-
60 vite krijimtari në art/ Rrëfehet piktori i 30 filmave, nga ‘Nëntori i dytë’ tek ‘Mao Ce Duni’
Arben Basha rrëfen 60 vite krijimtari artistike. Teksa ndalet puna si piktor filmi para viteve ’90 në ish-Kinostudion “Shqipëria e re”, tregon dhe hapësirën që zënë ngjarjet social-politike të këtyre 30 viteve në tablotë e tij.
14 Dhjetor 2020, 16:54 -
Piktori Agim Sulaj për 'Heronjtë' e 2020-s, për 'Skënderbeun anemik' në Prizren dhe të miturit në protesta
Artisti Agim Sulaj ka çelur ekspozitën “Heronjtë” në Tiranë. Teksa rrëfen se përse këtë ekspozitë u’a dedikon mjekëve, që janë përballë me Covid 19 ndalet edhe tek skulptura e Skënderbeut në Prizren. Ndërsa, bën apel t’u jepet dora të miturve në protestë, duke u prezantuar siç duhet policinë
14 Dhjetor 2020, 16:09 -
-
-
Lista e 1000 fituesve gati! Drejtoresha e Shërbimit Social për Report Tv: Kategoritë që kanë fituar kreditë e buta!
Drejtoresha e Shërbimit Social, Anisa Subashi tha për Report Tv se brenda pak ditësh do të shpallen fituesit e kredisë së butë, ku më të favorizuarit janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komiteti rom.
14 Dhjetor 2020, 15:43 -
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Damian Gjiknuri në Report Tv: 'Venecia' rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës, hyjmë të barabartë në zgjedhje
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur se Komisioni i Venecias me vendimin e dhënë së fundmi rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës. Teksa numëroi të gjitha gjetjet e 'Venecias' treguan se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në kod, nuk janë krijuar avantazhe dhe disavantazhe. Sipas tij opozita dështoi edhe në këtë betejë
14 Dhjetor 2020, 13:52 -
-
-
Në prag të zgjedhjeve 2021/ Miratohet ndryshimi në ligj për krimet zgjedhore! SPAK do hetojë shitblerjen e votës
Komisioni i ligjeve miraton dy kompetenca të reja për SPAK i cili me ligj do hetojë krimet zgjedhore, shitblerjen e votës, shpërblimet që ofrohen në punë në këmbim të votës, si dhe përdorimin e administratës në proceset zgjedhore. Ndërkohë KQZ do informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin hetimor.
14 Dhjetor 2020, 11:37 -
Nis transmetimin linja 400 kv Shqipëri-Kosovë, Rama: Kemi pritur gjashtë vite, mbeti peng nga vetoja e Serbisë! Shengeni fuqizon pavarësinë
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se sot pas shumë përpjekjesh, do të hedhim një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.
14 Dhjetor 2020, 11:26 -
Mësimi i kombinuar/ Ministrja Kushi dhe Taulant Balla në Elbasan: Periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera në shkolla
Prej javësh në vend është duke u bërë mësimi i detyrueshëm në mënyrë të kombinuar, edhe online edhe fizikisht në klasë. Për të inspektuar ecurinë e këtij procesi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ishin në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.
14 Dhjetor 2020, 10:24 -
Guardia di Financa: Në 2020 u rrit ndjeshëm kultivimi i bimëve narkotike, policia asgjësoi 100%! Veliu: Drejt Italisë është trafikuar 37% më pak drogë! Meta: Nëhet për përfitime elektorale
Konferencë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë me dije se gjatë vitit 2020 janë kryer 143. 844 kontrolle në terren dhe janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 15.828 kubikë.
14 Dhjetor 2020, 10:10 -
Nisi të gjuante me pistoletë pas koncertit, qëllohet për vdekje agresori në Nju Jork (PAMJET)
Një burrë u qëllua për vdekje nga policia në shkallët e një katedraleje në qytetin e Nju Jorkut të dielën pasi filloi të gjuante me armë në fund të një koncerti për Krishtlindje. Të shtënat me armë filluan pak para orës 4 pasdite në Katedralen "Saint John the Divine".
14 Dhjetor 2020, 08:56 -
-
Historike/ Gjimnasti me origjinë ruse shpall Shqipërinë kampione Europe, historia e tij me vendin e shqiponjave dhe lidhja me një nga trajnerët më të mirë në vend
Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit rus i pajisur me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov.
13 Dhjetor 2020, 21:29 -
-
Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar
Në ditën e pestë, protesta për Klodjanin është zbehur! Në ndryshim nga 4 ditët e kaluara, këtë të diel ka pasur një prezencë më të ulët të pjesëmarrësve, edhe pse nuk kanë munguar aktet dhunës, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve. Edhe mbrëmjen e sotme përpara kryeministrisë janë mbledhur disa protestues ku siç duket nga pamjet, organizatorë duket se janë ish deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe ish deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahiu.
13 Dhjetor 2020, 18:00 -
Protestuesit s’kursejnë as bizneset private! Molotov dyqanit të atleteve në zonën e '5 majit'
Dhuna e shfaqur nga protestuesit ndaj pronës publike dhe institucioneve nuk ka kursyer as bizneset private. Në zonën e 5 majit në Tiranë, hedhja e molotovëve ka shkrumbuar bizneset, ndërsa pronarët shprehen të shqetësuar për dëme të mëdha deri në 100 mln lekë.
13 Dhjetor 2020, 17:09 -
Gjonaj në Report Tv: PD e LSI po paguan fëmijët për dhunën në protestë! Qeveria tregoi se nuk mbron efektivin, ndryshe nga Berisha më 21 janar
Në një intervistë për Repor Tv Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se PD dhe LSI po paguajnë fëmijë për të kryer akte dhune në protesta, ndërsa tha se prokuroria po heton për të gjetur organizatorët. Në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës ministrja tha se qeveria nxit organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, ndryshe nga qeveria Berisha që mbrojtur gardistët që vranë 4 protestues në 21 janar.
13 Dhjetor 2020, 13:30 -
Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan, sistemi shëndetësor është i lodhur, duhet të veprojmë tani
Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme.
13 Dhjetor 2020, 11:52
