Top 24
-
Klidian Jonuzi, 26 vjeç, ndodhej në një kamp azilantësh në Metz të Francës, ku punonte si vullnetar.
25 Tetor 2018, 16:36 -
Ngacmimet seksuale në hapësirat publike në Tiranë, zonat e rrezikuara qendra dhe Astiri
25 Tetor 2018, 15:45Qendra e Tiranës dhe zona e Astirit rezultojnë zona problematike për sa i përket ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave. Sipas një studimi të kryer nga instituti Idra dhe UN Woman, faktorë rreziku rezultojnë mbipopullimi i autobusëve, ndriçimi i pakët në zona specifike dhe mungesa e policëve. Fenomeni nuk është i përhapur vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera ne vend.
-
I dënuar me 15 vite burg për pedofili, arrestohet Italiani në Tiranë (FOTO+EMRI)
25 Tetor 2018, 15:20Masimilliano Croce, i dënuar në Itali për pedofili, është arrestuar në periferi të Tiranës nga policia shqiptare. 45-vjeçari akuzohet se ka abuzuar me fëmijët e varfër në provincat e Romës.
-
Rama: Bixhozi mbyllet 100%, për ata që dërguan SMS nga burgu kemi një mesazh që as në ëndërr se kanë parë
25 Tetor 2018, 15:00Rama pas votimit të ligjit për lojërat e fatit në Kuvend është shprehur se duke nisur nga data 1 janar e vitit 2019 do të mbyllen të gjitha sipas parashikimeve në ligjin që kaloi me 75 vota pro, ndërsa me opozitën i ka llogaritë e hapura në gjyqe.
-
Mimoza Ndoka u arrestua edhe pse kishte fëmijë në gji, KSHH: Të merren masa ndaj shkelësve të ligjit
25 Tetor 2018, 13:42Komiteti Shqiptar i Helsinkit me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar mbi masën “arrest me burg” vendosur ndaj Mimoza Ndokës, motrës së Arben Ndokës.
-
Basha: Teatri vija e kuqe, gati për zgjedhje të parakohshme, por më parë të zgjidhen dy çështje
25 Tetor 2018, 13:20Basha u shpreh se kriminelët i siguruan Ramës 10-15 mandate në zgjedhje dhe kjo sipas tij shpjegon “kapjen e drejtësisë dhe emërimin e Arta Markut për të shkatërruar hetimin dhe transferimin e prokurorëve”.
-
U transferuan se refuzuan dosjen Shullazi, dy prokurorë padisin Arta Markun (Detaje)
25 Tetor 2018, 12:54Ata kërkojnë që të shfuqizohet vendimi për transferimin e tyre, pasi nuk ka bazë ligjore dhe se është marrë në kundërshtim me ligjin. Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta padia do të shqyrtohet nga gjyqtari Avni Sejdi.
-
Ligji për mbylljen e lojrave të fatit, Braçe zbulon përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që i kanë ardhur
25 Tetor 2018, 12:36Gjatë diskutimeve për votimin e ligjit për lojrat e fatit, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka treguar për herë të parë përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe kolegët e tij kanë marrë.
-
Gjithçka e regjistruar dhe vetëm një orë ajrim/ Si do bëhet izolimi i kokave të krimit në burg
25 Tetor 2018, 12:19Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video.
-
Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën në Has, në kërkim ndërkombëtar biznesmeni që financoi laboratorin
25 Tetor 2018, 11:48Admir Hoxha që është në kërkim mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ‘Ador’ në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.
-
Ekskluzive/ Drejt bllokimit, tre ditë nga afati asnjë aplikim, prokurorët braktisin KLP-në
25 Tetor 2018, 11:11Në fazën e parë nuk garoj asnjë prokuror, ndërsa afati i dytë skadon më 27 tetor 2018 dhe deri tani, sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta nuk ka asnjë kandidat.
-
Renditja e FIFA-s për muajin tetor, Shqipëria humbet tre pozicione
25 Tetor 2018, 11:10Në renditjen e muajit tetor të FIFA-s kombëtarja shqiptare ka humbur tre pozicione. Si pasojë e barazimit kundër Jordanisë dhe humbjes me Izrealin kuqezinjtë renditen të 60-tët.
-
Kuvendi gati ndalimin e pijeve energjike për të miturit, Braçe: Ja dëmet që shkaktojnë
25 Tetor 2018, 10:21Në fjalën e tij para deputetëve, Braçe renditi edhe rreziqet te fëmijët nga konsumimi i këtyre pijeve. Projektligji parashikon gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.
-
Ambasada amerikane këshillon aplikuesit e lotarisë: Mos paguani!
25 Tetor 2018, 10:21Me një shënim, ambasada shkruan se nuk është e nevojshme që të paguajë dikë për të aplikuar pasi ai është një proces shumë i lehtë që mund të bëhet edhe nga vetë aplikuesi.
-
Goditi efektivin e policisë, pranga 30-vjeçarit nga Lushnja (Emri)
25 Tetor 2018, 10:0330-vjeçari, Flamur Arapi, nga fshati Kadiaj, ishte në një konflikt pronësisë me shtetasin O.A.
-
Kryeministri i Izraelit Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në nëntor
25 Tetor 2018, 10:02Vizita e tij vjen në kuadër të një turi në Ballkan, ndërsa do të takohet me udhëheqësit e rajonit në një samit. Shqipëria dhe Izraeli kanë një lidhje historike miqësore.
-
Komisioni rrëzon dekretin e Metës për teatrin, Kuvendi pritet që ta vulosë në seancën e sotme
25 Tetor 2018, 09:27Në seancën e sotme pritet që shumica ta rrëzojë dekretin për ta vulosur përfundimisht shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin mbi ngrehinat e tij të një godine të re.
-
Vdiq në aksident në Vlorë, familjarët: Po kthehej nga puna, e prisnin fëmijët, shkak mungesa e sinjalistikës
25 Tetor 2018, 08:57Familjarët apelojnë që shteti të marrë masa për rrugën, pasi ka nisur prej 4 muajsh dhe nuk ka përfunduar dhe shkak për aksidentin sipas tyre ka qenë mungesa e sinjalistikës.
-
Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Thaçi dhe Vuçiç takohen në 11 nëntor në Paris
25 Tetor 2018, 08:40Dy presidentët pritet që të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe idetë e reja për rishikimin e kufijve.
-
Shifrat e FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë
25 Tetor 2018, 08:29Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.
