-
Dekretimi i Lleshajt nga Meta, Rama: Edhe kur krisjet janë të pariparueshme ka rrugëzgjidhje
16 Nëntor 2018, 21:05Shefi i qeverisë deklaroi se dekretimi i ministrit të ri tregon se nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.
-
Tërhiqet Meta, dekreton Lleshajn Ministër të Brendshëm: Problem ishte statusi i ushtarakut
16 Nëntor 2018, 20:46Presidenti Ilir Meta, pas rreth dy javësh “qëndresë” dekreton ministër të Brendshëm Sandër Lleshajn. Dekretimi vjen pas lirimit nga detyra të Lleshajt si gjeneral brigade dhe vetëm pak orë para skadimit të afatit Kushtetues. Reagon kryeministri Edi Rama, i cili deklaron se kur ka vullnet të mirë ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se me apo pa Sandër Lleshajn, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, pasi sipas tij vendi drejtohet nga një kryeministër që mbron kriminelët.
-
Zhduken në mënyrë misterioze dy vlonjatët në të njëjtën ditë/ Të humburit, njohje të vjetër shoqërore
16 Nëntor 2018, 19:03Dy nëna gjenden këtë të premte në studion "Pa gjurmë’’ për t'u vendosur në kërkim të gjurmëve dhe fatit të dy djemve të tyre, të cilët janë zhdukur në mënyrë të mistershme në të njëjtën kohë. A kishte fati i djemve, të cilët rezultojnë edhe miq, të njëjtin destinacion?
-
Anulimi i testit për ‘Komisar’, prokuroria e Tiranës nis verifikimet edhe për Ardi Veliun
16 Nëntor 2018, 19:55Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është ai që ka hapur dhe ka anuluar testimin, duke bërë që të gjitha rezultat të dalin të “nul” të pavlefshme.
-
VIDEO-FOTO/Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, mesazh për protestuesit e 'Unazës': Do shikojmë interesin e shumicës
16 Nëntor 2018, 19:40Gjatë fjalës së tij, Veliaj kishte një mesazh edhe për protestën e banorëve të Unazës së Re. Kryebashkiaku theksoi se qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin, ndërsa shtoi se projekti nuk do të ndahet.
-
Kush është Gentian Gjonaj që u përplas me policinë? Militantët e PD marrin peng protestën e ‘Astirit’ (FOTO+Detaje)
16 Nëntor 2018, 19:27Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe godina e Bashkisë së Tiranës u sulmuan dje me tymuese, shishe me benzinë, vezë dhe shashka, por ironia në rastin e Gentian Gjonajt është se ai nuk është fare banor i zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.
-
Java e kuzhinës italiane në Shqipëri, jo vetëm ushqim i shijshëm, por edhe i shëndetshëm
16 Nëntor 2018, 19:13Edicioni i tretë i javës së Kuzhinës Italiane do të zhvillohet edhe në Shqipëri. Qëndrueshmëria, cilësia, biodiversiteti dhe siguria ushqimore janë pikat kyçe, që premtohen në veprimtaritë që do të zhvillohet gjatë 7 ditëve. Ambasadori italian Alberto Cutillo, shpjegon detajet e këtij bashkëpunimi mes dy vendeve
